AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

ILD i qëndron kërkesës për masë disiplinore ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj

Përfaqësuesi i ILD-së deklaroi në Këshillin e Lartë Gjyqësor se, edhe pasi shqyrtuan provat e reja të dorëzuara nga gjyqtari i Durrësit, Shkëlzen Liçaj, u qëndronin kërkimeve për fillimin e procedimit disiplinor e caktimin e masës “ulje page”. Liçaj kërkoi kohë për të paraqitur konkluzionet e tij.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:08 | 09/01/2026
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga një seancë e KLGJ-së për procedim disiplinor. Foto: ILD

Përfaqësuesi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Julian Zonja paraqiti të premten më 9 janar qëndrimet lidhur me vendimet e aktet e dorëzuara nga gjyqtari i Durrësit, Shkëlzen Liçaj, në funksion të mbrojtjes ndaj kërkimit për procedim e masë disiplinore për vonesa në arsyetimin e vendimeve.

Zonja deklaroi se, edhe pas shqyrtimit të provaavetë dorëzuara nga Liçaj, u qëndrojnë kërkimeve të tyre për fillimin e procedimit disiplinor. Ai konstatoi se në vitin 2021 Liçaj ka shqyrtuar 557 çështje, në 2022-in reth 515 çështje dhe 149 në 2023-in, vite në të cilat ëhstë shtrirë verifikimi. Sipas ILD-së, shumica e këtyre çështjeve nuk janë përfunduar në afat. Megjithëse Zonja ai konstatoi se ngarkesa e Liçajt në dy vite ka qenë mbi mesataren, vendimet janë zbardhur me vonesë, tej afateve. Zonja deklaroi se janë konsideruar në vlerësim edhe çështjet komplekse të shqyrtuara nga Liçaj, si dhe fakti se është magjistrat në detyrë prej 5 vitesh, e se nuk ka asnjë masë disiplinore të mëparshme ndaj tij. Ndërkohë, ILD nuk konsideron si shkak pretendimet e gjyqtarit se ka pasur edhe ngarkesë familjare pasi në ato vite ishte duke pritur fëmijën e më pas u bë prind. Sipas Zonjës, Liçaj nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion se ai ka pasur personalisht probleme shëndetësore.

Sipas Zonjës, vonesat në arsyetimin e vendimeve kanë ardhur si pasojë e pakujdësisë apo neglizhencës. Në përfundim, ai i qëndroi kërkimit për fillimin e procedimit disiplinor ndaj Liçajt dhe caktimin e masës “ulje e pagës” me 40%, deri në një vit.

Liçaj, kërkoi kohë për të paraqitur kundërshtirë dhe konkluzionet përfundimtare dhe seanca u shty për më datë 29 janar, në orën 10:00.

Hetimi administrativ ndaj Liçajt është bazuar në 13 ankesa për vonesa në arsyetimin e vendimeve në tejkalim të afatit ligjor deri në 4 vjet dhe të përsëritura, gjatë viteve 2021, 2022, 2023.

Në seancat e mëparshme, gjyqtari Shkëlzen Liçaj ka shpjeguar se e kishte filluar detyrën në vitin 2020 në Gjykatën e Sarandës, ku asnjëherë në atë periudhë, organika nuk kishte qenë e plotë. Ai ka pohuar se, në momentin e fillimit të detyrës i ishin dhënë 145 çështje përveç atyre të shortuara, duke e konsideruar numër të lartë për një fillestar. Po ashtu, Liçaj ka argumentuar se në atë periudhë kishte pasur ndëprerje të punës dhe për shkak të pandemisë dhe kur kishin rifilluar, ngarkesa e tij kishte shkuar mbi 600 çështje. Tjetër argument i Liçajt është dhe fakti se ai gjykonte njëkohësisht në Sarandë, Përmet e në Gjirokastër. Sipas Liçajt, edhe më vonë kur ishte kryer caktimi përkohshëm në Durrës, kishte vijuar të gjykonte në Sarandë. Ai depozitoi në seancën e 1 tetorit të vitit të kaluar akte e vendime për çështjet që kishte gjykuar në Sarandë, Përmet dhe Gjirokastër, duke pretenduar se kishte ndjekur një numër të madh të çështjeve në këto gjykata, disa prej të cilave kishin qenë komplekse.

Etiketa: Inspektori i Larte i DrejtesiseJulian ZonjaKëshilli i Lartë GjyqësorProcedim disiplinorShkëlzen Liçaj
I mëparshmi

“Endri Kajsiu”, një autor imagjinar dhe ndikimi i tij real në diskursin publik

Tjetri

Arrestimi i avokatit, ILD konstaton shkelje etike për prokurorin e Elbasanit

Tjetri
“Fakt i pamjaftueshëm”: Si e mbylli ILD hetimin disiplinor ndaj tre anëtarëve të KLP

Arrestimi i avokatit, ILD konstaton shkelje etike për prokurorin e Elbasanit

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Kokainë dhe klandestinë, SPAK kërkon gjykimin e 10 personave

13:27 | 16/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Kriza politike e Kosovës nuk zgjidhet me zgjedhje të reja

11:17 | 16/06/2026
protesta 1

Kush mund të ketë frikë nga flamingot?!

10:39 | 16/06/2026
710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)

Ekspertët mjedisorë kundërshtojnë argumentet e Ramës për Zvërnecin

08:45 | 16/06/2026
naslovna sjeverna koreja hack

“Pse mua?”: Hakerët koreano-veriorë vjedhin identitete nga Serbia dhe Bosnja

21:07 | 15/06/2026
policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.