AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pas kallëzimit në SPAK, Peleshi thërret Këshillin e Mandateve më 28 janar

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi vendosi të mbledhë Këshillit të Mandatave më 28 janar për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministes dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:32 | 12/01/2026
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Belinda Balluku në Kuvend | Foto: LSA

Disa javë pas mbledhjes së parë të Këshillit të Mandateve, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka thirrur një mbledhje të dytë në datën 28 janar për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK për arrestimin zv.Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila akuzohet për ‘shkelje të barazisë në tendera” me vlerë qindra-milionë euro.

Kuvendi njoftoi të hënën se mbledhja ka si rend dite “vijimin e shqyrtimit procedural të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, që ka për objekt dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, sipas procedurave të parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit”.

Peleshi e mori vendimin për të thirrur mbledhjen disa orë pasi Partia Demokratike dorëzoi një kallëzim penal ndaj tij për “shpërdorim detyre” pasi ai refuzoi të thirrte këshillin pavarësisht 5 kërkesave të njëpasanjëshme të gjysmës së anëtarëve të tij nga opozita.

Caktimi i mbledhjes në fund të janarit duket se lidhet me një vendim të pritshëm nga Gjykata Kushtetuese më datë 22 janar, ku pritet të shqyrtohet ankesa e kryeministrit Edi Rama ndaj një vendimi të Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të Ballukut.

Vetë Rama paralajmëroi publikisht se mazhoranca që ai drejton do të priste të shprehej Gjykata Kushtetuese para se të merrte qëndrim për heqjen e imunitetit parlamentar të Ballukut.

Pas urdhërit të Peleshit kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, reagoi duke akuzuar kryetarin e Kuvendit se ka shkelur Rregulloren e Kuvendit me urdhër politik të Ramës dhe ka penguar drejtësinë.

“Pengimi i drejtësisë dhe bllokimi nga Kuvendi i shqyrtimit të kërkesës së SPAK për 6 javë, ka cënuar hetimet dhe i ka dhënë mundësi të pandehurës Balluku që të tentojë prishjen e provave/intimidimin e dëshmitarëve”- shkruajti ai në një reagim të shpërndarë për mediat.

Dhënia e autorizimit për caktimin e një mase sigurie ndaj deputetit parashikohet në nenin 118 të Rregullores së Parlamentit, pa afate të qarta për shqyrtimin paraprak.

Është kjo strukturë bi-partizane parlamentare që pas shqyrtimit të kërkesës së prokurorisë harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit.

Sipas ekspertëve të ligjit, zvarritja e shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme bie në kundërshtim me frymën e dispozitave ligjore dhe vendos një precedent të rrezikshëm të qëndrimit të Kuvendit.

 

Etiketa: Belinda BallukuGjykata KushtetueseKerkesa per heqje imunitetiKeshilli i RregulloresMandateve dhe ImunitetitNiko PeleshiSPAK
I mëparshmi

Vëllai dhe nipi i ish-deputetit Arben Ndoka shpallen në kërkim për sulm ndaj dy kushërinjve

Tjetri

Ligjet e moskujtesës shqiptare

Tjetri
Ligjet e moskujtesës shqiptare

Ligjet e moskujtesës shqiptare

veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
flamingo

Revolucionet pa dhunë, ose kur fjalori duhet të ndryshojë

11:37 | 19/06/2026
zig zag

“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

07:56 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.