AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Vëllai dhe nipi i ish-deputetit Arben Ndoka shpallen në kërkim për sulm ndaj dy kushërinjve

Vëllai dhe nipi i ish-deputetit të Partisë Socialiste në Lezhë, nën akuzë si pjesë e një organizate kriminale, u shpallën në kërkim nga policia pasi dhunuan me mjete të forta dy kushërinj në një prej lokaleve të qytetit.

Elvis HilangaElvis Hila
5 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtoria e Policisë së Lezhës. Foto: Elvis Hila

Policia e Lezhës shpalli në kërkim të hënën vëllain dhe nipin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka, të cilët akuzohen se dhunuan me mjete të forta dy persona.

Sipas policisë, në kërkim janë Gëzim dhe Kevi Ndoka, babë e bir, të dy të lidhur me ish-deputetin Arben Ndoka, po ashtu i shpallur në kërkim si pjesë e një organizate kriminale.

“Rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali në Lezhë, shtetasit Gj. M., 41 vjeç dhe N. M., 41 vjeç (kushërinj), dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit G. N., rreth 53 vjeç dhe K. N., rreth 20 vjeç (babë e bir)”, njoftoi policia, duke i përmendur palët me iniciale.

Viktimat e sulmit u identifikuan si kushërinjtë Gjergj dhe Nikolin Marku, të dy 41 vjeç. Policia tha se pas sulmit ata morën ndihmë në Spitalin Rajonal të Lezhës për fraktura në kokë dhe më pas kanë kallëzuar në polici sulmin.

Sipas pretendimeve të të dëmtuarve, autorët kanë hyrë në lokal të armatosur dhe i kanë goditur me sende të forta. Policia konfirmoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, por nuk bën me dije motivet e përplasjes.

Kjo nuk është hera e parë që të afërm të ish-deputetit socialist përballen me drejtësinë. Një prej vëllezërve është prej kohësh i dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e krime të lidhura me trafikun e drogës e tjetërsimin e pronave. Ish-deputeti Ndoka dhe të tjerë të afërm po ashtu janë nën akuzë. Vetë ish-deputeti është në kërkim që prej verës së vitit 2024.

Etiketa: Arben NdokaGëzim NdokaGjergj MarkuKevi NdokaLezhëNikolin MarkuPolicia e Lezhes
Tjetri
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Pas kallëzimit në SPAK, Peleshi thërret Këshillin e Mandateve më 28 janar

veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
flamingo

Revolucionet pa dhunë, ose kur fjalori duhet të ndryshojë

11:37 | 19/06/2026
zig zag

“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

07:56 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.