AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Rrënjët ekonomike të protestave të Iranit

Protestat që kanë përfshirë Iranin pasqyrojnë, mbi të gjitha, vështirësitë ekonomike, të cilat reformat e planifikuara ka të ngjarë t’i përkeqësojnë në planin afatshkurtër. Transfertat në para dhe premtimet për inflacion më të ulët në të ardhmen nuk ka gjasa të jenë të mjaftueshme për të qetësuar një popullsi të goditur nga vite të tëra paqëndrueshmërie ekonomike.

Djavad Salehi-IsfahaningaDjavad Salehi-Isfahani
5 months më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protest masive në lagjen Punak të Teheranit, 9 janar 2026.

Protestat që shpërthyen në Teheran më 28 dhjetor dhe që u përhapën shpejt në të gjithë Iranin u shkaktuan nga një arsye specifike: rënia e monedhës së vendit, rialit. Zhvlerësimi i monedhës në Iran nuk është kurrë thjesht një çështje teknike; ai rrit shpejt çmimet dhe ul fuqinë blerëse, veçanërisht duke pasur parasysh se shumë paga përcaktohen një herë në vit. Në dhjetor, ndërsa vlera e rialit ra me 16% – për një rënie totale prej afërsisht 84% gjatë vitit të kaluar – inflacioni i ushqimeve arriti një normë vjetore prej 72%, pothuajse dyfishi i mesatares së tij të kohëve të fundit.

Këto zhvillime vijnë pas dekadash izolimi ekonomik. Duke filluar nga viti 2011, sanksionet mbi naftën iraniane ulën ndjeshëm të ardhurat e vendit nga valuta e huaj dhe ngadalësuan rritjen e PBB-së nga një nivel i respektueshëm prej 5-9% në vit në fillim të viteve 2000 në më pak se 3% më pas. Humbja e të ardhurave nga nafta krijoi deficite kronike buxhetore që qeveria i ka financuar përmes zgjerimit monetar, duke nxitur inflacionin.

Situata ekonomike e Iranit u përkeqësua më tej vitin e kaluar, kur sanksionet i lanë vendin konfrontimit të hapur. Ndërsa lufta 12-ditore me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara në qershor 2025 shkaktoi dëme fizike të kufizuara, ajo ekspozoi cenueshmërinë e Iranit ndaj përshkallëzimit të papritur, duke përgënjeshtruar pretendimet e regjimit se situata ishte nën kontroll dhe duke rritur primin e rrezikut të vendit. Investimet, tashmë tepër të ulëta për të kompensuar zhvlerësimin e rialit, ranë edhe më tej, për shkak të frikës nga sulme të tjera nga Izraeli dhe SHBA-ja.

Përpjekja e presidentit iranian Masoud Pezeshkian për të imponuar reforma ekonomike të vonuara prej kohësh e ka shtuar më tej presionin. Buxheti i tij i propozuar për vitin e ri iranian (që fillon më 20 mars 2026), i paraqitur parlamentit në nëntor, ishte më shtrëngues sesa pritej. Taksat parashikohej të rriteshin nga 42% në 57% të të ardhurave qeveritare, duke reflektuar rënien e pritshme të të ardhurave nga nafta.

Në të njëjtën kohë, pagat e sektorit publik u parashikuan të rriteshin me më pak se gjysmën e normës së inflacionit prej 46% që qeveria projektonte për vitin e ardhshëm. Edhe pse parlamenti më vonë e zbuti goditjen, duke ulur tatimin mbi vlerën e shtuar të propozuar nga 12% në 10% dhe duke dyfishuar rritjen e pagave, mesazhi i masave shtërnguese ishte përcjellë tashmë.

Ndërsa masat shtrënguese janë të vështira për t’u pranuar në çdo rrethanë, ato bëhen politikisht shpërthyese në një shoqëri që e percepton korrupsionin zyrtar si të përhapur dhe që përballet vazhdimisht me shfaqje të bujshme pasurie. Perceptimet për pabarazi të shfrenuar janë përforcuar edhe nga sistemi shtrembërues i ekonomisë iraniane me norma të shumëfishta këmbimi.

Teksa eksportet e naftës ranë nga më shumë se dy milionë fuçi në ditë para vitit 2011 në vetëm 300 mijë fuçi në vitin 2019, qeveria ndau një pjesë të valutës së saj të pakët të huaj me norma shumë të subvencionuara për të mbrojtur iranianët nga ndikimi i sanksioneve. Por sistemi përfundoi duke lehtësuar ikjen e kapitalit, me shumë marrës që shpenzonin paratë jo për importin e mallrave thelbësore, por për artikuj luksozë ose udhëtime jashtë shtetit, ose duke rishitur valutën e huaj me normat e tregut.

Më vonë, qeveria iraniane prezantoi tregje të menaxhuara të këmbimit valutor, të cilat u mundësuan eksportuesve të licencuar t’u shesin të ardhurat e tyre në valutë importuesve nën mbikëqyrjen e qeverisë, me norma që qëndrojnë midis atyre të subvencionuara dhe atyre të tregut. Megjithatë, mbeti hezituese për të eliminuar sistemin e normave të shumëfishta të këmbimit, nga frika e reagimit të tregtarëve me ndikim dhe me akses të privilegjuar.

Pezeshkian, megjithatë, ishte i gatshëm ta ndërmerrte këtë hap. Por lëvizja e tij për të eliminuar një nga burimet më të dukshme të korrupsionit në Iran pa dyshim zemëroi interesa të rrënjosura, duke kontribuar ndoshta në grevën fillestare të tregtarëve në Pazarin e Madh të Teheranit, e cila shkaktoi protestat më të gjera. Edhe pse kjo grevë mund të ketë qenë e motivuar politikisht – reformatorët shpesh i kanë akuzuar rivalët e tyre konservatorë për përdorimin e pushtetit institucional për t’i rezistuar ndryshimeve – protestat u përshkallëzuan shpejt në një krizë aq të mprehtë sa që të dyja palët tani po kërkojnë një rrugëdalje.

Sfida është po aq ekonomike sa edhe politike. Përpjekjet e qeverisë për të rritur të ardhurat, për të ngushtuar deficitin buxhetor dhe për të ulur varësinë nga krijimi i parasë mund, me kalimin e kohës, të ulin inflacionin. Por, në planin afatshkurtër, reformat do të kenë kosto ekonomike. Heqja e subvencioneve të këmbimit valutor rrit menjëherë çmimet e disa mallrave, duke nxitur potencialisht inflacionin më të gjerë dhe duke ushtruar presion rënës mbi rialin.

Për të kompensuar familjet, qeveria ka prezantuar transferta mujore prej dhjetë milionë rialësh për person (rreth 7 dollarë, ose 40 dollarë në terma të barazisë së fuqisë blerëse). Ajo tashmë ka depozituar pagesa për rreth 80 milionë përfitues, duke përjashtuar vetëm decilin më të pasur. Por nuk është ende e qartë nëse kjo do të mjaftojë për të frenuar protestat.

Objektivat e kryengritjes së fundit mbarëkombëtare në Iran – lëvizja “Gra, Jetë, Liri” e shtatorit 2022 – ishin më të drejtpërdrejta. Të nxitura nga vrasja e 22-vjeçares Mahsa Amini nga policia e moralit, protestat u përballën me një shtypje brutale. Megjithatë, gjerësisht konsiderohet se ato arritën të paktën një nga qëllimet e tyre: ndalimin e zbatimit të ligjit për hixhabin. Një numër gjithnjë e më i madh grash dhe vajzash iraniane tani zgjedhin të mos e mbajnë hixhabin në publik.

Në kontrast, përfitimet nga reformat e Pezeshkianit janë të pasigurta, ka të ngjarë të materializohen vetëm në në planin afatgjatë dhe janë të vështira për t’ua komunikuar një popullsie të goditur nga vite të tëra paqëndrueshmërie ekonomike. Qeveria iraniane nuk mund të premtojë në mënyrë të besueshme stabilizimin e kurseve të këmbimit apo frenimin e inflacionit në të ardhmen e afërt. Lëvizja e vetme që mund të ofrojë lehtësim ekonomik relativisht të shpejtë – dhe ndaj së cilës qeveria mund të angazhohet në mënyrë të besueshme – është ndërprerja e armiqësive me Izraelin dhe SHBA-në. Por kjo mund të rezultojë shumë më e vështirë për lidershipin iranian sesa kompromisi për zbatimin e ligjit të hixhabit.

Sidoqoftë, iranianët e zakonshëm janë skeptikë ndaj çdo premtimi nga Izraeli, veçanërisht pas shkatërrimit të Gazës, pushtimit të Sirisë dhe bombardimeve intensive të Iranit vitin e kaluar, të cilat thuhet se shkaktuan vdekjen e më shumë se një mijë personave. E njëjta gjë vlen edhe për SHBA-në, e cila nën presidencën e Donald Trump ka treguar se as aleatët e saj më të afër nuk mund t’ia kenë besën.

Protestat në Iran pasqyrojnë jo vetëm dëshpërimin ekonomik, por edhe tensionin midis mosbesimit ndaj reformave të brendshme dhe frikës nga presioni i jashtëm. Si të tilla, ato mund të mos shtypen lehtësisht.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Economic Roots of Iran’s Protests

Etiketa: IranMasoud PezeshkianProtesta
Tjetri
Lufta në Ukrainë është një thirrje zgjimi që Evropa të ringjallë procesin e zgjerimit

Kundër euro-pesimizmit

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.