AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Arrestohet drejtori i burgut të Durrësit pas arratisjes së Altin Ndocit

Policia e Durrësit arrestoi për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” edhe drejtorin e pezulluar të burgut të Durrësit, Indrit Çërloj lidhur me arratisjen e të akuzuarit për vrasje, Altin Ndoci.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:30 | 16/01/2026
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Altin Ndoci, i akuzuar për vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, u arratis nga spitali i Durrësit. Foto kortezi: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Policia e Durrësit njoftoi të premten arrestimin e drejtorit të pezulluar të burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, i akuzuar për “shpërdorim detyre” lidhur me arratisjen e Altin Ndocit nga Spitali Rajonal i Durrësit. Po ashtu, është ekzekutuar dhe vendimi tjetër i Gjykatës së Durrësit, për vendosjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj doktoreshës së IEVP Durrës, 66 vjeçares Ylfete Sema, edhe kjo e akuzuar për “shpërdorim detyre”.

Në lidhje me ngjarjen janë ndaluar deri tani 9 persona, përfshirë drejtues dhe punonjës të sigurisë së burgut, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të rregullores gjatë shoqërimit të Ndocit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi të mërkurën pezullimin e të gjithë zinxhirit komandues të burgut të Durrësit për t’i hapur rrugë hetimit. Veç drejtorit Indrit Cërloj dhe shefes së Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, u pezulluan edhe shefi i policisë Afrim Zeqiraj, shefi i komanduar i policisë për IEVP Durrës, Dezdemon Pazaj, kryeinfermieri Aulon Quku dhe 7 oficerë të policisë së burgjeve.

Pamjet nga kamerat e sigurisë të publikuara në media kanë zbardhur dinamikën e arratisjes, duke evidentuar në dukje shkelje të protokollit të sigurisë. Në pamjet filmike, Ndoci shihet duke zbritur nga ambulanca i lirë dhe pa pranga, pavarësisht se klasifikohet si person me rrezikshmëri të lartë.

Pamjet e Ndocit duke vrapuar po ashtu shihen në kamera. Policia dyshon se atë e priste një automjet tip “Audi A7”, me të cilin është larguar duke ndjekur itinerarin Spitallë – Shënavlash – Autostradë, me destinacion të dyshuar Tiranën.

Ndërkohë mësohet se forca të shumta policie kanë nisur kontrolle intensive në Tiranë, pas dyshimeve se i akuzuari për vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale Altin Ndoci, i arratisur mesditën e djeshme, 13 janar, nga Spitali Rajonal i Durrësit, fshihet në Tiranë.

Altin Ndoci, i arrestuar që prej vitit 2020, është dërguar për gjykim nga SPAK si pjesë e organizatës kriminale të vëllezërve Çopja dhe akuzohet për disa vrasje, bazuar edhe në dëshmitë e të penduarve të drejtësisë.

Etiketa: Altin NdociIndrit CerlojPolicia e DurrësitSpitali Rajonal i DurresitYlfete Sema
I mëparshmi

Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale sekuestrohen dy herë në Shqipëri

Tjetri

Përmbytjet nxjerrin në pah keqmenaxhimin e territorit dhe infrastrukturës

Tjetri
Përmbytjet nxjerrin në pah keqmenaxhimin e territorit dhe infrastrukturës

Përmbytjet nxjerrin në pah keqmenaxhimin e territorit dhe infrastrukturës

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.