AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

‘Lumenjtë në rrethim’, Shqipëria humbi 28% të rrjedhave natyrale në një dekadë

Të dhënat e një studimi të porositur nga organizatat EuroNatur dhe Riverwatch tregojnë se Ballkani ka humbur rreth 2,500 km rrjedhë të lirë që nga viti 2012, me Shqipërinë që shënon rënien më drastike të lumenjve natyralë për shkak të digave dhe keqmenaxhimit.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
13:09 | 21/01/2026
në Lajme, Mjedisi
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lumi Vjosë në Shqipëri. Foto: BIRN

Një vlerësim i ri mbi gjendjen e lumenjve në Ballkan gjeti se e ashtuquajtura “zemra blu” e Europës po tkurret me ritme të shpejta. Raporti më i fundit dokumenton se që nga viti 2012, rajoni, i cili ka përqindjen më të lartë të lumenjve të egër në Europë, ka humbur rreth 2,450 kilometra lumenj të virgjër, ndërkohë që e gjithë zona është nën presion.

Raporti “Statusi Hidromorfologjik i Lumenjve të Ballkanit 2025”, i hartuar nga Dr. Ulrich Schwarz (Fluvius, Vjenë) dhe i porositur nga organizatat EuroNatur dhe Riverwatch, ka analizuar 83,824 kilometra rrjedhë lumore në 11 shtete.

Rezultatet, sipas një njoftimi për media të dy organizatave që porositën studimin, janë një kambanë alarmi: përqindja e lumenjve pothuajse natyrorë ka rënë nga 30% në vitin 2012 në vetëm 23% në vitin 2025.

Studimi veçon Shqipërinë si një rast kontrovers të dekadës së fundit. Ndërsa ka humbjen më të madhe në sipërfaqe të lumenjve thuajse natyralë, vendi nga ana tjetër vendosi nën mbrojtje Vjosën.

Sipas studimit, zhvillimi masiv i hidrocentraleve, rregullimi i pakontrolluar i shtratit të lumenjve dhe ndërhyrjet në zonat e përmbytjeve e kanë tjetërsuar peizazhin lumor shqiptar me një shpejtësi të paprecedentë.

“Segmentet lumore pothuajse natyrore pësuan një rënie drastike nga 68% në vitin 2012 në vetëm 40% në vitin 2025 – një reduktim masiv prej 28%. Në shifra absolute, gjatësia e lumenjve pothuajse natyrorë ra nga 3,812 km në 2,668 km në vetëm shtatë vite (2018–2025)”, thuhet në studim për Shqipërinë.

Nga ana tjetër, Shqipëria ka ende një pjesë të mirë të lumenjve të pacenuar dhe përmendet si një rast suksesi sa i përket mbrojtjes së Vjosës.

“Ndërsa Shqipëria mbrojti me sukses Vjosën dhe disa degë të saj, më shumë pjesë të lumenjve u degraduan gjatë dekadës së kaluar se në çdo vend tjetër të Ballkanit. Këto gjetje duhet të shërbejnë si një thirrje zgjimi për qeverinë shqiptare që të mbrojë lumenjtë në shkallë kombëtare”, thotë Ulrich Eichelmann, CEO i Riverwatch.

Studimi vëren se hidrocentralet mbeten shkaktari kryesor i degradimit. Që nga viti 2012, gjatësia e lumenjve të bllokuar nga digat është rritur me 18%. Ndryshimet më të mëdha negative janë regjistruar në pellgjet e lumenjve Devoll dhe Drin në Shqipëri, si dhe në lumenjtë Drina, Neretva dhe Vardar në rajon.

Dr. Ulrich Schwarz, autori i studimit, thekson se ky trend bie ndesh me standardet europiane. “Tendencat afatgjata tregojnë një rënie të qartë të pjesëve lumore thuajse natyrore… Kjo tregon një divergjencë në rritje midis praktikave aktuale të zhvillimit dhe standardeve mjedisore që kërkohen sipas kornizave të anëtarësimit në BE”, tha ai.

Pavarësisht panoramës së zymtë, raporti vlerëson se përpjekjet për ruajtjen e natyrës kanë shpëtuar rreth 900 km lumenj, kryesisht duke ndalur projekte hidrocentralesh. Në njoftim, organizatat thonë se shpallja e Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa mbetet arritja më e madhe e rajonit, por kjo nuk mjafton për të balancuar shkatërrimin në zonat e tjera.

Autorët e raportit bëjnë thirrje për veprime urgjente dhe ndalimin e hidrocentraleve në Shqipëri dhe Bosnje-Hercegovinë.

Annette Spangenberg nga EuroNatur paralajmëroi se mbetet pak kohë për të reaguar. “Ballkani ende mban disa nga lumenjtë e fundit të egër të Europës, por mbrojtja e tyre tani kërkon guxim politik… Të dhënat tregojnë qartë se çfarë po humbet dhe çfarë do të humbet nëse nuk veprojmë”, përfundoi ajo.

Etiketa: Annette SpangenbergEuroNaturGjendja e lumenjveLumi i VjosësMjedisiRiverwatchUlrich EichelmannUlrich Schwarz
I mëparshmi

Ibrahim Rugova: Miqtë kujtojnë arkitektin paqësor të pavarësisë së Kosovës

Tjetri

Grupi i Leonard Dukës dënohet me 130 vjet burg për vrasjen e Santiago Malkos

Tjetri
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Grupi i Leonard Dukës dënohet me 130 vjet burg për vrasjen e Santiago Malkos

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.