AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e ndihmëses ligjore, Jurida Bajraktari

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho kërkoi shkarkimin nga detyra të ndihmëses ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Jurida Bajraktari, ndërkohë që subjekti dhe avokatja e saj i kundërshtuan shkaqet si të pabazuara.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:02 | 27/01/2026
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndihmësja ligjore, Jurida Bajraktari dhe avokatja e saj pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj,

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, u qëndroi gjatë konkluzioneve përfundimtare shkaqeve të ankimit ndaj vendimit për konfirmimin e ndihmëses ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Jurida Bajraktari. Ai deklaroi të martën, më 27 janar, se subjekti nuk arriti të provonte të kundërtën e gjetjeve lidhur me pasurinë e profesionalizmin dhe kërkoi shkarkimin e Bajraktarit për cënim të besimit të publikut te drejtësia. Subjekti dhe përfaqësuesja e saj ligjore, avokatja Romina Zano, kundërshtuan shkaqet e ankimit, duke i cilësuar si të pabazuara.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) konstatoi probleme në aspektin profesional të ndihmëses ligjore Jurida Bajraktari, si dhe faktin se ajo kishte aplikuar për pozicionin që mban pa përmbushur kriterin e vjetërsisë në punë. Megjithatë, këto shkaqe nuk u gjetën penalizuese nga Komisioni dhe u vendos pezullimi nga detyra i subjektit, si dhe detyrimi i saj për të kryer një trajnim njëvjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës. Një vit më vonë, më 25 shtator 2023, bazuar në rezultatin “mirë” të arritur në përmbyllje të trajnimit, KPK e konfirmoi në detyrë.

Vendimi i KPK u ankimua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili vlerësoi se mangësitë profesionale të evidentuara janë të tilla që nuk mund të korrigjohen, as përmes trajnimit pranë Shkollës së Magjistraturës. Në shkaqet e ankimit u parashtrua edhe gjetja lidhur me aplikimin për pozicionin e ndihmëses ligjore, në një kohë kur ajo nuk përmbushte kriterin ligjor të eksperiencës prej 7 vitesh punë, pasi kishte dokumentuar vetëm 3 vjet e gjysmë përvojë si juriste. Po ashtu, u parashtruan edhe shkaqe për deklarime të pasakta në kriterin e pasurisë.

Ashtu si gjatë parashtrimeve, edhe në konkluzionet përfundimtare, drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, deklaroi se mbetet e provuar se subjekti dhe personi i lidhur nuk kanë përmbushur detyrimet për mënyrën e deklarimit të pasurive në pronësi dhe të burimeve financiare për krijimin e tyre.

Po ashtu, ai vlerësoi se Bajraktari nuk arrin të kalojë testin e profesionalizmit. Sipas Brahos, mangësitë në aspektin profesional kanë vijueshmëri dhe nuk mund të korrigjohen përmes trajnimit në Shkollën e Magjistraturës.

Braho i qëndroi edhe shkakut lidhur me aplikimin e subjektit për pozicionin e ndihmëses ligjore pa përmbushur kriteret ligjore. Ai vërejti se, megjithëse subjekti pretendon se punësimi i saj nuk është kontestuar asnjëherë, mospërmbushja e kriterit ligjor për punësimin nuk mund të korrigjohet nga trajnimi i kryer në Shkollën e Magjistraturës. Sipas Brahos, për arsye se subjekti ka pranuar një punë për të cilën nuk përmbushte kriteret, ajo gjendet në kushtet e cënimit të etikës profesionale. Sipas tij, Bajraktari ka qenë në dijeni për mosplotësimin e kritereve ligjore dhe e ka fshehur këtë fakt.

Në përfundim, Braho u shpreh se subjekti ka cënuar besimin e publikut te drejtësia dhe, për rrjedhojë, duhet të vlerësohet e papërshtatshme për të vijuar detyrën. Ai kërkoi ndryshimin e vendimit të KPK dhe shkarkimin nga detyra të këtij subjekti rivlerësimi.

Avokatja Romina Zano deklaroi se u qëndronin shpjegimeve të mëparshme lidhur me shkaqet e ankimit dhe parashtrimet e bëra. Ajo vërejti se kredia bankare e padeklaruar ishte marrë nga nëna e bashkëshortit të subjektit.

Lidhur me profesionalizmin, Zano solli në vëmendje se nga ana e KPK u identifikuan vështirësi që kishin të bënin me akte formale. Ajo argumentoi se këto gjetje bënë që subjekti të detyrohej të ndiqte trajnimin në Shkollën e Magjistraturës. Duke e cilësuar profesionalizmin si dinamik, Zano u shpreh se vendimi i KPK ka qenë korrektues dhe jo ndëshkues.

Në vijim, Zano konstatoi se nga ana e drejtuesit të SPAK nuk u përcaktuan shkaqet pse procesi i trajnimit nuk konsiderohet. Po ashtu, sipas mbrojtjes, në ankim dhe gjatë procesit nuk u identifikuan mangësi konkrete sa i përket profesionalizmit.

Zano kundërshtoi edhe konstatimin për fshehje nga ana e subjektit të mospërmbushjes së kritereve ligjore për punësimin në pozicionin aktual. “Përpos faktit se subjekti i ka deklaruar të gjitha, nuk është e qartë se cilin fakt duhej të kishte deklaruar subjekti për të qenë e vërtetë”, tha Zano, duke shtuar se është institucioni punëdhënës ai që duhet të vendosë nëse aplikantja i plotëson ose jo kriteret ligjore.

Nisur nga fakti se nuk u ngrit asnjë shkak për figurën, u pretendua se nuk ekziston ndonjë ndërlidhje shkak-pasojë që do të përbënte cënim të besimit të publikut. “Në vlerësimin tonë, nuk u identifikua ndonjë veprim apo sjellje e papërshtatshme që cënon vlerësimin etik apo profesional. Nuk ka asnjë provë që dëshmon cënimin e besimit të publikut”, tha ndër të tjera avokatja Zano, duke shtuar se në ankim nuk ka pretendime për fshehje.

Zano e cilësoi vendimin e KPK për konfirmimin e Bajraktarit në përputhje me ligjin, duke kërkuar përfundimisht lënien e tij në fuqi.

Ndihmësja ligjore, Jurida Bajraktari, deklaroi në fund të seancës se, kur ka aplikuar për pozicionin ku ushtron aktualisht detyrën, ka vlerësuar se i plotësonte të gjitha kriteret. “I jam nënshtruar një provimi, ku pjesë e komisionit kanë qenë edhe gjyqtarë nga Gjykata Administrative e Apelit”, deklaroi Bajraktari, duke theksuar se nuk ka fshehur asnjë të dhënë dhe se kjo është e verifikueshme.

Kolegji u tërhoq për vendim, që u njoftua se do të shpallet më datë 9 shkurt, në orën 14:00.

Etiketa: Gjykata Administrative e ApelitJurida BajraktariKlodian BrahoKolegji i Posaçëm i ApelimitNdihmës ligjorë
I mëparshmi

Babë e bir dhe një punonjës i OSHEE arrestohen për “shtëpi bari” në Lezhë

Tjetri

SPAK kërkon gjykimin e 10 personave të akuzuar për trafik kokaine

Tjetri
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës

SPAK kërkon gjykimin e 10 personave të akuzuar për trafik kokaine

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.