AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Moisi Habilaj dënohet me 10 vjet burg për trafik droge

Pas rishqyrtimit të çështjes, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë caktoi të njëjtën masë dënimi ndaj Moisi Habilajt, të akuzuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Moisi Habilaj, i dënuar nga Prokuroria e Posaçme për trafik droge.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi sërish  dënimin e Moisi Habilajt me 15 vjet heqje lirie për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal, që bazuar në gjykimin e shkurtuar prej nga ulet 1/3-ta, reduktohet në 10 vjet burg. E njëjta masë dënimi u dha ndaj tij edhe në vitin 2021, kur u gjet fajtor së bashku me tre të pandehurit e tjerë, Nezar Seiti, Maridjan Sulaj dhe Fatmir Minaj. Çështja u rikthye për rishqyrtim, por masa e dënimit ndaj Habilajt mbeti e njëjtë, ndërkohë, i pandehuri Nezar Seiti u dënua me 12 vjet burg nga 13 vjet e 6 muaj heqje lirie që u dënua në 2021-in. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar ndaj Seitit mbetet 8 vjet burg.

Në rigjykimin e çështjes, u pushuan akuzat për dy të pandehurit e tjerë, Maridjan Sulaj dhe Fatmir Minaj, për arsye se ka rezultuar të jenë dënuar me vendim të formës së prerë për të njëjtin fakt penal.

Në janar 2019, Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundoi hetimet për Habliajn dhe tre të gjykuarit e tjerë. Ata u akuzuan se në një hark kohor disavjeçar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë kanë trafikuar kanabis drejt Italisë.

Moisi Habilaj, u dënua më parë me 15 vjet heqje lirie në Itali, po për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Drejtuesi tjetër i bandës, italiani Antonino Riela u dënua me 14 vjet burg ndërsa Meridian Sulaj mori tetë vjet e katër muaj e Nezar Seitaj u dënua me shtatë vjet e pesë muaj burg.

Organizata e Habilajve bëri bujë në arenën politike shqiptare në tetor 2017, pasi publikimi i dosjes italiane ekspozoi lidhjen e tyre me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Edhe pse Tahiri u akuzua nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, ai u dënua nga gjykata respektive për shpërdorim detyre. Paralelisht me Tahirin u shpall fajtor edhe Jaeld Çela, ish-drejtues i policisë së Vlorës.

Etiketa: Gjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e OrganizuarHabilajNezar SeitajProkuroria për Krime të RëndaSaimir TahiriTrafik Droge
Tjetri
Nga Gjeorgjia në Serbi, mbikëqyrja po përdoret si armë kundër mospajtimit

Nga Gjeorgjia në Serbi, mbikëqyrja po përdoret si armë kundër mospajtimit

logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.