AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Afera 5D, Apeli zbut dënimet për pesë zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

Apeli i Posaçëm pezulloi dënimin me burg për Eglantina Zëren dhe katër zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës, të gjetur fajtorë për shkelje të barazisë në tendera, dhe caktoi dënim me kusht për 12 muaj.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 months më parë
në Lajme, Pushteti vendor
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: Xhemali Moku

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi të enjten deklarimin fajtor për ish-drejtoren e institucionit ‘Tirana Parking’, Eglantina Zëre, dhe katër zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës të akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, por zbuti vendimin e shkallës së parë duke urdhëruar pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg.

Në vendimin e shpallur më 29 janar 2026, trupa gjykuese e përbërë nga Miliana Muça, Saida Dollani dhe Tereza Merkaj, konfirmoi se pesë zyrtarët e Bashkisë Tiranë kanë shkelur barazinë në tenderin për rikonstruksionin e sheshit të parkimit pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në vitin 2019, duke favorizuar kompaninë që kontrollohej në hije nga ish-drejtorët Redi Molla dhe Mariglen Qato.

Megjithatë, ndryshe nga Shkalla e Parë që insistoi në vuajtjen e dënimit në qeli, Apeli aplikoi nenin 59 të Kodit Penal për të gjithë të pandehurit: Eglantina Zëre, Rivjola Baxha, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Kristo Zhulati, duke i vënë ata në shërbim prove për një periudhë 12-mujore.

Çështja ndaj zyrtarëve të ‘Tirana Parking’ është një degëzim i dosjes voluminoze të njohur si “5D”, që përfshin disa prej ish-drejtuesve të Bashkisë së Tiranës. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, procedurat e prokurimit në këtë institucion ishin thjesht një formalitet burokratik.

Në gjykatë u provua se vlerësimi i ofertave nuk ishte kryer nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, por nga punonjës të shoqërisë private “5D Konstruksion”, e cila zotërohej de facto nga dy prej njerëzve më të fuqishëm të administratës së kryebashkiakut Erion Veliaj në atë kohë: ish-kreu i Ujësjellësit, Redi Molla, dhe ish-kreu i IMT-së, Mariglen Qato.

Sipas SPAK, Eglantina Zëre, në bashkëpunim me vartësit e saj, krijoi avantazhe të padrejta për kompaninë e lidhur me Mollën dhe Qaton. Në qershor të vitit 2025, Gjykata e Shkallës së Parë i kishte dënuar pesë zyrtarët me nga 9 muaj burgim (6 muaj me gjykim të shkurtuar), duke refuzuar kërkesën e tyre për liri. Por Apeli, ndonëse nuk preku masën e dënimit, vendosi ta pezullojë dënimin me burg dhe caktoi dënim me kusht për ta.

Ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike për pesë vite për të dënuarit mbetet në fuqi.

Etiketa: Afera 5DApeli i PosaçëmBashkia TiraneEglantina ZereGJKKOKorrupsionMariglen QatoRedi MollaShërbim proveShkelje e barazisë në tenderaSPAKTirana Parking
Tjetri
SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Kledian Llaho

Ish-drejtuesit e prokurorive Sarandë dhe Lushnje, në gjyq për korrupsion

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.