AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ish-drejtuesit e prokurorive Sarandë dhe Lushnje, në gjyq për korrupsion

SPAK kërkon gjykimin për korrupsion e ndikim të paligjshëm të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho dhe atij të Lushnjës, Çlirim Shahini.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:58 | 29/01/2026
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kledian Llaho pas një seance në KPA.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten më 29 janar përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, një ish-prokurori tjetër dhe dy biznesmenëve, të akuzuar për korrupsion pasiv dhe ndikim të paligjshëm.

Ish-prokurori Llaho dhe biznesmeni Vasil Bakalli akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, apo funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë”, në bashkëpunim dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”, në bashkëpunim.

Ndërsa dy të pandehurit e tjerë, ish-drejtuesi i Prokurorisë Lushnjë, Çlirim Shahini që në kohën e kryerjes së veprës penale ka qenë avokat dhe biznesmeni Pando Papuçi akuzohen për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”.

SPAK bënë me dije se kallëzuesi, shtetasi M.A. është hetuar penalisht nga Prokurori Kledian Llaho, në kuadër të një hetimi penal të Prokurorisë së Sarandës, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Nga verifikimet e kryera bazuar në pretendimet e kallëzuesit, SPAK vlerëson se është dokumentuar fakti penal se prokurori Kledian Llaho ka qenë i njëanshëm në hetimin që kishte kryer.

Në njoftim sqarohet se qëndrimi i Llahos lidhet me marrëdhënien që familja e kallëzuesit kishte me vjehrrin e tij. Kjo, pasi kallëzuesi kishte marrë me qira një hotel në pronësi të vjehrrit të Llahos. Kallëzuesi M.A. i kishte njohur një detyrim financiar prej 1.8 milionë lekësh vjehrrit të Llahos. Ndërkohë, ky i fundit, akuzohet se në cilësinë e prokurorit të një çështje penale në ngarkim të shtetasit M.A., i ka kërkuar që ti kthejë vjehrrit shumën 1.8 milionë lekë përmes shtetasit Vasil Bakalli, me qëllim lehtësimin e pozitës së tij procedurale.

Nga hetimi janë evidentuar edhe raste të tjera korrupsioni e ndikimi të paligjshëm. Biznesmeni Pando Papuçi, akuzohet se u ka dorëzuar në formën e ryshfetit të pandehurve Vasil Bakalli dhe Kledian Llaho, shumën prej 30 mijë eurosh, me qëllim që ata të ushtronin ndikim të paligjshëm tek një prokurore, që t’i lehtësoheshin pozitat në një hetim të filluar ndaj tij. Po ashtu, Pando Papuçi akuzohet se i ka dhënë 25 mijë euro avokatit të tij, Çlirim Shahini, i cili i ka premtuar se do të ushtronte ndikim të paligjshëm tek gjyqtarja e çështjes.

Ish-kreu i Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho* i mohon akuzat dhe deklaroi përmes një njoftimi për shtyp se Prokuroria e Posaçme kishte marrë për bazë kallëzimin e një personi, i cili ishte hetuar prej tij dhe prokurorëve të tjerë për vepra penale të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.

Në reagimin e tij, Llaho i konsideron si tërësisht të pavërteta dhe të fabrikuara pretendimet e Prokurorisë së Posaçme se ai i kishte kërkuar apo marrë ryshfet me qëllim ushtrimin e ndikimit të paligjshëm te një prokurore tjetër.

“Kjo çështje nuk është drejtësi, por një farsë e ndërtuar mbi shkelje të rënda dhe manipulime të hapura. Dërgimi i çështjes në gjyq nuk e pastron hetimin nga shkeljet e rënda procedurale që e shoqërojnë,” tha ai, duke e konsideruar akuzën një hakmarrje të orkestruar.

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho u shkarkua nga detyra prej Kolegjitt ë Posaçëm të Apelimit më 1 gusht të vitit të kaluar për probleme në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit, ndërsa Çlirim Shahini u shkarkua më 26 mars të vitit 2019 për deklarim të rremë, kontakte të papërshtatshme dhe në cënim të besimit të publikut te drejtësia.

*Shkrimi u amendua për të reflektuar qëndrimin e ish-prokurorit Kledian Llaho, i cili mbërriti në redaksi pas publikimit të tij. 

Etiketa: Çlirim ShahiniKledian Llahokorrupsion pasivSPAKUshtrimi i ndikimit te paligjshemVasil Bakalli
I mëparshmi

Afera 5D, Apeli zbut dënimet për pesë zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

Tjetri

PS prish formulën e Komisionit për Reformën Territoriale, heq veton e opozitës

Tjetri
PS prish formulën e Komisionit për Reformën Territoriale, heq veton e opozitës

PS prish formulën e Komisionit për Reformën Territoriale, heq veton e opozitës

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.