AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Vendi Kuvendi

PS prish formulën e Komisionit për Reformën Territoriale, heq veton e opozitës

Mazhoranca socialiste propozon heqjen e vetos në vendimmarrje për opozitën, duke ndryshuar përbërjen e anëtarëve në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale. PD mohoi që të kishte bojkotuar punën dhe akuzoi PS-në për minim të dialogut politik.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:08 | 29/01/2026
në Kuvendi, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nga një mbledhje e Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale. Foto kortezi: Kuvendi i Shqipërisë.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale nuk do të funksionojë më si një komision bipartizan mes mazhorancës dhe opozitës, ku palët kanë të drejtë vetoje për ndryshimet ligjore, nëse kërkesa e depozituar të enjten në Konferencën e Kryetarëve do të miratohet në seancë plenare.

Socialistët pretendojnë me anë të kërkesës së tyre se komisioni është konstituuar formalisht, por nuk ka funksionuar që prej krijimit pasi anëtarët e opozitës janë bërë pengesë me bojkotin e tyre në mbledhje.

Kështu ata propozojnë që të ndryshohet formula e përbërjes, duke i dhënë PS-së mazhorancë vendimmarrëse që të vijojë punën dhe të marrë vendime edhe në mungesë të anëtarëve të opozitës.

“Nisur nga qasja e bojkotuese e opozitës parlamentare si dhe fakti që reforma administrative-territoriale përbën një nga prioritetet kyçe të programit të mazhorancës parlamentare Shqipëria 2030 dhe për integrimin në BE, propozohet ndryshimi i përbërjes dhe mënyrës së punës së Komisionit”- thuhet në shkresë e dorëzuar në emër të komisionit dhe firmosur nga 9 anëtarët socialistë të tij.

PS propozon që të shtohet një anëtar nga radhët e mazhorancës duke e ëuar numrin në 9 dhe nga opozita të jenë 8 anëtarë,  6 nga Partia Demokratke, 1 nga Grupi Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 nga Partia e Lirisë dhe drejtimi I komisionit të jetë me një kryetar nga PS dhe një nënkryetar nga PD, duke prishtur formulën e bashkëkryesimit mes palëve dhe kësisoj duke hequr të drejtën e vetos në vendimmarrje të opozitës.

Sipas socialistëve këto ndryshime kërkohen për të zhbllokuar punën e komisionit që reforma e synuar të realizohet në afatin kohor prej 9 muajsh të parashikuar nga Kuvendi që reforma e re territoriale të jetë gati para zgjedhjeve vendore të 2027-ës.

Demokratët e kundërshtuan kërkesën e PS-së gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve si prishtje e dialogut politik për reforma të kërkuara nga Bashkimi Europian dhe mohuan bojkotimin e punës.

“Ne ju themi se duhen procese konsensuale, hajdeni të gjejmë mekanizma dialogu, nën frymën e rekomandimeve të BE-së, ndërsa ju thoni jo”- argumentoi kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi në mbledhje, sipas një njoftimi të shpërndarë nga PD.

Ai mohoi që anëtarët e PD-së të kishin bojkotuar punën e komisionit. “Në dy datat që ishin përcaktuar për zhvillimin e saj, anëtarët tanë nuk kanë qenë të pranishëm për shkak të angazhimeve të tjera të mëparshme. Kjo nuk përbën bojkot, por mungesë fizike për arsye objektive dhe të justifikuara”- tha ai.

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale synon të rimarrë në shqyrtim reformën territoriale të realizuar në vitin 2014 që shkriu komunat dhe krijoi 61 bashki të mëdha dhe 12 qarqe.  Në komisionin e ri parashikohet shqyrtimi i kuadrit ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore; opsione të reja për ridizenjimin territorial dhe forcimin e kapaciteteve administrative të njësive të qeverisjes vendore;analizë e sistemit të financave vendore, etj..

Etiketa: Gazmend BardhiKomisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën TerritorialeKonferenca e KryetarevePartia DemokratikePartia Socialiste
I mëparshmi

Ish-drejtuesit e prokurorive Sarandë dhe Lushnje, në gjyq për korrupsion

Tjetri

Peleshi përballet me akuza për ‘shkelje flagrante’ me imunitetin e Ballukut

Tjetri
Kuvendi i Shqipërisë ‘nderon’ figurën e diktatorit Enver Hoxha

Peleshi përballet me akuza për ‘shkelje flagrante’ me imunitetin e Ballukut

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.