AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Vendi Digjitale

Aktorja Anila Bisha padit qeverinë shqiptare për përdorimin e imazhit të saj për Diellën

Aktorja Anila Bisha tha për BIRN se imazhi i saj u përdor si fytyra e “ministres” së prokurimeve publike të gjeneruar nga inteligjenca artificiale të Shqipërisë pa lejen e duhur.

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
4 months më parë
në Digjitale, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Diella | Foto nga Kryeministria.al

Anila Bisha tha për BIRN se po padit Këshillin e Ministrave të Shqipërisë, kompaninë shtetërore Apel, Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe kryeministrin Edi Rama në Gjykatën Administrative në Tiranë, duke kërkuar pezullimin e “ministres” me AI derisa të ketë një vendim gjyqësor përfundimtar.

“Ministrja”, e quajtur Diella, u prezantua nga kryeministri Edi Rama në shtator të vitit të kaluar për të trajtuar prokurimet publike. Rama tha se përdorimi i saj do të reduktojë korrupsionin, nepotizmin dhe konfliktet e interesit në proceset e prokurimit publik.

Ajo kishte ekzistuar më parë, me të njëjtin imazh dhe zë, si asistente digjitale në portalin shtetëror të shërbimeve elektronike e-Albania.

Bisha tha se kishte një kontratë për përdorimin e imazhit të saj për asistenten digjitale, por jo për rolin e ri.

“Nuk kam asnjë lidhje me Diellën si ministre dhe askush nuk më ka pyetur për këtë”, tha ajo.

“Ne kemi depozituar një padi… dhe po kërkojmë bllokimin e Diellës si ministre, pasi sipas kontratës që kam, kam nënshkruar vetëm për përdorimin e imazhit tim si asistente digjitale në e-Albania dhe jo si ministre”, shtoi ajo.

Bisha shtoi se, sipas kontratës që ajo disponon, institucionet shtetërore kanë detyrimin të mbrojnë të dhënat e saj personale, përfshirë imazhin dhe zërin e saj.

Agjencia për Media dhe Informim, e drejtuar nga qeveria, i hodhi poshtë pretendimet e saj si të pabazuara.

“Shqipëria është një vend i lirë dhe demokratik ku, si në çdo vend tjetër pa censurë, njerëzit janë të lirë të mendojnë dhe të veprojnë përmes rrugëve ligjore kundër qeverisë. Sipas këndvështrimit tonë kjo padi është pa kuptim, por ne e mirëpresim mundësinë për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë në një gjykatë”, tha për BIRN Manjola Hasa, drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë për Media dhe Informim.

“Ministrja” me AI ka tërhequr vëmendje nga media ndërkombëtare, por edhe kritika brenda Shqipërisë.

Deputetët e opozitës u zemëruan kur Diella mbajti një “fjalim” gjatë një seance parlamentare shtatorin e kaluar.

Në tetor 2025, Rama prezantoi gjithashtu Diellën në konferencën Berlin Global Dialogue në Gjermani.

“Misioni im është të transformoj vendimmarrjen nga ajo e bazuar në intuitë në të bazuar në prova, të fuqizuar nga të dhëna, algoritme dhe panele transparente. Çdo ministri do të ketë skuadra AI të trajnuara për të identifikuar joefikasitetet, për të automatizuar punët përsëritëse dhe për t’i bërë rezultatet të matshme në kohë reale”, “tha” Diella në aktivitetin në Berlin.

“Ajo është vajza ime dhe është shumë besnike ndaj babait të saj”, shtoi më pas Rama.

Etiketa: Anila BishaDiellaEdi Rama
Tjetri
Brukseli kritikon Shqipërinë për mungesë progresi në lirinë e medias

I papezullueshmi, Edi Rama

Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij

Rrëzohet kërkesa e Veliajt për të qëndruar jashtë kafazit të xhamtë

17:57 | 16/06/2026
marta kos

Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim nga organizatat mjedisore

16:42 | 16/06/2026
710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)

77 organizata mjedisore hedhin poshtë pretendimet e Ramës për Zvërnecin

16:05 | 16/06/2026
SPAK

Goditet një tjetër “perandori” e trafikut të kokainës në Tiranë

15:39 | 16/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Kokainë dhe klandestinë, SPAK kërkon gjykimin e 10 personave

13:27 | 16/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Kriza politike e Kosovës nuk zgjidhet me zgjedhje të reja

11:17 | 16/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.