AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

I papezullueshmi, Edi Rama

Në të gjithë historinë e njerëzimit, ndërtimi i institucioneve të forta dhe të afta për t’i mbijetuar problemit të një individi, të tilla si, vdekja, paaftësia për punë apo, pezullimi me vendim gjykate për shkelje të ligjeve, ka qenë çelësi i qeverisjes - e ndryshme kjo nga “qeveria”. Por ka do analistë-juristë dhe propagandistë që po përpiqen këto ditë të na mbushin mendjen se nuk është kështu.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 months më parë
në Artikull kryesor, Opinion
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke folur gjatë Forumit të Parë të Investimeve BE Ballkani Perëndimore | Foto: LSA

Gjashtë vjet më parë, të bezdisur nga aktiviteti politik i Ilir Metës, personin që vetë e kishin zgjedhur President të Republikës, mazhoranca socialiste nisi një procedurë shkarkimi në parlament për të, duke argumentuar se ai kishte shkelur kushtetutën.

Meta nuk akuzohej në atë rast se kishte manipuluar masivisht prokurimet publike me vlerë qindramilionë euro, si në rastin e ministres Belinda Balluku sot, dhe as nuk ishte akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, si kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Nëse Meta kishte bërë ndonjë gjë nga posti i presidentit, ishte kjo: ai inflacionoi certifikatat dhe medaljet, duke i shpërdarë ato me shumicë. Dhe, po, si politikan, u përpoq të mbijetojë duke bërë luftë politike, ndonëse posti i presidencës, në këtë kohë, ishte zhveshur edhe nga pushteti i vetëm real, ai i emërimit dhe promovimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke e bërë luftën politike të Metës efektivisht të kotë.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi pretendimet e socialistëve duke konsideruar argumentet e tyre si jo të vlefshme për të shkarkuar një president, por kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka fakti që, sipas Edi Ramës së vitit 2026, jo vetëm që Meta nuk mund të shkarkohej, por ai është, në thelb, për shkak të pozicionit dhe jo për shkak të personit, i pashkarkueshëm. Sepse, nëse shkarkohet, institucioni i presidentit paralizohet, qeverisja e vendit pezullohet dhe vendi hyn në kolaps.

Së paku ky është argumenti i dhënë në mënyrë indirekte nga media proqeveritare si propozim që Edi Rama ka për Kuvendin e Shqipërisë. Sipas lajmeve të publikuara, ai synon të mbrojë veten e tij, pra kryeministrin, ministrat, presidentin dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë nga masa e sigurisë Pezullim nga Detyra, sepse, supozohet, personi dhe institucioni janë një, pezullimi i personit sjell pezullim të institucionit, pezullimi i institucionit sjell as më shumë e as më pak, pezullim të qeverisjes, pezullimi i qeverisjes sjell një katastrofë të paimagjinueshme për të gjithë shoqërinë.

Nëse kërkon ndonjë nonsens më të madh juridik, mos shko më tutje. Dhe nëse kërkon ndonjë absurditet logjik të paimagjinueshëm, vizito një nga portalet e shumta proqeveritare, të cilat këto ditë po qarkullojnë të njëjtat deklarata bajate nga filozofët më të mëdhenj të qeverisjes që vendi ka njohur që nga koha kur është bërë shtet: filozofë që thonë, në thelb se, një ministër mund ta shkelë ligjin, por ai nuk mundet të pezullohet nga detyra. Shto këtu edhe portalet që kanë ngritur teoritë e komplotit botëror dhe kanë sulmuar një anëtar të Gjykatës Kushtetuese me gjuhën më të paimagjinueshme të mundshme, me insinuime për presione dhe shantazhe nga ana e prokurorëve, apo nga ana e ambasadave, pra budallallëqet e zakonshme që i hasim nëpër portalet e komplotit botëror.

Në botën ushtarake ekziston koncepti i mbajtësit të flamurit. Nëse ai vritet në luftë, një i dytë i paracaktuar merr flamurin. Nëse edhe ky bie, e pason një i tretë. Rradha e mbajtësit të flamurit të kompanisë është e pasacaktuar deri te ushtari i fundit.

Merret me mend lehtë se kapja e debatit mbi kompetencat e tre shtyllave të qeverisjes së vendit, legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit, është me leverdi për shumicën socialiste, e cila dukshëm është duke hedhur në erë Shtetin e së Drejtës në vend duke refuzuar kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit nga arresti të ministres Balluku dhe, me shumë gjasa, duke mbyllur dritaren që trazirat e mëdha gjeopolitike të kohës sonë hapën për Shqipërinë për të hyrë në Bashkimin Evropian, një fat historik që mund të mos vijë më kurrë. Në këtë kontekst, deputetët socialistë duhet të zgjedhin mes Shqipërisë dhe partisë dhe bëjnë mirë të zgjedhin të parën.

Sa për informacion, institucioni është i pazëvendësueshëm. Njeriu është i zëvendësueshëm. Kjo për arsyen e thjeshtë se një zyrtar nuk bie doemos si rrjedhojë e masave të sigurisë të urdhëruara nga gjykata, por mundet, në çdo rast, të bie sëmurë, të kalojë në një krizë, të heqë dorë se nuk është më i interesuar të kryejë atë funksion apo, larg qoftë, të vdesë.

Në rast se ndodh një nga këto gjëra, ka një numër të madh opsionesh, disa të parashikuara në Kushtetutë, të tjera të krijuara nga praktika, për të zëvendësuar zyrtarin që gjendet në pamundësi objektive për të ushtruar detyrën.

Për shembull, nëse Meta me të vërtetë do ta kishte shkelur kushtetutën kur Rama dëshiroi ta shkarkojë, posti i presidentit nuk do të mbetej vakant as edhe për një çast të vetëm. Sipas nenit 91 të Kushtetutës, Kryetari i Kuvendit e zëvendëson atë që nga çasti kur presidenti është në pamundësi për të ushtruar detyrën, qoftë kjo për shkaqe shëndetësore, qoftë për shkak se gjykata ka gjykuar se ai ka shkelur ligjet e vendit.

Ndërsa në rastin e Bankës së Shqipërisë, ky institucion ka një rregullore ekzistuese e cila ka shërbyer për të menaxhuar disa kriza në të cilat institucioni ka kaluar, pa pasur nevojë që guvernatori të bëhet i paprekshëm, i pandëshkueshëm dhe i papezullueshëm nga gjykata. Sipas kësaj rregulloreje, kur guvernatori i Bankës së Shqipërisë mungon ose është në pamundësi për të bërë detyrën për çfarëdo arsye, zëvendësguvernatori i parë kryen detyrat e guvernatorit. Nëse edhe ky është në pamundësi, detyrat i kryen zëvendësguvernatori i dytë. Nëse edhe ky është në pamundësi, detyrat i kryen drejtori me eksperiencën më të gjatë si drejtor në institucion.

Këshilli i Ministrave është natyrisht një institucion ku rregullat nuk janë zhvilluar kurrë për qeverisje normale dhe ku, pushteti politik dhe ushtrimi i pushtetit politik jashtë rregullave normale të qeverisjes  ka qenë thelbi. Rregullat kanë qenë gjëra periferike. Për shembull, vendi nuk ka një ligj për institucionet e qeverisjes qendrore dhe kjo i ka mundësuar Ramës dhe paraardhësve të tij në postin e kryeministrit të luajnë lego, duke bashkuar e duke shkrirë ministri, duke qeverisur një herë me një zëvendëskryeministër e një herë me dy.

Pavarësisht kësaj, të argumentosh se kryeministri, ashtu si edhe ministri apo presidenti, është “i papezullueshëm”, do të thotë të supozosh se ai është gjithashtu i pazëvendësueshëm dhe se, nëse larg qoftë, vdes, do të duhet të ndryshojmë ligjet e botës dhe të urdhërojmë rikthimin e tij në jetë sepse përndryshe, na pezullohet qeverisja.

Etiketa: Bashkimin EvropianBelinda BallukuEdi RamaErion VeliajGjykata KushtetueseGjykatës KushtetueseTeoritë e komplotit
Tjetri
Një vit pas nisjes së gjyqit ndaj krerëve të UÇK-së, shumë mbetet e paqartë

Parlamenti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë miratojnë rezoluta që kërkojnë drejtësi për Thaçin

photo 2026 06 04 20 03 26

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

12:59 | 05/06/2026
Me 82 vota kundër, Partia Socialiste mbron Ballukun nga masa e arrestit

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

08:33 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 04 (1)

Si të bësh një protestë të suksesshme

08:28 | 05/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.