AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Reforma Territoriale nis me konsultime publike

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale vendosi të mërkurën që puna për një reformë të re të nisë me konsultimet në terren me publikun dhe drejtuesit e pushtetit vendor.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dy bashkëkryetarët e Komisionit të reformës territoriale, Luçiano Boçi dhe Arbjan Mazniku. Foto: LSA.

Me konsensus, përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës në komision votuan një kalendar të detajuar të takimeve për fazën e parë të konsultimeve në territor që do të mbahen gjatë muajve prill-maj. Konsultimet do të jenë të hapura për publikun dhe do të mbahen në 12 qarqe, ku do të ftohen zyrtarët vendorë të bashkive sipas qarqeve.

Krahas konsultimeve në terren ku do të analizohet problematikat apo përfitimet nga zbatimi I ndarjes territoriale sipas reformës së fundit në viin 2014, komisioni do të thërrasë në Kuvend kryetarët aktualë të bashkive në dëgjesa të veçanta, ekspertë të fushës, institucione e grupe interesi.

Bashkëkryetari opozitar i komisionit, deputeti i PD-së Luçiano Boçi, tha se këto dëgjesa synonin një ekspertizë serioze dhe të pavarur  nga ekspertët e komisionit për problematikat reale që ka pushteti vendor.

“Jo produkt i zyrave të mbyllura, i politikës, por i një pune reale reflektuese”- tha ai.

Edhe bashkëkryetari socialist, Arbjan Mazniku e konsideroi fazën e konsultimeve në territor dhe në Kuvend si të rëndësishme për punën e komisionit.

Iniciativa për një reformë të re territoriale vjen një dekadë pas miratimit të një reformë territoriale të miratuar në vitin 2014 që shkriu komunat dhe ndau hartën administrative në 61 bashki e 12 qarqe.

Komisioni bipartizan i ngritur me konsensus politik synon të rimarrë në shqyrtim funksionimin e kësaj reforme dhe nevojën për ndryshime të reja.

Në objektivat e ngritjes së komisionit të ri parashikohet shqyrtimi i kuadrit ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore; opsione të reja për ridizenjimin territorial dhe forcimin e kapaciteteve administrative të njësive të qeverisjes vendore;analizë e sistemit të financave vendore, etj.

Deri më tani asnjëra palë politike nuk ka artikuluar publikisht synimet për reformën e re territoriale dhe as kriteret mbi të cilat do të bazohet ajo,  duke e shtyrë këtë diskutim për fazën e dytë të punë së komisionit pas konsultimeve.

 

Etiketa: Arbjan MaznikuKonsultime PublikeLuçiano Boçireforma territoriale
Tjetri
Gjyqtarja Irena Gjoka e ‘përmbysi’ analizën financiare të KPK-së

SPAK kërkon pushimin e procedimit ndaj gjyqtares Irena Gjoka

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.