AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Veliaj e çon betejën kundër prokurorit Ols Dado në Gjykatën Administrative

Gjykata Administrative kaloi në seancë përgatitore padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, i cili kërkon zhbërjen e dekretit të Presidentit për emërimin e prokurorit Ols Dado, ndërkohë që Dado dhe KLP kërkuan rrëzimin e padisë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Erion Veliaj duke hyrë nga dera e pasme e Gjykatës Administrative. Foto: Nensi Bogdani/BIRN.

Erion Veliaj u paraqit të premten në seancën përgatitore të zhvilluar në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku në cilësinë e paditësit ai kërkon shpalljen absolutisht të pavlefshëm të dekretit të presidentit të Republikës për emërimin e prokurorit të çështjes së tij, Ols Dado.

I shoqëruar nga forcat policore, Veliaj kaloi nga hyrja e prapme e gjykatës dhe u paraqit në sallën nr.2 së bashku me avokatin e tij mbrojtës, Plarent Ndreca. Veliaj deklaroi që në fillim se përfaqëson edhe Bashkinë e Tiranës në këtë proces, ndërkohë që saktësoi se Ndreca mbron vetëm atë personalisht.

Përballë tyre ishin palët e paditura, institucioni i Presidentit të Republikës, që u përfaqësua nga zyrtarja Sara Bërdëllima dhe mbrojtësi i prokurorit Olsd Dado, avokati Erarbër Madhi. Avokatura e Shtetit në cilësinë e palës së tretë nuk kishte përfaqësues të pranishëm, ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i thirrur nga paditësi në gjykim po si palë e tretë, përfaqësohej nga një zyrtare.

Avokati Ndreca pretendoi në seancë se Dado nuk ka plotësuar kriteret për t’u emëruar si prokuror pasi nuk ka kryer Shkollën e Magjistraturës si dhe nuk ka kryer detyra dhe funksione që janë kritere të tjera të nevojshme për t’u emëruar si magjistrat.

Lidhur me afatet e ankimit, ai argumentoi se bazuar në praktikën e Gjykatës së Lartë, në rastet e kërkimit të pavlefshmërisë absolute, nuk ka afat, pasi një vendimarrje e tillë konsiderohet se nuk ekziston.

Gjyqtari Hazbi Balliu u drejtoi disa pyetje gjatë seancës palëve në proces. Ai pyeti Ndrecën, se përse i janë drejtuar më parë Këshillit të Lartë të Prokurorisë për këtë çështje. Avokati Ndreca shpjegoi se kërkesa ishte drejtuar për të konstatuar mbarimin e statusit të magjistratit, por se një gjë e tillë nuk ishte bërë. Sipas Ndrecës, kjo nuk heq të drejtën për të kryer padi për pavlefshmërinë absolute.

Gjyqtari Balliu pyeti Veliajn dhe mbrotjësin e tij lidhur me interesin në këtë çështje, nëse rridhte për shkak të aktit administrativ apo procedimit penal ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Veliaj pretendoi se ishte i vetmi njeri në Republikën e Shqipërisë që ishte denoncuar nga një njeri që nuk ekziston dhe se gjithçka sipas tij, duket si një kurth.

Megjithëse gjykata i tërhoqi vëmendjen Veliajt që të qëndronte brenda objektit të padisë, ai vijoi të ngrejë pretendime lidhur me mënyrën se si ishte vepruar nga prokuroria në kuadër të hetimit penal ndaj tij. Veliaj pretendoi se e kishin hetuar që kur ishte fëmijë.

Veliaj pretendoi gjithashtu se ndodhej në këtë gjykim për bashkinë dhe jo për vete.

“Plehrat janë rrugëve, asnjë kopësht i ri nuk është ndërtuar, një shkollë ka mbetur e papërfunduar, se nuk firmos më njeri. Dreka që ishte planifikuar për në shkolla impakton 17- mijë fëmijë, por nuk e firmos njeri,” deklaroi ai.

Gjyqtari Hazbiu e pyeti paditësin nëse kishin ngritur këto shqetësime tek drejtuesi i SPAK apo në institucione të tjera, por avokati Ndreca tha se Veliaj ka legjitimitet për ta ngritur këtë çështje në Gjykatën Administrative.

Në vijim, përfaqësuesja e Presidencës sqaroi procedurën e ndjekur lidhur me dekretin e vitit 2008 për emërimin e prokurorit Ols Dado.

Sipas saj, ishte prokurori i Përgjithshëm që e propozonte emërimin dhe merrte mendim nga Këshilli i Prokurorisë. Ndërkohë, konstatoi se në arkivë kanë gjetur vetëm propozimin e ish-prokurores së Përgjithshme dhe dekretin e ish-presidentit. Sipas Bërdëllimës, nuk një relacion të asaj kohe lidhur me procedurën e ndjekur e për rrjedhojë janë të paqartë e nuk dinë se si është arritur në atë vlerësim, për dekretimin e Dados.

Megjithë kërkesat e gjyqtarit drejtuar Veliajt për të qëndruar brenda objektit të padisë, kryebashkiaku iu drejtua me pyetje përfaqësueses së presidencës. “Nëse prokurori i Përgjithshëm do thoshte të emëronte “Gomarin e Baba Tasit” apo “Aqif Kopertonin”, do ta dekretonte presidenti pa e verifikuar”, pyeti Veliaj.

Përfaqësuesja e presidencës deklaroi se nuk e dinte si ishte vepruar në atë kohë.

Avokati i Dados kërkoi rrëzimin e padisë, duke argumentuar se pala paditëse nuk ka interes të ligjshëm. Ai theksoi se dekreti i presidentit për emërimin e Dados nuk mund të sjellë pasoja as për gjykimin penal ndaj Veliajt, pasi është dhe një tjetër prokuror që e përfaqëson çështjen.

Avokati Madhi konstatoi se kishte dorëzuar një akt të Këshillit të Prokurorisë lidhur me procedurën e kryer për disa prokurorë, mes të cilëve dhe Dadon.

Edhe përfaqësuesja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë kërkoi që të mos pranohet padia me pretendimin se paditësi nuk ka interes të ligjshëm.

Në përfundim, gjyqtari Balliu konstatoi si të metë në padinë e Veliajt faktin se Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të jetë palë e paditur dhe jo palë e tretë në këtë proces. Gjyqtari Balliu u shpreh se nëse nuk realizohet korrigjimi i padisë, atëherë pushohet çështja, duke i dhënë 20 ditë kohë Veliajt.

Veliaj kërkoi t’i jepej mundësia për të dhënë një intervistë para gazetarëve, por nuk u lejua nga forcat e sigurisë.

Seanca e radhës do të jetë më 8 maj, në orën 14:00.

 

Etiketa: Erarbër MadhiErion VeliajGjykata AdministrativeHazbi BalliuOls DadoPlarent NdrecaSara Berdellima
Tjetri
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Pakti politik për ‘financimin e partive’ pritet me rezerva nga shoqëria civile

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.