AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Banka e Shqipërisë bleu 1 miliardë euro gjatë vitit 2025

Një shumë e stërmadhe parash në valutë të fortë u ble nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar, në pjesën më të madhe “për të shmangur forcimin e lekut”. Blerjet u shtuan në krahasim me vitin 2024, duke shkaktuar në instancë finale, inflacion mbi të gjithë shqiptarët, ndërsa leku vijoi të forcohet.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 months më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Guvernatori i Bankës se Shqiperisë, Gent Sejko duke folur gjatë një konference për shtyp. | Foto: LSA

Banka e Shqipërisë bleu shifrën astronomike të 1 miliardë e 27 milionë eurove në tregun valutor gjatë vitit 2025, një shifër kjo e barabartë me 3.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe një e tillë, e cila, sipas teorisë kryesore ekonomike të kësaj situate, duhet të ketë shkaktuar “zhvlerësim të brendshëm” të monedhës kombëtare, pra inflacion. Në mënyrë misterioze, gjithsesi, inflacioni nuk duket në nivele shumë të larta, së paku jo në Indeksin e Çmimeve të Mallrave të Konsumit të matur nga Instituti i Statistikave.

Banka e Shqipërisë filloi të ndërhyjë në tregun e këmbimit valutor, pavarësisht këshillave të Fondit Monetar Ndërkombëtar për të mos e bërë, në vitin 2024. Në vitin 2024, u blenë 649 milionë euro, krahas 283.8 milionë eurove të blera për efekt të rritjes së rezervës valutore të vendit. Blerjet rifilluan në maj të vitit 2025, dhe kulmuan në korrik, ku brenda një muaji u blenë thuajse 236 milionë euro të blera me qëllim të deklaruar “për frenimin e forcimit të mëtejshëm të kursit të këmbimit”.

Blerjet gjatë vitit 2025 vijuan çdo muaj dhe arritën, në total, 729.1 milionë euro. Krahas kësaj blerjeje për efekt të kursit të këmbimit, Banka e Shqipërisë vijoi blerjet e zakonshme për rritjen e rezervës valutore në masën 297.9 milionë euro. Totali i blerjeve për të dyja qëllimet arriti në këtë mënyrë në 1 miliardë e 27 milionë.

Në total, gjatë vitit 2024 u blenë 933 milionë euro për të dyja arsyet, shifër kjo që u rrit në 1.027 milionë më 2025.

Leku shqiptar e nisi vitin 2025 në kuotën 98.3 lekë për euro dhe e mbylli në kuotën 96.8 lekë për euro. Pavarësisht blerjes së një shume kaq të madhe eurosh, leku sërish pësoi një forcim me 1.5%. Leku ka vijuar të forcohet në muajt e parë të këtij viti. Sot euro kushton 95.8 lekë, 1% më lirë se sa në fillim të vitit.

“Zhvlerësim i brendshëm”

Ndërhyrjet në tregun valutor të Shqipërisë u bënë për shkak se leku është forcuar në mënyrë të pabesueshme nga viti në vit, që nga viti 2018 e pas. Shumë besojnë se paratë e pista, të fituara nga krimi i organizuar shqiptar, zakonish në tregtinë ndërkombëtare të kokainës, është shkaku i pranisë shumë të lartë të euros në tregun shqiptar dhe rrjedhimisht, nënçmimit të saj kundrejt monedhës kombëtare. Nga ana tjetër, qeveria këmbëngul se nuk janë paratë e pista origjina e tepricës së euros në vend, por suksesi ekonomik i vendit në thithjen e turistëve të huaj dhe të investimeve të huaja të drejtpërdretja, pra janë paratë e pastra dhe jo të pista.

Sido që të jenë, problemi për vendin mbetet i njëjtë. Fenomeni i ekspozimit të një vendi nga një fluks i lartë i papritur monetar, është studiuar nga ekonomistët që prej dekadash për të dalë në konkluzionin se për një situatë të tillë nuk ka zgjidhje të lehtë dhe se pasojat ekonomike janë zakonisht shumë negative.

Kështu, në vitin 1982, duke marrë shembullin e krizës së shkaktuar nga një fenomen i tillë në Holandë, Corden dhe Neary, dy ekonomistë, njëri australian dhe tjetri irlandez, e analizuan problemin duke e ndarë ekonominë në tre kategori dhe duke ndjekur ecurinë e secilës prej kategorive. Në kategorinë e parë u vendosën sektorët që kanë sjellë bumin e eksporteve, në kategorinë e dytë u vendosën sektorët që kanë përjetuar krizë si pasojë e forcimit të monedhës kombëtare dhe në kategorinë e tretë u vendosën sektorët e mallrave dhe shërbimeve të patregtueshme, pra ato që prodhohen dhe konsumohen brenda vendit. Modeli në fjalë tregon se të ardhurat nga sektori me eksporte në rritje konvertohen në tepricë paraje në dy sektorët e tjerë, gjë që do të thotë inflacion dhe varfërim.

Mënyra se paraja e tepërt nga sektori me eksporte transferohet te dy sektorët e tjerë është, ose në mënyrë të tërthortë, përmes kursit të këmbimit dhe forcimit të monedhës vendëse, ose në mënyrën e padukshme dhe indirekte të rritjes së çmimeve në rastet kur vendet përdorin kurs fiks këmbimi ose, si në rastin aktual të Shqipërisë, kur banka qendrore ndërhyn në treg. Kësaj rrugës së dytë, Fondi Monetar Ndërkombëtar i referohet si “zhvlerësim i brendshëm”.

Një shembull në botë për këtë është Holanda përmes Sëmundjes Holandeze. Një tjetër është Kolumbia gjatë bumit të kafesë. Nga viti 1975, çmimi i kafesë në tregun ndërkombëtar u rrit me shpejtësi dhe Kolumbia përjetoi një bum në të ardhurat valutore, bum që shkaktoi forcim të monedhës vendëse, forcim që nga ana e vet shkaktoi ngadalësim ose rënie në disa sektorë tradicionalë të rëndësishëm si tekstilet. Ndërmjet të dyjave, pra rënies së eksporteve tradicionale dhe rritjes së eksporteve “të reja”, sektori i ndërtimit pësoi bum bashkë me “shërbimet qeveritare.”

Situata aktuale shqiptare ngjan, në këtë kuptim, si kronikë e një krize të paralajmëruar. Leku është forcuar nga viti 2018 dhe sektori i bujqësisë, sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, ka pësuar rënie të pandërprerë në prodhim që nga tremujori i tretë i vitit 2020. Sektori i industrisë në tërësi ka pësuar rënie që nga tremujori i katërt i vitit 2023. Industria përfshin njëkohësisht industrinë e rëndë, si energjia elektrike apo nafta, prodhimi i të cilës nuk varet drejtpërsëdrejti nga kursi i këmbimit si dhe sektorin e manifakturës, i cili në Shqipëri përfaqësohet në mënyrë tipike nga veshjet dhe këpucët. Sipas të dhënave të INSTAT, sektori i manifakturës ka pësuar tkurrje të vazhdueshme në aktivitet që nga tremujori i dytë i vitit 2023. Përkundër kësaj, ndërtimi dhe administrata publike ka vijuar të jetë në rritje.

Kriza pas derës?

Blerjet e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor janë në nivelin e 3.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë vitit të kaluar. Një ndërprerje e këtyre prurjeve valutore, siç ka gjasa të ndodhë nga përballja me realitetin në sektorin e ndërtimit, fryrja e së cilit gjatë viteve të fundit nuk parashikon dot asgjë tjetër veç fluskë dhe shfryrje të pritshme, vendi do të mbetet pa të ardhurat në valutë dhe në pamundësi për të rekuperuar prodhimin në sektorët që kanë pësuar rënie. Për shembull, sektori fason që ka vuajtur më shumë rënien e konkurrueshmërisë në tregun ndërkombëtar si pasojë e forcimit të lekut, nuk do ta ketë të lehtë që të nisë nga e para me shtimin e forcës së punës për shkak se punëtorët kanë lëvizur gjetkë ndërkohë. Bujqësia, problemet e së cilës nuk lidhen thjeshtë me humbjen e konkurrueshmërisë por janë probleme më të thella strukturore të lidhura me qeverisjen, të tilla si titujt e pronësisë apo infrastruktura primare, ka gjasa do ta ketë edhe më të vështirë ringritjen. Qeveria, e cila ka shtuar forcën punëtore në mënyrë të pabesueshme bashkë me pagat, do të duhet të axhustojë financat e veta.

Etiketa: Drogaenergjia elektrikeFinancatinfrastrukturaINSTATInstituti i StatistikaveKrimi i organizuarQeveria
Tjetri
MAGA shkon në luftë

Kur të pamendët hyjnë në luftë

sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Ishulli si magjepsje

15:00 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.