AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Shqipëria, nyja lidhëse e trafikut të armëve në Ballkan

Kërkesa e grupeve kriminale për armë të reja moderne dhe stoku në qarkullim nga trazirat e vitit 1997 e mbajnë Shqipërinë në hartën e trafikut ilegal të armëve, ndërkohë që hetimet e këtyre rasteve mbeten sfiduese.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
2 months më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
black semi automatic pistol on black textile
Foto ilusttruese nga Tom Def

Në më pak se një javë, mes 10 dhe 17 marsit, Policia e Tiranës goditi dy raste të trafikimit të armëve. Fillimisht, më 10 mars, dy të rinj u arrestuan në posedim të 6 pistoletave SigSauer të ardhura nga Mali i Zi – armë moderne të cilat kushtojnë nga 1500 deri në 3000 euro copa në treg të zi.

Një javë më vonë, një 46-vjeçar u ndoq nga policia në fshatrat e Tiranës dhe u kap me 2 kallashnikovë, tritol dhe 1500 fishekë.

Të marra veç e veç, të dy rastet përfaqësojnë format e zakonshme të trafikut të armëve në Shqipëri; një treg që, sipas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, u përshtatet qoftë organizatave të pasura kriminale që kërkojnë armë moderne, qoftë atyre që kërkojnë armë të lira dhe të trashëguara nga depot ushtarake të grabitura në vitin 1997.

Të dhënat nga komunikimet ditore të policisë dhe Prokurorisë së Tiranës tregojnë një lulëzim të trafikut ilegal të armëve në vend. Vetëm në tre muajt e fundit, policia dhe prokuroria kanë zhvilluar 8 operacione kundër grupeve të trafikut të armëve, duke arrestuar 16 persona dhe duke kapur 38 armë, sasi të konsiderueshme municioni dhe eksplozivë. Në katër operacione të tjera, në të cilat nuk janë ngritur akuza trafikimi, policia kapi baza me armatim, përfshirë një “depo” me eksplozivë, 11 granata, tre armë zjarri dhe 9 mijë fishekë.

Shifrat janë në rritje krahasuar me dy vjet më parë, ku përgjatë gjithë vitit u shënuan 14 raste të trafikimit të armëve gjithsej. Por sipas Prokurorisë së Tiranës, shifrat tregojnë një nivel më të lartë të zbulueshmërisë përmes metodave speciale të hetimit.

“Nuk është pasojë e rritjes së trafikut, por është arritur të sigurohet informacion,” tha prokurori Ritvan Suka, drejtues i Seksionit për Trafiqet, Narkotikët dhe Krimet e Rënda Kundër Jetës në Prokurorinë e Tiranës.

Sipas ekspertëve, sasia e armëve në qarkullim përbën një prej rreziqeve kryesore për sigurinë e vendit.

“Përtej pjesës statistikore, trafiku i paligjshëm i armëve mbetet një çështje e rëndësishme për sigurinë kombëtare. Një faktor kyç lidhet me faktin se trafikimi i armëve nuk është zakonisht një qëllim në vetvete, por funksionon si një aktivitet mbështetës për forma të tjera kriminaliteti,” tha Romario Shehu, kërkues për çështjet e sigurisë pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM).

Trekëndëshi i Ballkanit

Hetimet e Prokurorisë së Tiranës tregojnë se trafiku i armëve është i lidhur ngushtë me vendet fqinje. Armët e reja vijnë kryesisht nga Kosova dhe Mali i Zi, ndërsa nga këtu trafikohen kallashnikovë të vjetër, municione dhe eksplozivë që gjenden me lehtësi.

Një nga tiparet më të theksuara është kthimi i Shqipërisë në një nyje lidhëse për trafikun e armatimeve në rajon. Përtej mbetjeve të vjetra, tregu i zi furnizohet me armë të reja përmes kufijve tokësorë.

Për Ritvan Sukën, rrugët e trafikut janë të përcaktuara qartë nga kërkesa dhe gjeografia.

“Rrymat kryesore të trafikut të armëve që hyjnë në Shqipëri janë nga Kosova dhe Mali i Zi,” thekson Suka. Sipas tij, kjo dinamikë nuk vlen vetëm për importin ilegal drejt grupeve kriminale shqiptare, por edhe për rastet kur Shqipëria përdoret si urë kalimi, apo rastet kur armët trafikohen nga Shqipëria drejt vendeve të tjera.

“Kjo vlen edhe për rastet e trafikut në dalje. Edhe pse ka raste sporadike të armëve që kapen në port apo aeroport drejt Italisë dhe vendeve të BE-së, kjo është më e rrallë,” shton ai.

Armët që hyjnë nga fqinjët veriorë dhe verilindorë shpesh kanë si destinacion tregun e brendshëm, ose kalojnë përmes rrugëve detare drejt Perëndimit. Të dhënat publike të Policisë së Tiranës tregojnë se gati gjysma e armëve të kapura në operacionet e zhvilluara në tre muajt e fundit vinin nga Kosova dhe Mali i Zi, kryesisht pistoleta moderne Glock dhe SigSauer.

Prokurori Suka thotë se kjo vjen për shkak të kërkesës për armë të reja, kryesisht nga grupet kriminale, edhe pse arma më e përdorur nga krimi mbetet kallashnikovi, i cili gjendet lehtësisht nga stoqet e vjetra.

“Ekziston kërkesa për armë të reja, gjë që nxit trafikun,” paralajmëron Suka. “Armët e ’97-ës janë të vjetra, ndërsa ato që trafikohen janë më moderne dhe më cilësore”, tha ai, ndërsa shtoi se ka krime specifike ku përdoren armë të trafikuara që nuk gjenden rëndom në Shqipëri.

Ekziston gjithashtu një kërkesë për “armë të pastra”, të paregjistruara dhe pa histori kriminale.

“Trafikimi i armëve është një problem i përbashkët në Ballkanin Perëndimor. Raporti i Europol 2025 për krimin e organizuar vlerëson se rajoni i Ballkanit Perëndimor vijon të jetë një burim kyç i armëve të paligjshme që trafikohen drejt Bashkimit Evropian”, tha eksperti i IDM-së, Shehu.

Sipas Shehut, ashtu si kërkesa, edhe oferta për armë zjarri dhe lëndë plasëse të trafikuara mbetet e lartë.

“Në kontekstin rajonal, studimet tregojnë se trafiku i armëve shërben kryesisht për të lehtësuar aktivitete të tjera më fitimprurëse, si trafiku i drogës, trafikimi i emigrantëve, trafikimi i qenieve njerëzore, apo kontrabanda e mallrave”, theksoi Shehu.

Hetime komplekse

Analiza e të dhënave të regjistrit të Prokurorisë së Tiranës për vitet 2025 dhe 2026, të marra përmes një kërkese për informacion, tregon se një pjesë e mirë e hetimeve për nenin 278/a (Trafikimi i armëve dhe i municionit) kalojnë në statusin e pezullimit ose mbeten në fazë hetimi për periudha të gjata.Disa prej procedimeve janë në hetim që prej vitit 2022 apo 2023 dhe figurojnë ende të hapura.

Megjithatë, zgjatja e hetimeve dhe pezullimi i këtyre dosjeve nuk shihet domosdoshmërisht si një dështim, por si një hap i diktuar nga natyra transnacionale e krimit dhe kufizimet e të dhënave fillestare.

“Hetimet e vjetra mbeten të tilla kryesisht për shkak të çështjeve që janë ndarë dhe kompleksitetit të tyre,” shpjegon prokurori Suka, duke sqaruar mekanizmin procedural. “Duke qenë se bëhet fjalë kryesisht për trafik, ka elementë dhe persona që ndodhen jashtë Shqipërisë, gjë që kërkon kthim-përgjigje të letërporosive e të tjera”.

Në raste të tilla, prokuroria detyrohet t’i ndajë çështjet, duke dërguar për gjykim rastet e personave të arrestuar në Shqipëri dhe duke mbajtur në hetim rastet e atyre që janë në kërkim në vende të treta.

Për ekspertin Shehu, teknologjia pritet ta bëjë edhe më të vështirë punën e policisë dhe prokurorisë për zbardhjen e këtyre rasteve.

“Përdorimi i tregtisë nëpërmjet internetit për trafikimin e armëve të zjarrit, komponentëve, municioneve dhe lëndëve plasëse, si në internetin e zakonshëm ashtu edhe në ‘dark web’, pritet të bëhet gjithnjë e më i përhapur”, thotë ai.

Ndërkohë, pavarësisht importeve nga vendet fqinje, Shqipëria mbetet peng i së kaluarës së saj. Romario Shehu vë në dukje se trashëgimia e vitit 1997 është ende një faktor i lartë rreziku.

Etiketa: KosovaKrimi i organizuarMali i ZiPolicia e TiranësProkuroria e TiranësRitvan SukaRomario ShehuTrafiku i ArmeveTrazirat e vitit 1997
Tjetri

Apeli lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut

Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.