AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Një populiste evropiane mbron një papë amerikan

Reagimi i Kryeministres italiane Giorgia Meloni ndaj kritikave të Donald Trump-it për Papa Leonin XIV mund të vështirësojë marrëdhëniet e saj me Shtëpinë e Bardhë, por ka gjasa t’i sjellë përfitime në politikën e brendshme. Çuditërisht, ky zhvillim u shfaq si një mbrojtje e vendosur, edhe pse e paqëllimshme, e vlerave evropiane.

Fabrizio TassinaringaFabrizio Tassinari
2 months më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
fattili 20250702
Kryeministrja iraliane Giorgia Meloni dhe Papa Leoni XIV. Foto: Governo.it

Ka moment kur nga një thellësi ndjenjash individuale del në pah diçka e rëndësishme për historinë politike. Një moment i tillë ndodhi kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni iu përgjigj sulmeve të presidentit amerikan Donald Trump ndaj Papa Leonit XIV.

Presidenti amerikan e kishte përshkruar Papën si “të dobët” dhe “të tmerrshëm për politikën e jashtme”, përpara se t’i përforconte këto deklarata në një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera. Meloni i konsideroi këto komente “të papranueshme” dhe shtoi një fjali që meriton të lexohet me kujdes: “Sinqerisht, nuk do të ndihesha rehat në një shoqëri në të cilën udhëheqësit fetarë bëjnë atë që u urdhërojnë udhëheqësit politikë.”

Qoftë e thënë spontanisht apo e menduar me kujdes, deklarata e Meloni-t përmblodhi një nga parimet më karakteristike evropiane që mund të shprehen. Për ta kuptuar këtë, ia vlen të rikthehemi te një tekst i shkruar 23 vjet më parë, në fillimet e një tjetër përçarjeje epokale transatlantike.

Ishte shkurti i vitit 2003 dhe në të gjithë Evropën miliona njerëz po dilnin në rrugë kundër luftës në Irak që Amerika e George W. Bush do të niste muajin pasues. Me atë rast, dy nga intelektualët më të mëdhenj publikë të Evropës – filozofi gjerman Jürgen Habermas, i cili ndërroi jetë vetëm një muaj më parë, dhe filozofi franko-algjerian Jacques Derrida – shkruan bashkërisht një artikull të titulluar “15 Shkurti ose ajo që i lidh bashkë evropianët”.

Ato demonstrata, shkruan ata, mund të kujtohen një ditë si “një shenjë e lindjes së një sfere publike evropiane”. Ishte një intuitë mbi mundësinë që Evropa të bëhej një entitet vërtet i bashkuar përmes një vetëdijeje të përbashkët mbi vlerat e saj dhe jo thjesht përmes traktateve.

Ndër tiparet përbërëse të identitetit evropian, Habermas dhe Derrida u ndalën te marrëdhënia midis shtetit dhe fesë, dhe mënyra se si sekularizmi u vendos në të gjithë Evropën përmes shekujve konfliktesh dhe kompromisesh. Nuk ekziston një model i vetëm, uniform, pranonin autorët: “Në Evropën moderne, marrëdhënia midis kishës dhe shtetit u zhvillua në mënyra të ndryshme në të dy anët e Pirenejve, në mënyra të ndryshme në veri dhe jug të Alpeve, në perëndim dhe lindje të Rinit.”

Dhe megjithatë, brenda kësaj shumëllojshmërie, ekziston një vijë e përbashkët. Feja, argumentuan ata, zë “një pozicion krahasimisht jo-politik” në shoqërinë bashkëkohore evropiane. “Mund të kemi arsye të pendohemi për këtë privatizim shoqëror të besimit në aspekte të tjera, por ai ka pasoja të dëshirueshme për kulturën tonë politike.”

Do të ishte gabim të projektohej mendësia e Trump-it mbi të gjithë amerikanët. Shtetet e Bashkuara kanë një traditë të ndarjes midis kishës dhe shtetit, të rrënjosur në Amendamentin e Parë të Kushtetutës Amerikane. Kjo traditë është e gjallë dhe Trump nuk është Amerika.

Megjithatë, sjellja e Trump-it është një simptomë ekstreme e një prirjeje që Evropa e ka kapërcyer historikisht. Në një referencë të tërthortë ndaj Amerikës, Habermas dhe Derrida vunë në dukje se për evropianët, “një president që e fillon punën e tij të përditshme me lutje publike dhe i lidh vendimet e tij të rëndësishme politike me një mision hyjnor, është i vështirë të imagjinohet.”

Por Trump nuk mjaftohet vetëm me lutje: ai është paraqitur në imazhe mesianike të krijuara nga inteligjenca artificiale, ku shfaqet duke shëruar të sëmurët. Po ashtu, ai lejon që predikues të vendosin duart mbi të dhe ta bekojnë në Shtëpinë e Bardhë. Këto përbëjnë shenja të një çrregullimi serioz në funksionimin e jetës publike civile.

Kontrasti me Italinë është i dukshëm. Asnjë kryeministër italian nuk do ta mbyllte një fjalim me “Zoti e bekoftë Italinë”, një formulë rituale në SHBA. Meloni drejton një qeveri të djathtë në një shoqëri kulturalisht katolike, ku mbështetja e Kishës ende kërkohet me ngulm nga të gjitha partitë për të fituar zgjedhje ose për të ruajtur pushtetin. Megjithatë, edhe italianët si Meloni, që e ndërtojnë një pjesë të identitetit të tyre politik mbi mbrojtjen e “rrënjëve të krishtera” të Perëndimit, nuk e ndiejnë se mund të kalojnë vijën duke i diktuar një axhendë një udhëheqësi fetar. Ky nuk është një parim konservator apo progresiv: është një parim evropian.

Natyrisht, Meloni nuk po e anashkalonte kalkulimin politik. Mbrojtja e saj e Papa Leonit XIV mund të tensionojë marrëdhëniet e saj me Trump-in dhe administratën e tij, gjë që ajo me siguri e kishte parasysh para se të fliste. Por po aq e mundshme është që kjo t’i shërbejë në planin e brendshëm, duke krijuar njëfarë distance nga lidhja e saj gjithnjë e më jopopullore me Trump-in.

Ajo që është e jashtëzakonshme është se ky rezultat u materializua si një mbrojtje e vendosur, edhe pse e pavetëdijshme, e vlerave evropiane. Amerika ka luajtur gjithmonë një rol në ndërtimin e Evropës moderne, qoftë si mbështetëse e palëkundur e sigurisë evropiane dhe e “bashkimit gjithnjë e më të ngushtë”, qoftë si pasqyrë reflektuese. Këtë herë, ajo u shfaq njëkohësisht në mbështetje të Papës së parë amerikan dhe në kundërshtim me një president amerikan të paqëndrueshëm. Jürgen Habermas dhe Jacques Derrida, mund të supozohet, do të kishin mbetur të habitur se me kë po pajtoheshin, por gjithsesi do të kishin tundur kokën në shenjë miratimi ndaj Meloni-t.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. A European Populist Defends an American Pope

Etiketa: Donald TrumpGiorgia MeloniPapa Leoni XIV
Tjetri
magyar péter szigetszentmiklóskkkkkkkkk

Lideri i ri i Hungarisë duhet të shmangë gabimet e Joe Biden

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.