AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Fotogaleri

Miti i dakëve: Si po riinterpretohet e kaluara e lashtë në Rumaninë moderne

Fotografi Petrut Calinescu ndërmori një udhëtim për të eksploruar se si rumunët bashkëkohorë e interpretojnë mitologjinë e popullit të lashtë dak – nga rikrijimi i ngjarjeve historike deri tek atraksionet turistike dhe lëvizjet e djathta “sovraniste”.

Marian ChiriacngaMarian Chiriac
2 months më parë
në Fotogaleri, Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
romania dacia 00 scaled e1776345966597
Tre rikrijues ngjarjesh historike që luajnë rolin e dakëve në një festival historik. Foto: Petrut Calinescu

Shtatë vjet më parë, fotografi dhe videografi Petrut Calinescu nisi një projekt të gjerë vizual, duke eksploruar se si miti dak rezonon në shoqërinë bashkëkohore rumune.

Një popull i lashtë që banonte në pjesën më të madhe të territorit të sotëm të Rumanisë përpara se të pushtohej nga Perandori Romak Trajan, gati 2,000 vjet më parë, dakët kanë zënë prej kohësh një vend qendror në imagjinatën historike rumune. Shpesh të paraqitur si luftëtarë fisnikë dhe simbole të qëndresës, ata janë riinterpretuar ndër breza, ndonjëherë si realitet historik, herë të tjera si mit nacionalist.

Puna e Calinescut, në librin e tij të botuar së fundmi, A Country Called Dacia, dokumenton se si kjo trashëgimi shprehet sot – nga festivalet dhe rikrijimet e ngjarjeve historike deri te komunitetet online dhe retorika politike.

Fotografitë e tij zbulojnë jo vetëm një magjepsje ndaj lashtësisë, por edhe një kërkim më të thellë për identitet, pasi shumë rumunë projektojnë shqetësimet, aspiratat dhe frustrimet e së tashmes mbi një vizion të idealizuar të së kaluarës së tyre të lashtë.

“Për herë të parë hasa në një festival rikrihimi ngjarjesh historike – diçka që as nuk e dija se ekzistonte – së bashku me gjithë ekosistemin e ndërtuar rreth tij. Menjëherë ndjeva se aty duhej të fillonte kërkimi im. Me kalimin e kohës, mora pjesë në të paktën rreth 15 festivale të tilla”, tha Calinescu për BIRN.

“Gradualisht, arrita ta kuptoj fenomenin dhe pashë se këto ngjarje tërheqin një publik shumë të larmishëm, të nxitur nga motive po aq të ndryshme – nga dëshira për t’i shpëtuar jetës urbane deri te riinterpretimet më ekstreme dhe politikisht të ngarkuara të historisë.”

Më pas, Calinescu vazhdoi të identifikonte dhe dokumentonte vizualisht “prani të tjera dake” si në histori, ashtu edhe në imagjinatën bashkëkohore. Ai fotografoi vende rreth fortesave të lashta dake, si edhe zona turistike të lidhura me një të ashtuquajtur “trashëgimi dake”.

Puna e tij kap gjithashtu mënyrën se si kjo trashëgimi shfrytëzohet komercialisht – përmes shitjes së objekteve të supozuara si të frymëzuara nga dakët – dhe mënyrën se si një gamë e gjerë individësh, nga mistikë dhe atletë deri te jogistë dhe nacionalistë, ndërtojnë narrativa publike të rrënjosura në interpretimet e tyre personale të së kaluarës.

Kur iu kërkua të paraqiste praninë e Dakisë përmes disa imazheve dhe frazave nga libri i tij, Calinescu zgjodhi këto:

Rrënoja. Disa mbetje të fortesave të lashta dake gjenden të shpërndara nëpër Malet Karpate në juglindje të Rumanisë, shumica prej tyre në një gjendje të dobët ruajtjeje. Këto vende të fortifikuara formonin një rrjet mbrojtës që shërbente si për qëllime ushtarake, ashtu edhe administrative. Disa prej tyre, si ato që më vonë u përfshinë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, pasqyrojnë një ndërthurje të sofistikuar të ndikimeve arkitekturore vendase dhe helenistike, duke theksuar rëndësinë strategjike dhe kulturore të mbretërisë dake përpara humbjes së saj ndaj Perandorisë Romake.

romania dacia 01 1536x1025
Gurë të lashtë nga muret e fortesës dake në Piatra Roșia qëndrojnë të shpërndarë mes pemëve. Foto: Petrut Calinescu

Njerëzit. “Në fshatrat përreth, pranë fortesave të vjetra, vendasit duket se u ngjajnë më shumë dakëve, pa e pretenduar kurrë vetë atë identitet”, thotë Calinescu.

Shumë njerëz në këto zona ende jetojnë në kushte që kujtojnë shekujt e kaluar, shpesh duke u mbështetur në mënyra rudimentare jetese. “Atje, të vdekurit varrosen në oborr, sepse rrugët janë të pakta dhe dimrat janë të ashpër… Njerëzit mbështeten pothuajse tërësisht në atë që mund të prodhojnë vetë, kryesisht përmes bujqësisë.”

romania dacia 02 1536x1025
Thundra dreri dhe brirë të përdorur si çengela për pajisje kuzhine në një shtëpi fshatare. Foto: Petrut Calinescu

“Barbaret e Fundjavës”. Në Rumani, çdo vit mbahen më shumë se 20 festivale rikrijimi historik, që rindërtojnë jetën e përditshme të dakëve si edhe betejat e tyre me romakët. Këto ngjarje ndërthurin interpretimin historik me spektaklin, duke tërhequr si pjesëmarrësit ashtu edhe spektatorët në përjetime gjithëpërfshirëse të së kaluarës.

“Ata që marrin pjesë në këto rikrijime ngjarjes historike janë, në pjesën më të madhe, njerëz që jetojnë në mjedise urbane; shndërrimi i tyre në “barbarë”, siç e quajnë veten, ndodh vetëm në fundjavë”, thotë Calinescu. “Ata udhëhiqen nga pasioni për historinë dhe natyrën, veçanërisht pasi festivalet zhvillohen në ambiente të hapura, ku ata kampojnë në tenda dhe përkohësisht përvetësojnë një stil jetese të frymëzuar nga lashtësia.”

romania dacia 03 1536x1024
Një grup rikrijuesish historikë që luajnë rolin e dakëve ngrejnë mburojat për t’u mbrojtur nga shigjetat e lëshuara përtej një fushe. Foto: Petrut Calinescu

Spektatoret. “Ne jemi një grusht njerëzish të zakonshëm, ashtu si secili prej jush, njerëz me familje, përgjegjësi dhe punë, të shtyrë jo domosdoshmërishtnga pasioni për historinë, por ndoshta nga dëshira për të ndryshuar mënyrën e të menduarit. Individë të thjeshtë që kanë marrë mbi vete mantelin e paraardhësve të tyre dhe, për disa çaste, bëhen heronj legjendarë para syve tuaj – bëhen perëndi”, thuhet në një mesazh promovues për një festival rikrijimi ngjarjesh historike.

romania dacia 04 1536x1025
Spektatorë të ulur pas një gardhi me litar shikojnë ndërsa rikrijues historikë, që luajnë rolin e dakëve dhe romakëve në një festival, lëshojnë shigjeta përtej një fushe. Foto: Petrut Calinescu

Vendet turistike. Disa vende në Rumani besohet se lidhen me dakët e lashtë dhe për këtë arsye mendohet se posedojnë energji të veçanta apo edhe mistike.

“Megjithatë, shumë prej këtyre vendeve janë shpikur ose riinterpretuar kryesisht për të tërhequr turistë”, thotë Calinescu. “Për shembull, ekziston një shpellë që vetëm vitet e fundit ka filluar të përshkruhet si vend ku ndodhen koka dake, furra të lashta, banesa, apo edhe froni i Zamolxe, perëndisë supreme të dakëve.”

Një tjetër vend i vizituar shpesh është pllaja e Maleve Bucegi, në qendër të Rumanisë, ku një formacion shkëmbor i njohur si Sfinksi i Bucegit tërheq vizitorë. Çdo vit, në një ditë të caktuar, grupe njerëzish mblidhen aty, duke besuar se bëhet fjalë për një moment të rrallë, pothuajse mistik, që ndodh vetëm një herë në vit dhe është i arritshëm vetëm për ata që janë të iniciuar në domethënien e tij të supozuar.

romania dacia 05 1536x1024
Një burrë i veshur me lëkura delesh qëndron pranë një shkëmbi në një pllajë të lartë malore, duke festuar Ditën e veçantë të Sfinksit, një gur i konsideruar i shenjtë dhe gjoja i lidhur me dakët. Foto: Petrut Calinescu

Produktet “dake”. “Miti i dakëve shfrytëzohet gjerësisht edhe për qëllime marketingu”, thotë Calinescu. “Nëse hyn në një supermarket, do të gjesh të paktën disa produkte ‘dake’ – musht, reçelra, birrë dhe më shumë. Ajo që shitet në të vërtetë është iluzioni i autenticitetit. Këto nuk janë më produkte të rrënjosura në traditat e gjyshërve tanë; origjina e tyre e supozuar është shtyrë edhe më pas në kohë, drejtpërdrejt te dakët.”

“Edhe vendet turistike kanë kaluar një ‘dakizim’ të ngjashëm, paralelisht me rritjen e vazhdueshme të ndjenjave nacionaliste ndër vite… Tani ke ‘ujin më të pastër dak’, ‘ajrin më të pasur me ozon’, ‘vatrën e dakëve’ e kështu me radhë – por të gjitha këto janë në thelb konstrukte marketingu, mjete të përdorura nga industria e turizmit për të tërhequr klientë.”

romania dacia 06 1536x1024
Një grua që shet suvenire me frymëzim dak rregullon një flamur rumun ku simboli Draco nga flamuri ushtarak dak është shtuar mbi trengjyrëshin. Foto: Petrut Calinescu

Mbështetësit e së djathtës. Lëvizja dake në Rumani ka rrënjë më të vjetra, duke fituar terren gjatë periudhës komuniste përmes Protokronizmit – një rrymë ideologjike që pretendon se arritjet kulturore dhe shkencore rumune i paraprinë modeleve universale. Nën diktatorin komunist Nicolae Ceausescu, e kaluara dake u idealizua shumë për të kundërshtuar ndikimin perëndimor.

“Edhe sot, dakët përdoren nga shumë njerëz për të ndërtuar një kundërvënie ndaj Perëndimit – për shembull, duke i paraqitur dakët si të pastër, ndërsa Perëndimi shihet si lakmitar për burimet tona”, vëren Calinescu.

Këto narrativa janë përvetësuar gjithnjë e më shumë nga lëvizjet e ekstremit të djathtë dhe sovraniste që po fitojnë terren në Rumani. Një figurë e njohur është Calin Georgescu, i cili fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 përpara se votimi të anulohej. Aktualisht ai ndodhet nën kontroll gjyqësor dhe po hetohet për disa akuza, përfshirë veprime kundër rendit kushtetues, nxitje publike, krijimin e një organizate fashiste dhe deklarata të rreme mbi financimin e fushatës.

Cezar Avramuta, i njohur si “Njeriu me Flamurin Dak” (shih më poshtë), është një mbështetës i njohur i Georgescut, i cili u bë simbol i protestave në mbështetje të tij, duke fituar vëmendje pasi ngjitej shpejt në pikën më të lartë mbi turmë. Më vonë, ai u arrestua për vënien në rrezik të njerëzve të tjerë.

romania dacia 07 1536x1024
I ashtuquajturi “Njeriu me Flamurin Dak” duke valëvitur një flamur kombëtar nga maja e një shtylle ndriçimi gjatë një demonstrate në mbështetje të politikanit të djathtë Calin Georgescu. Foto: Petrut Calinescu

Calinescu thotë se duhet bërë një dallim i qartë mes mbështetësve të lëvizjes sovraniste të Rumanisë dhe atyre të përfshirë në grupet e rikrijimit të ngjarjeve historike. “Këta të fundit, me shumë pak përjashtime, nuk janë të lidhur me idetë sovraniste”, thotë ai. “Shumica janë njerëz të ndershëm dhe me këmbë në tokë, shumë prej tyre me formim të fortë në histori, arkeologji ose arte. Ata janë të apasionuar pas temës dake – ndonjëherë deri në pikën e obsesionit – por në fund të fundit duan vetëm të mbeten ‘barbarë të fundjavës’.”

Calinescu shton se puna e tij mbi këtë temë nuk ishte menduar kurrë si diçka më shumë sesa një eksplorim i një realiteti ekzistues dhe një mënyrë për të hapur diskutim rreth tij. “E gjeta sfidë të shqyrtoja mitin themelues të popullit rumun përmes lentes së një aparati fotografik”, thotë ai.

Libri A Country Called Dacia është i disponueshëm këtu.

Etiketa: dakëtngjarje historikeRumania
Tjetri
Ish-presidenti Ilir Meta arrestohet për korrupsion

‘Trajtohen si kafshë e egër’: KShH kundër mbajtjes në kafaz të Ilir Beqajt dhe Ilir Metës

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.