AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Braho në KLP: Retorika politike mund të kthehet në katalizator për dhunë

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme u tha anëtarëve të KLP-së se retorika politike nuk i kishte ndikuar, por shprehu shqetësimin se ajo mund të përkthehej në nisma ligjore kundër SPAK si dhe të nxiste dhunë.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
2 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
braho ne klp
Kreu i SPAK, Klodian Braho gjatë raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Foto: LSA.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, paralajmëroi të hënën përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP se gjuha dhe retorika e ashpër politike rrezikon të kthehet në një katalizator për rritjen e agresivitetit të krimit të organizuar ndaj institucionit që do përceptohej si i pambrojtur.

Megjithatë Braho vuri në dukje se problemi kryesorë do ishin nismat ligjore për të kufizuar kompetencat apo penguar punën e institucionit. “Për të kuptuar se kur mund të jetë shqetësuese, ne kemi shënuar rastin se kur mund të shoqërohet me një situatë të ndryshimeve ligjore që cënojnë kompetencat e institucionit. Për momentin nuk ka një situatë të tillë”, tha Braho në përgjigje të pyetjes së anëtares së KLP-së Arta Mandro.

Prokurori tha se SPAK nuk do i tolerojë këto situata dhe se do të ngrejë zërin dhe do i bëjë publike ato.

Para një seance të shkurtër me pyetje përgjigje, në të cilën anëtarët e KLP-së përgëzuan SPAK për arritjet, Braho paraqiti të dhënat duke vënë në dukje një ndryshim të ndjeshëm në strategjinë hetimore dhe qasjen ndaj masave të sigurisë, një prej elementëve që u kthye në debat publik pas reagimeve të kryeministrit Edi Rama.

Braho tha kërkesat për masën e sigurisë “arrest me burg” u ulën  me 53.4% krahasuar me vitin 2024, ndërsa vuri në dukje po përdoret “vetëm si mjeti i fundit”.

Gjatë vitit 2025, SPAK ka hetuar në total 870 procedime penale. Prokuroria ka ashpërsuar qasjen në mbledhjen e provave proaktive dhe përdorimin e teknikave speciale.

Braho riparaqiti raportin  vjetor 2025, i depozituar më herët në Kuvend. Raporti jep një tablo të detajuar të situatës së kriminalitetit dhe thellimit të veprimtarisë së grupeve të strukturuara. Dokumenti thekson se krimi i organizuar është shtrirë gjerësisht dhe po bëhet gjithnjë e më i sofistikuar.

SPAK ka përqendruar burimet në goditjen e krimeve me rrezikshmëri të lartë, ku theksohen trafiku i narkotikëve, zbardhja e vrasjeve të organizuara, si dhe trafiku i armëve dhe kontrabanda e cigareve.

Sa i përket luftës kundër korrupsionit, viti 2025 ka shënuar një thellim të hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë dhe goditjes së pastrimit të produkteve kriminale. Strategjia e re e SPAK është mbështetur fuqimisht tek Byroja Kombëtare e Hetimit,BKH.

Ndërkohë Braho evidentoi si domosdoshmëri “krijimin e Njësisë së Vlerësimit të Informacionit Kriminal në BKH, si strukturë e specializuar për mbështetjen e hetimeve komplekse, matjet e riskut dhe rritjen e rolit proaktiv në fillimin e çështjeve kryesisht”.

Braho ripërsëriti kërkesën për ndryshime ligjore për të ngritur kufirin financiar të korrupsionit të hetuar nga SPAK.

Pavarësisht rritjes së numrit të hetimeve proaktive, Drejtuesi i SPAK i paraqiti KLP-së një listë me sfida kritike që kërkojnë ndërhyrje. Ndër më shqetësueset mbetet pamundësia për të sjellë para drejtësisë eksponentë të krimit që fshihen jashtë vendit.

Po ashtu, ai kërkoi vëmendje institucionale për plotësimin e vakancave, zhvendosjen në ambientet e reja në verën e vitit 2026, si dhe zgjidhjen e ngërçit ligjor për statusin e prokurorëve të posaçëm pasi t’u përfundojë mandati.

Braho tha se prokurorët kishin nevojë për këshilltarë ligjorë për përballimin e punës, por tha se numri i prokurorëve ishte i mjaftueshëm për ngarkesën aktuale. Drejtuesi tha se ndryshimi i prokurorëve me mbarimin e mandatit 9-vjeçarë, mund të sjellë ngadalësim të hetimeve, por e cilësoi këtë si problem të përkohshëm.

Etiketa: Arta MandroByroja Kombëtare e HetimitKeshilli i Larte i ProkuroriseKlodian BrahoSPAK
Tjetri
ilir meta ne gjkko

Gjykata rrëzon kërkesën e Ilir Metës për të qëndruar jashtë kafazit

press 2333329 1920 e1769165301943

Raport: Institucionet vazhdojnë të pengojnë të drejtën e informimit

18:45 | 30/06/2026
drejtoria e poliocise

Policia përplaset me protestuesit përpara Parlamentit

18:34 | 30/06/2026
‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

“Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit

17:45 | 30/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Shtetasi kolumbian i kokainës dënohet me 14 vjet burg

16:03 | 30/06/2026
photo 2026 06 29 21 15 25

PS u përpoq të ndikojë votën e europarlamentarëve për projektin e Zvërnecit

14:32 | 30/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e drogës

08:34 | 30/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.