AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ndalohet në Rinas një shtetas turk i shpallur në kërkim për terrorizëm

Autoritetet shqiptare ndalojnë një shtetas turk të dyshuar për pjesëmarrje në grushtin e shtetit të vitit 2016 në Turqi.

BIRNngaBIRN
3 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aeroporti i Rinasit, Foto LSA

Një shtetas turk, i kërkuar ndërkombëtarisht për vepra të lidhura me terrorizmin, është ndaluar në aeroportin e Rinasit teksa tentonte të hynte në Shqipëri, njoftoi policia. Sipas autoriteteve, 67-vjeçari me inicialet I.K. u ndalua nga Njësia Rajonale Antiterrorizëm në Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe partnerët turq, pas verifikimeve në hyrje të territorit shqiptar.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për “tentativë për rrëzim të rendit kushtetues” dhe “anëtarësim në organizatë të armatosur terroriste”, sipas legjislacionit penal turk. Ndalimi u krye në zbatim të një urdhri prokurori të vitit 2017 dhe një vendimi të Gjykatës së Tiranës për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, me qëllim ekstradimin e tij drejt Turqisë. Policia tha se ndalimi erdhi si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe rritjes së kontrolleve për parandalimin e hyrjes në vend të personave në kërkim ndërkombëtar.

Më 15 korrik 2016, një pjesë e ushtrisë turke tentoi të rrëzonte qeverinë e Recep Tayyip Erdogan, duke marrë kontrollin e disa pikave strategjike në Ankara dhe Stamboll, përfshirë ura, aeroporte dhe media shtetërore. Puçi dështoi brenda pak orësh, pas rezistencës së forcave besnike ndaj qeverisë dhe mobilizimit të qytetarëve që dolën në rrugë pas thirrjes së presidentit. Bilanci ishte i rëndë. Mbi 250 persona u vranë dhe mijëra të tjerë u plagosën, ndërsa parlamenti turk në Ankara u bombardua gjatë natës, duke shënjuar një nga momentet më simbolike të përplasjes.

Pas ngjarjes, autoritetet turke ndërmorën një fushatë të gjerë spastrimesh dhe arrestimesh, duke synuar rrjetet që i konsideruan përgjegjëse për tentativën, veçanërisht mbështetësit e klerikut Fethullah Gulen. Gjendja e jashtëzakonshme, e shpallur menjëherë pas puçit, u përdor për të justifikuar masa të forta ndaj administratës, sistemit të drejtësisë dhe medias, duke nxitur kritika nga organizatat ndërkombëtare për kufizimin e lirive dhe përqendrimin e pushtetit në duart e ekzekutivit.

Tjetri
ilir meta ne gjkko

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për zbutje të masës së sigurisë

Mjedisorët kundërshtojnë përfshirjen e qytetit gjerman në aeroportin e Vlorës

Kush fiton nga pasiguria?

06:58 | 25/07/2026
photo 2026 07 23 10 13 02

Nëna e një të riu me autizëm kthehet në simbol pasi përballet me gazin lotsjellës në protestë

18:33 | 24/07/2026
Rama shkarkon Belinda Ballukun nga postet në qeveri

Dhjetëra profile të rreme amplifikojnë fjalimin e Ramës

16:54 | 24/07/2026
prokuroria fier

Gjykata e Fierit konfiskon pasuri me vlerë 1.8 milionë euro

15:01 | 24/07/2026
stop the violence in iran (53807191798)

Pse regjimi iranian nuk do të ndryshojë

13:34 | 24/07/2026
veliaj ne gjykate

Gjykata Administrative nuk pranon të shqyrtojë padinë e Erion veliaj ndaj prokurorit Ols Dado

12:50 | 24/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.