AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata e Lartë zbut masën e sigurisë për Mirlinda Karçanajn

Gjykata e Lartë i hoqi ish-drejtoreshës së AKSHI, Mirlinda Karçanaj masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, duke e zëvendësuar me ndalimin e daljes jashtë shtetit dhe detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karçanaj gjatë seancës së verifikimit të masës së sigurisë në SPAK. Foto: LSA.

Gjykata e Lartë vendosi të enjten të zbusë masën e sigurimit personal ndaj ish-drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, e akuzuar si pjesë e një  grupi të struktuar kriminal të drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj në manipulimin e tenderave të AKSHI.

Gjykata e Lartë ndryshoi masën e arrestit shtëpiak ndaj Karçanajt, duke e zëvendësuar atë me dy masa sigurie më të lehta, “ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Vendimi ndaj Karçanajt u mor tre ditë pasi Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë ndryshuan praktikën unifikuese përsa i përket mënyrës së përcaktimit të masave të sigurimit personal, duke vlerësuar se deri më tani gjykatat nuk kanë analizuar në mënyrë të mjaftueshme alternativat ndaj “arrestit në burg”.

Me të njëjtat masa sigurimi si Karçanaj, po hetohet edhe ish-zëvendësja e saj, Hava Delibashi.

Ndërkohë, Gjykata e Lartë, la në fuqi masën e sigurimit “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj zv.drejtorit për hetimit e krimit në Policinë e Tiranës, Erjon Ismaili dhe për të hetuarin Gëzim Hoxhaj.

Ndaj dy të proceduarve të tjerë, Andis Papa e Rogers Rryta është caktuar nga Struktura e Posaçme masa e po hetohen me masën e sigurimit personal, “Ndalimi për të dalë jashtë vendit”.

Të dyshuarit si drejtues të këtij grupi kriminal, Ergys Agasi dhe Ermal beqiraj janë të shpallur në kërkim, pasi ndaj tyre është caktuar masa “Arrest në burg”.

Sipas SPAK, të hetuarit kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, është një prej institucioneve më sensitive në vend, pasi menaxhon thuajse të gjithë sistemin e qeverisjes digjitale përmes E-Albania, përfshi dhe ministren me Inteligjencë Artificiale, ndërsa kryen rolin e ndërmjetësit mes qytetarëve dhe institucioneve të ndryshme në lëshimin e qindra dokumenteve.

Agjencia ka qenë herë pas herë nën kritika për mënyrën e menaxhimit dhe tenderat sekretë, të justifikuar me siguri kombëtare, por skema e hetuar nga SPAK zbulon se kjo agjenci dhe informacionet kritike që ajo përpunon iu vunë në dispozicion një grupi kriminal, i cili përdor ndër të tjera pengmarrjen e rivalëve për të siguruar tenderat dhe para publike. Ndërkohë që hetimet e SPAK zbulojnë një skemë abuzimi me paratë publike, po ashtu ngrenë pikëpyetje mbi cënimin e sigurisë kombëtare.

Etiketa: AKSHIErgys AgasiErjon IsmailiErmal BeqirajGezim HoxhaGjykata e LarteHava DelibashiMirlinda Karçanaj
Tjetri
SPAK

Ish-polici i akuzuar për dekonspirim te trafikantët e drogës dërgohet në gjyq

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.