AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Lirohet ish-prokurori Aurel Zarka

Gjykata e Posaçme e Apelit konstatoi se periudha që ish-drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, ka kaluar në paraburgim është e njëjtë me masën e dënimit dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-prokurori Aurel Zarka në KPK | Foto; LSA.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të shtunën, më 9 maj, shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në burg” të caktuar ndaj ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, në korrik të vitit 2024, kur ai u arrestua për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështje penale që lidhen me dosjen e quajtur “Toyota Auris”, të hetuar në Tiranë, si dhe në çështje të tjera penale të prokurorisë që ai drejtonte.

Vendimi për lirimin e Zarkës u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Florjan Kalaja dhe me anëtarë gjyqtarët Engert Pëllumbi dhe Tereza Merkaj, me arsyetimin se koha e paraburgimit ishte e njëjtë me dënimin prej 2 vjetësh e 8 muajsh burgim të dhënë ndaj këtij të pandehuri nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.

Dosja penale në ngarkim të Zarkës, ish-oficeres së policisë gjyqësore Eriona Daupaj, avokatit Radovan Çela dhe biznesmenit Astrit Vladi, u dërgua për gjykim në janar të vitit 2025. Ndërkohë, çështja u nda për të hetuar në vijim prokurorët, gjyqtarët apo funksionarët e tjerë të drejtësisë që dyshohet se lehtësuan akuzat për këto dosje.

Hetimet ndaj Zarkës dhe të pandehurve të tjerë u nisën bazuar në të dhënat e administruara nga aplikacionet SKY ECC. Nga katër të pandehurit, fillimisht u ndalua vetëm prokurori Zarka dhe, për këtë arsye, gjykimi i tij u krye veçmas.

Sipas prokurorisë, u provua fakti se katër të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në disa raste kanë ofruar dhe premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë.

Apeli e prishi vendimin e Shkallës së Parë dhe e ktheu çështjen për rigjykim, me arsyetimin se provat dhe rrethanat vërtetojnë se Zarka dhe tre të pandehurit e tjerë, dhe jo vetëm ata, kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Por, pas ushtrimit të rekursit nga SPAK dhe Zarka, Gjykata e Lartë e prishi vendimin e Apelit dhe e dërgoi çështjen për rigjykim nga një tjetër trup gjykues i Apelit.

Sipas arsyetimit të vendimit të Gjykatës së Lartë, shqyrtimi i çështjes ndaj Zarkës me gjykim të shkurtuar pengonte mundësinë e ngritjes së një akuze të re ndaj tij.

Etiketa: Aurel ZarkaSky ECC
Tjetri
photo 2026 05 09 09 52 55

Arbëreshët e Siçilisë synojnë turizmin shqiptar me festa dhe tradita shekullore

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.