AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

EuroNatur: Resorti në Pish Poro – Nartë shkel marrëveshjen me BE-në

Organizata mjedisore gjermane EuroNatur reagoi lidhur me punimet që po kryhen aktualisht në zonën e mbrojtur të Pish Poro-Nartë në Shqipëri, duke ngritur shqetësime për dëme të pakthyeshme në mjedis dhe shkelje të marrëveshjes me BE-në - pas hapjes së negociatave për Kapitullin e Mjedisit dhe Klimës.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
2 months më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
nje buldozer duke kryer punime ne zonen e mbrojtur pish poro narte. foto kortezi ppnea
Një buldozer duke kryer punime ne zonën e mbrojtur Pish-Poro, Nartë. Foto kortezi PPNEA

Disa ditë pasi kamerat e aktivistëve mjedisorë shqiptarë filmuan makineri të rënda që kishin nisur punime brenda Peizazhit të Mbrojtur Pishë Poro-Nartë, organizata mjedisore gjermane EuroNatur doli me një reagim zyrtar ku shprehu shqetësimin lidhur me dëmin rigoroz që sjellin këto punime.

Sipas EuroNatur, aktualisht në zonën e mbrojtur të Nartë-Vjosë në Shqipëri po kryhet një dëm serioz mjedisor.

“Që prej fundit të muajit Prill, buldozerë dhe ekskavatorë kanë operuar në zemër të peizazhit të mbrojtur, duke zhdukur pyjet në zonën bregdetare, dunat e rërës, dhe duke hapur rrugë të reja aksesi në habitate që deri më sot ishin të paprekura”, shkruan EuroNatur.

“Këto punime po zhvillohen pa procedura transparente miratimi, pa vlerësime të ndikimit në mjedis apo konsultime me publikun”, shtojnë më tej aktivistët ndërkombëtarë mjedisorë.

Më 16 Shtator 2025, Bashkimi Europian hapi zyrtarisht negociatat me Shqipërinë për Kapitullin 27 për Mjedisin dhe Ndryshimet Klimatike. Sipas kësaj marrëveshje, Bashkimi Europian dhe Shqipëria ranë dakord që ndryshimet kontroverse që bëri qeveria në Ligjin për Zonat e Mbrojtura do të tërhiqeshin deri në fund të vitit 2027.

Gjithashtu u arrit në dakordësinë që të gjitha projektet do të planifikoheshin dhe do të implementoheshin sipas kërkesave të Vlerësimeve të Ndikimit në Mjedis të Bashkimit Europian.

Sipas EuroNatur, veprimet konkrete sugjerojnë që qeveria shqiptare nuk po i përmbahet këtyre kushteve.

“Kjo është një shkelje serioze e rregulloreve kombëtare të mbrojtjes së natyrës dhe angazhimeve që Shqipëria ka ndërmarrë si pjesë e procesit të integrimit në BE”, citon reagimi i EuroNatur, lidhur me punimet aktuale që po kryhen në Pish Poro-Nartë.

EuroNatur, së bashku me disa organizata të tjera partnere mjedisore shqiptare dhe ndërkombëtare bën thirrje për ndalim të menjëhershëm të punimeve në zonën e Pishë-Poro, si edhe për bërjen e transparencës lidhur me lejet e punimeve.

“Vijimi i punimeve në një rezervat natyror jo vetëm që vë në rrezik këtë trashëgimi natyrore unike, por gjithashtu vë në pikëpyetje kredibilitetin e Shqipërisë në procesin e zgjerimit dhe anëtarësimit në BE”, u shpreh Gabriel Schwaderer, drejtor ekzekutiv i organizatës EuroNatur.

“Marrëveshjet me BE-në po shkelen nga ana e qeverisë shqiptare. Bashkimi Europian duhet të rrisë presionin kundrejt Tiranës, në mënyrë që të sigurojë ndalimin e menjëhershëm të dëmtimit të natyrës në një prej peizazheve natyrore më të rëndësishme të Europës”, përfundoi i indinjuar drejtuesi i organizatës mjedisore gjermane EuroNatur.

Tjetri
kanye west

Koncerti i Kanye West në Pragë ndez debat për lirinë e shprehjes

Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Gjykata e Lartë rrrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

17:07 | 16/07/2026
Biodiversiteti kërcënohet nga zhvillimi dhe keqmenaxhimi -thekson raporti

Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën

16:59 | 16/07/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Kuvendi injoron shqetësimet, miraton ligjin për parqet eolike në tokat bujqësore

16:34 | 16/07/2026
surveillance scaled e1784111029147

Ripërjetim i terrorit: Rumunët përballë realitetit të marrjeve në pyetje nga policia sekrete

11:40 | 16/07/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar

08:14 | 16/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Valter Begaj kërkon pavlefshmërinë e të dhënave të celularit të Berberit

18:32 | 15/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.