AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Autorja bullgare e nominuar për International Booker Prize: “Kultura është aset i yni më i madh”

Rene Karabash tregoi për BIRN se si zakoni i lashtë shqiptar i grave që bëhen “virgjëresha të betuara” u shndërrua në subjektin e romanit të saj të vlerësuar me çmime – i cili e vendosi letërsinë bullgare në qendër të vëmendjes si kandidate për International Booker Prize.

Svetoslav TodorovngaSvetoslav Todorov
3 weeks më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
photo by georgi kazakov (www.georgikazakov.com)
Rene Karabash. Foto: Wikipedia.

Para se juria të shpallte fituesin e çmimit të këtij viti të International Booker Prize të martën në mbrëmje, Rene Karabash e përshkroi atmosferën si “një vorbull emocionesh”.

Në telefon nga Londra, Karabash tha për BIRN se “fakti që jemi këtu, në këtë Kupë Bote të letërsisë, është një sukses më vete. Çmimi më i madh është kjo dashuri e jashtëzakonshme nga lexuesit që po vjen nga të gjitha anët,” tha ajo, ndërsa reagimet entuziaste dhe emoji-t me flamurin bullgar mbushnin seksionin e komenteve të transmetimit live të Booker-it para shpalljes së fituesit.

Çmimi shkoi për “Travelogue” të autores tajvaneze Yang Shuang-zi në ceremoninë në Mbretërinë e Bashkuar, por suksesi i romanit të Karabash-it “She Who Remains”, i përfshirë në listën e shkurtër të kandidatëve për çmimin, ka tërhequr vëmendje të re ndaj letërsisë bullgare.

International Booker Prize jepet çdo vit për një roman ose një koleksion tregimesh të përkthyera në anglisht. Romani i Karabash-it “She Who Remains”, i vendosur në zonat rurale të Shqipërisë, solli në listën e kandidatëve për çmimin një temë të pazakontë.

Ngjarja e librit është frymëzuar nga tradita shekullore e të ashtuquajturave “virgjëresha të betuara”, ose Burrneshat, të cilat betoheshin se nuk do t martoheshin kurrë dhe më pas e jetonin pjesën tjetër të jetës të njohura shoqërisht si burra, duke hequr dorë nga veshjet, mënyra e jetesës dhe paraqitja femërore.

Praktika e “virgjëreshave të betuara” lidhet pjesërisht me të ashtuquajturin Kanun të Lekë Dukagjinit, kodi mesjetar i së drejtës zakonore shqiptare, i transmetuar brez pas brezi përmes traditës gojore. Sipas këtij sistemi, në rrethana të caktuara, një grua mund të merrte drejtimin e një familjeje pas vdekjes së kryefamiljarit mashkull – një situatë që shpesh lidhej me konfliktet e përgjakshme dhe hakmarrjet ndërmjet fiseve.

Edhe pse një traditë në zhdukje, fenomeni ka mbijetuar deri në shekullin XX, çka do të thotë se sot janë ende gjallë disa “virgjëresha të betuara”. Sipas komitetit të International Booker Prize, romani e trajton këtë temë me “poezi të përmbajtur” dhe “kap paqartësinë e rrëshqitshme të kujtimeve të dhimbshme”.

Ky fenomen nuk njihet në Bullgari, çka e bën të veçantë faktin që një autore bullgare i është qasur një teme të tillë në një vepër me profil të lartë, ndërsa më herët një fotografe bullgare e kishte rikthyer atë në vëmendjen ndërkombëtare.

Fotografja Pepa Hristova realizoi një fotolibër dhe një ekspozitë mbi “virgjëreshat e betuara” që ajo i kishte dokumentuar gjatë udhëtimeve në veri të Shqipërisë midis viteve 2008 dhe 2010. Ishte pikërisht puna e saj që e solli këtë temë në vëmendjen e Karabash-it.

“Pasi u ndesha me fotografitë e Hristovës, pati një periudhë prej dy vitesh ku po hulumtoja këtë pjesë të historisë dhe përpiqesha ta lidhja me disa aspekte të prejardhjes sime, pasi jam rritur në fshat dhe disa elemente të rrëfimit më dukeshin të njohura,” shpjegon ajo. “Më pas e shkrova romanin brenda jo më shumë se dy muajsh.”

Karabash, emri i vërtetë i së cilës është Irena Ivanova, lindi në vitin 1989 në Lovech. Debutimi i saj letrar erdhi në vitin 2015 me një përmbledhje poezie, ndërsa “She Who Remains” u botua në vitin 2018. Edhe pse u vlerësua shpejt në Bullgari, nominimi për International Booker Prize i ka dhënë një vëmendje krejt të re versionit në anglisht, të përkthyer nga shkrimtarja me origjinë bullgare dhe me bazë në SHBA, Izidora Angel.

“Romani u prit mirë në vend kur u botua, por nuk ishte bestselleri që është sot: në atë kohë nuk pati atë rezonancë të madhe me publikun, ndoshta sepse është shkruar në një stil të fragmentuar, si rrjedhë ndërgjegjeje, që mund të mos i përshtatet të gjithëve – megjithëse unë besoj me gjithë zemër se secili mund të gjejë diçka me vlerë në këtë histori dhe të preket emocionalisht prej saj,” thotë Karabash.

izidoraheadshot2025.png e1779191586228
Përkthyesja me origjinë bullgare dhe me bazë në SHBA, Izidora Angel, e cila përktheu “She Who Remains” në anglisht. Foto: www.izidoraangel.com

Romani është përkthyer tashmë në mbi 25 gjuhë, ndërsa përkthimi në frëngjisht i vitit 2023 fitoi çmimin French PEN Award. Botime të reja janë në proces në Gjermani, Ukrainë, Armeni, Korenë e Jugut, Kinë dhe Brazil, si dhe tre përkthime të ndryshme për tregun indian. Një botim në gjuhën shqipe është gjithashtu në prag, duke shënuar një lloj cikli të plotë të veprës.

“Po marr shumë mesazhe nga shqiptarë që vërejnë çfarë po ndodh dhe shprehen mirënjohës që një pjesë e historisë së tyre po vihet në qendër të vëmendjes,” thotë ajo.

“She Who Remains” pritet gjithashtu të shndërrohet në film nga regjisori i njohur bullgar Kostadin Bonev, me Shqipërinë dhe Rumaninë si bashkëproducente. Projekti ndodhet aktualisht në fazën e postproduksionit.

Dua Lipa ndër fanset e librit

1772613011121
Foto e kopertinës së librit “She Who Remains”. Burimi: LinkedIn.

Për Bullgarinë, kjo përbën një tjetër sukses të rëndësishëm letrar brenda një periudhe të shkurtër kohore. Në vitin 2023, International Booker Prize u fitua nga shkrimtari tjetër bullgar Georgi Gospodinov dhe përkthyesja me origjinë amerikane Angela Rodel, për romanin “Time Shelter”.

Ashtu si “She Who Remains”, edhe ky roman ishte botuar fillimisht në bullgarisht nga shtëpia botuese Janet 45 dhe më pas u promovua ndërkombëtarisht nga Sofia Literary Agency.

Karabash ishte e vetmja autore nga Ballkani dhe, në fakt, nga Evropa Lindore e nominuar për Booker këtë vit.

Romani i saj u mbështet gjithashtu nga këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, e cila e përfshiu atë në klubin e saj online të librit. “Mendoja se dija gjithçka për Shqipërinë, por ishte një shkrimtare bullgare, një përkthyese bullgare dhe një shtëpi botuese e vogël britanike e pavarur, si dhe një çmim ndërkombëtar, që më bënë të zbuloj këtë histori,” tha së fundmi Dua Lipa.

Një tjetër rast interesant i lidhjes së një artisteje bullgare me historitë e Ballkanit Perëndimor ndodhi vitin e kaluar, kur këngëtarja dhe modelja Iva Yankulova publikoi këngën “Admira – The Last Juliet of Sarajevo”.

Kënga i kushtohet tragjedisë së vërtetë të dashurisë së dy të rinjve, Bosko Brkiç dhe Admira Ismiç, njëri serb dhe tjetra myslimane, të cilët u vranë në maj të vitit 1993 gjatë luftës në Bosnje 1992–1995.

“Nuk jam e sigurt pse artistët vendas po i kthehen gjithnjë e më shumë Ballkanit, por dimë që i gjithë rajoni ka një lloj traume kolektive dhe ndoshta mund ta krahasojmë me një familje që ka pasur shumë konflikte të brendshme, por që tani po përpiqet të ngrihet mbi to,” vëren Karabash.

“Ndoshta kemi një qëndrim paksa patriarkal ndaj fuqive më të mëdha; nëse e shohim nga ana psikologjike, sikur nuk ndiejmë nevojë të angazhohemi me kultura të tjera që gjithashtu janë disi të vogla dhe të shtypura.”

Ajo kujton gjithashtu: “Së fundmi, ndërsa po e promovoja librin në Selanik, u rikthye sërish pyetja pse dimë kaq shumë për vende të largëta, por jo për atë që ndodh në vendet fqinje.”

“Së fundmi, ndërsa po promovoja librin në Selanik, u rikthye sërish tema se pse dimë kaq shumë për vende të largëta, por jo për atë që ndodh në vendet fqinje,” kujton ajo.

Karabash publikoi gjithashtu një libër të ri me poezi këtë vit. Përveçse shkrimtare, ajo ka luajtur në filmin “Godless” (2016), fitues i çmimit Golden Leopard, me regji të Ralitsa Petrova, si dhe ka qenë skenariste e serialit televiziv bullgar të vitit 2025 “We, the Waves”.

Njohja ndërkombëtare e Karabashit dhe “She Who Remains” ka ngritur gjithashtu moralin në vend, duke ardhur menjëherë pas fitores së Bullgarisë në Eurovision me këngën “Bangaranga”, të interpretuar nga këngëtarja e popit Dara.

Të dyja gratë kanë vënë në qendër të vëmendjes kulturën dhe argëtimin bullgar në një periudhë tensionesh politike në vend.

“Ka një interes ndërkombëtar në rritje për kulturën bullgare, i cili vjen si një alternativë ndaj lajmeve politike, që shpesh janë kryesisht negative” thotë Karabash, duke iu referuar spekulimeve për orientimin e politikës së jashtme të qeverisë së re të udhëhequr nga ish-presidenti Rumen Radev.

“Përmes letërsisë dhe muzikës, dhe kulturës në përgjithësi, ne kemi asetet më të mëdha për ta promovuar vendin në një dritë më të mirë,” përfundon ajo.

Etiketa: Arti dhe kulturaBurrneshatDua LipaInternational Booker PrizeRene KarabashShe Who Remains
Tjetri
Policia: Alqi Bllako në “arrest”, u vetëdorëzua

Apeli i Posaçëm lehtëson Alqi Bllakon nga njëra prej akuzave

mbledhje e klgj

KLGJ refuzon emërimin e Komisionerëve Publikë si gjyqtarë

19:05 | 09/06/2026
Dosjet e korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri rrisin temperaturën politike

Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake

16:33 | 09/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit

14:21 | 09/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Zgjedhjet në Kosovë: Kurti duhet të marrë parasysh mesazhin e votuesve të lodhur nga krizat

13:22 | 09/06/2026
376989f9 a3fc 47aa 9050 eab8cee8b38b 1

Krijimi i aleancave ndërmjet aleatëve të SHBA-së

12:43 | 09/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

“Përvojë transformuese”: Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri

08:29 | 09/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.