AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Zbehja e fuqisë amerikane

Vizita shtetërore e Donald Trump në Pekin e ka bërë edhe më të dukshme dobësinë relative të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të Perëndimit përballë Republikës Popullore të Kinës dhe vendeve të Jugut Global. Ndërsa presidenti kinez Xi Jinping pa dyshim është i kënaqur me rezultatin, Evropa tani ka edhe më shumë arsye për t’u shqetësuar për të ardhmen e saj.

Joschka FischerngaJoschka Fischer
3 weeks më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
donald trump visit to china, may 2026 p20260514dt 0841
Trump duke shtrënguar duart me Presidentin Kinez Xi Jinping pas mbërritjes më 13 maj 2026 në Pekin. Foto: Wikipedia.

Në udhëtimin e tij të fundit në Pekin, presidenti amerikan Donald Trump, njeriu më i fuqishëm në botë, u shoqërua nga shumë prej emrave më të mëdhenj në biznesin, financën dhe teknologjinë amerikane, të cilët e kuptojnë rëndësinë e ruajtjes së një marrëdhënieje funksionale me Kinën. Për pjesën tjetër të botës, ky ishte një zhvillim pozitiv, sepse të gjithë duhet të dëshirojmë që dy fuqitë më të mëdha të botës të komunikojnë drejtpërdrejt me njëra-tjetrën. Mikpritësit kinezë të Trump-it e pritën atë me ceremoni madhështore – përfshirë fëmijë që valëvitnin flamuj – dhe ai ua ktheu nderin duke lavdëruar presidentin kinez Xi Jinping.

Megjithatë, përtej spektaklit, rezultatet e samitit ishin modeste. Duket se pati pak përparim në çështje thelbësore si tregtia, dhe as (me aq sa dimë) nuk u arritën kontrata të mëdha të reja furnizimi për industrinë dhe bujqësinë amerikane, apo përpjekje të koordinuara për të zgjidhur konflikte të mëdha ndërkombëtare, si luftërat në Ukrainë dhe në Gjirin Persik.

Por imazhet nga vizita flisnin vetë. Trump u gjend në një rol mjaft të pazakontë për të: atë të një pale që kërkon ndihmë. Të gjithë e dinin se ai kërkonte ndihmën e Kinës për të thyer ngërçin në rajonin e Gjirit, ku “aventura” e tij e dështuar i ka dhënë Iranit kontroll strategjik de facto mbi Ngushticën e Hormuzit dhe ka çuar në rritjen e ndjeshme të çmimeve të naftës dhe gazit. Dëshpërimi i Trump-it ishte i dukshëm në sjelljen e tij; nuk kishte as mburrje dhe as deklarata të ekzagjeruara. Ishte zhdukur çdo ndjenjë se ai e shihte veten si zot të botës.

Xi, nga ana tjetër, është lideri i fuqisë më të rëndësishme në ngritje të shekullit XXI. Pothuajse sapo Air Force One preku tokën, ai e theksoi këtë realitet strategjik, duke e paralajmëruar Trump-in për “Kurthin e Tukididit”: prirjen e një fuqie hegjemonike në rënie për të tepruar në përpjekjet për të frenuar një rival në ngritje (dinamika që dikur çoi Athinën dhe Spartën drejt Luftës së Peloponezit).

Xi i referohej Tajvanit – pikës më të nxehtë të rivalitetit strategjik aktual – pas miratimit nga Kongresi aAerikan të një pakete shumëmiliardëshe armësh për ishullin. Ndërsa Xi fliste me siguri dhe vetëbesim, përgjigjja e Trump-it ishte e paqartë dhe mbrojtëse. Ai madje e quajti paketën e armëve një “mjet negocimi”, duke ngritur kështu një pyetje potencialisht jetike jo vetëm për Tajvanin, por për gjithë Azinë Lindore: A do t’i mbronin vërtet Shtetet e Bashkuara partnerët dhe aleatët e tyre në rajon, nëse situata do ta kërkonte këtë?

Në fund, Xi kishte çdo arsye të ndihej i kënaqur me samitin. Tashmë është ai që po përcakton agjendën në përballjen strategjike mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara – ose, siç e quan Kina, “një marrëdhënie stabiliteti strategjik”.

Ndërkohë, besueshmëria amerikane ka pësuar një tjetër goditje të rëndë. Nga Evropa dhe Azia Lindore deri në pjesën tjetër të botës, gjithnjë e më shumë njerëz do të pyesin veten se çfarë vlere reale kanë angazhimet dhe marrëveshjet amerikane.

Kjo nuk është një çështje e vogël. Besueshmëria është një lloj monedhe që formëson dhe rregullon marrëdhëniet mes shteteve. SHBA-ja duhet ta kuptojë këtë, duke pasur parasysh se sa me sukses e ndërtoi dhe e përdori kapitalin e saj të besueshmërisë gjatë Luftës së Ftohtë dhe për shumë vite më pas. Amerika u bë hegjemonia e padiskutueshme dhe shtylla kryesore e ekonomisë globale pikërisht sepse të tjerët e shihnin atë si një fuqi serioze që i mbante premtimet e saj.

Por tani po zhvillohet një garë hegjemonike mes dy superfuqive dhe vizita e Trump-it në Pekin thjesht e ka forcuar perceptimin tashmë të përhapur në Kinë dhe në mbarë botën se Shtetet e Bashkuara janë në rënie. Vetë Trump mban një pjesë të madhe të përgjegjësisë për këtë, duke pasur parasysh se sa lehtësisht ka minuar aleancat amerikane, ka përdorur pozitën e Amerikës në rendin ndërkombëtar si armë presioni dhe është futur me nxitim në një luftë katastrofike të zgjedhur prej tij, të cilën duket se nuk është në gjendje ta fitojë.

Nëse shqyrton politikën e jashtme të Trump-it – dhe mënyrën sistematike me të cilën ai ka minuar statusin e Amerikës si superfuqi dhe aleancat e saj, veçanërisht përmes veprimeve ndaj Kinës – është e vështirë të mos e shohësh atë, në mënyrë ironike dhe fatkeqe, si mikun më të mirë të Xi-së.

Por një dështim apo poshtërim i Trump-it është një ngushëllim i vakët për Evropën. Pavarësisht të gjitha përplasjeve tona me administratën aktuale amerikane, ne nuk mund të kënaqemi me schadenfreude – pra me kënaqësinë ndaj fatkeqësisë së tjetrit – sepse ndodhemi në të njëjtën barkë të rënies perëndimore (sidomos nga këndvështrimi i Kinës). I vetmi ndryshim është se Evropa po fundoset edhe më shpejt se SHBA-ja. Amerika, të paktën, do të mbetet fuqia udhëheqëse e Perëndimit, edhe pse vetë Trump nuk duket se ka interes ta ruajë këtë rol apo vlerat liberale-demokratike që ai përfaqëson.

Vizita e Trump-it në Pekin ishte, mbi të gjitha, sqaruese. Ajo tregoi dobësinë relative të SHBA-së dhe të Perëndimit përballë Republikës Popullore të Kinës dhe, më gjerë, Jugut Global. Për Evropën, sfida për të arritur dhe forcuar autonominë strategjike është bërë edhe më urgjente. Evropa ende zotëron kapacitete të konsiderueshme teknologjike dhe industriale, por do t’i duhet të tregojë kujdes të madh që të mos përçahet – ose thjesht të shtypet – në duelin hegjemonik që po afron.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate.  American Decline on Display

Etiketa: Donald TrumpEvropaKinaSHBAXi Jinping
Tjetri
700188484 1376202014532249 3821084605445313620 n

Kur betoni zë vendin e natyrës: Rreziku që i kanoset Pishë Poros

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.