AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Paralajmërimi i 401 “serioz” kundër komenteve online

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog, Nyje Debati
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe ministrat, Edmond Panariti, Eglantina Gjermeni dhe Milena Harito, gjate një seance parlamentare, në Tiranë më 27 tetor 2016. Foto: LSA / MALTON DIBRA

Dekada më parë, Kina lëshoi një numër të stërmadh “paralajmërimesh serioze” kundër Shteteve të Bashkuara. Në mënyrë të ngjashme, qeveria aktuale po jep vazhdimisht “paralajmërime serioze” kundër komenteve në internet, të cilat nuk i pëlqejnë.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat, Edmond Panariti, Eglantina Gjermeni dhe Milena Harito, gjate një seance parlamentare, në Tiranë më 27 tetor 2016. Foto: LSA / MALTON DIBRA
Kryeministri Edi Rama dhe ministrat, Edmond Panariti, Eglantina Gjermeni dhe Milena Harito, gjate një seance parlamentare, në Tiranë më 27 tetor 2016. Foto: LSA / MALTON DIBRA

Në kohën e Luftës së Vietnamit, Republika Popullore e Kinës shpalli një numër të stërmadh “paralajmërimesh” për SHBA-në me të njëjtën temë: të mos prekej hapësira e saj ajrore! Por për shkak se Kina nuk dëshironte luftë dhe për shkak se paralajmërimet e njëpasnjëshme po bëheshin qesharake, fjala “paralajmërim serioz” filloi të përdorej në vend të thjeshtë “paralajmërim”. Kështu, ndërsa në fillim thuhej, “paralajmërimi 1,” “paralajmërimi 2” apo “paralajmërimi 50”, më vonë filloi të bëhej “paralajmërimi 51 Serioz”, “paralajmërimi 128 Serioz” e me radhë. Disa filluan të vënë baste, duke argumentuar se lufta e vërtetë mund të fillonte pas paralajmërimit të njëqindtë serioz. Bota e humbi vëmendjen ndaj tyre me kalimin e kohës, ndërsa Kina lëshoi paralajmërinin e 400 serioz në prill të vitit 1966. [Link]

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë disa nisma ligjore “kundër komenteve fyese” dhe kundër “shpifjes ndaj zyrtarëve të lartë” dhe që të gjitha janë tërhequr, janë zvarritur ose janë harruar, për shkak se janë nisma që bien ndesh me kohën në të cilën jetojmë dhe i përkasin mentalitetit të një kohe që askush nuk ka dëshirë të përsëritet.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama, me një gjuhë të vagullt e pa sqaruar ndonjë gjë të madhe, lëshoi paralajmërimin e disatë “serioz” kundër komenteve, portaleve dhe komentatorëve, pa përmendur se për cilët persona apo hapësira të hapësirës së stërmadhe virtuale e ka fjalën.

Sipas Ramës “pjesa dërrmuese e mediave dhe analistëve, janë kthyer në një parti politike, e cila as votohet, as i jep llogari kujt”.

Rama ka shprehur në shumë raste pakënaqësitë e tij ndaj atij segmenti të vockël të hapësirës publike që qeveria nuk e kontrollon në mënyrë të tërthortë apo të drejtpërdrejtë, duke përdorur gjithfarë llagapesh për atë që e njohim me raste si “opinion”, “gazetari”, “propagandë” apo “disinformim”, llagape të tilla si “sharlatanë”, “kazanë”, “shpifës”, “rrezik për opinionin publik” etj. etj.

Këto të gjitha llagape mund të konsiderohen si abuzime të drejta ose të padrejta, në masën e duhur ose në disproporcion nga ana e kryeministrit përballë hapësirës së diskutimeve publike në Shqipëri. Por kur kjo gjuhë shoqërohet me fjalime zyrtarësh aspak të bindur në vetvete mbi nisma ligjore për “rregullimin e portaleve” apo “rregullimin e komenteve fyese”, ky me të vërtetë bëhet “kërcënim serioz” si ato të Kinës kundër Amerikës.

Disa ditë pasi kryeministri shprehu talentin e tij në monologun e përjavshëm në Facebook kundër opinionistëve dhe portaleve, Ministrja e Inovacionit Mirela Harito rinxorri edhe një herë nga pluhuri një projektligj të diskutuar fillimisht në mars të këtij viti të quajtur “për disa ndryshime në ligjin Për Tregtinë Elektronike”.

Sipas Haritos, komentet fyese nëpër portale do të jenë të ndëshkueshme. Por ajo vetë e pranoi se projektligji i marsit, i cili, në vetvete, mbart një rrezik të vockël dhe të largët që një ditë, ne të ndëshkohemi për komentet tona nëpër internet, është mbajtur prej muajsh “në proces konsultimi” dhe se hë për hë, “nuk ka ngut” për të zbatuar kërcënimin 137 “serioz” për komentatorët, analistët dhe portalet.

Sa për informacion, nëse nuk e keni dëgjuar ndonjë herë, Shqipëria ka miratuar që në vitin 2009 një ligj “për tregtinë elektronike” që rregullon shitblerjen e mallrave dhe shërbimeve në distancë, përmes përdorimit të teknologjisë së informacionit. Nëse nuk e keni dëgjuar se ky ligj ekziston, kjo ka ndodhur për një arsye konkrete: Shqipëria efektivisht nuk ka tregti elektronike, d.m.th, që tregtia elektronike ka përmasa mikroskopike dhe rrjedhimisht, ligji ka mbetur një fletushkë pa kurrfarë rëndësie në jetët tona.

Ndryshimet e propozuara nga Harito me stil në mars të këtij viti, synonin mes të tjerash, të përfshinin indirekt edhe mediat si subjekte të “tregtisë elektronike”. Ndonëse në ligj nuk shkruhet asgjë konkrete për komente fyese, në disa deklarata, Harito e ka bërë të qartë se ka ndër mend të shënjestrojë me këtë ligj “komentet fyese”. Por mjaftoi që, ligji të aludonte në ndonjë farë mënyre shënjestrimin e hapësirës së komenteve apo informacionit duke e konsideruar atë si mall që duhet të ketë një etiketë me përbërjen, shkaktoi reagime të shumta në kohën kur Harito bëri propozimin fillestar dhe ligji u la në harresë.

Kërcënimi aspak serioz me ligjin për tregtinë elektronike është i tillë për shkak se shteti ynë, aktualisht  nuk ka fuqi të zbatojë ligje shumë më të rëndësishme e krahasimisht më të thjeshta se sa ky. Shteti shqiptar nuk ka këllqe për të zbatuar ligje të tilla si ndalimi i tregtisë së daterit apo ndalimi i prerjes së pyjeve, e gjasat që do të policojë hapësirën e pafundme të internetit janë praktikisht zero.

Edhe Kina e paralajmëronte Amerikën për disa pasoja ekstreme dhe tepër negative për të, në paralajmërimet e saj “serioze” të viteve 1950-’60, por nuk është se sqaronte shumë se si do të kalohej nga “kërcënimi serioz” deri te pasojat konkrete.

Një kërcënim tjetër “serioz” për lirinë e medias u shfaq në kalendarin e Kuvendit të Shqipërisë disa javë më parë. Bëhet fjalë për një ndryshim në kodin civil të njohur si “amendamenti Bregu“. Amendamenti u propozua fillimisht në prill 2015, u rrëzua si një nismë e palogjikshme dhe e pavlefshme dhe u harrua për një vit e gjysmë para se të rishfaqej si fantazmë e një nisme të harruar me dëshirë edhe nga vetë propozuesja, e cila as nuk e ka tërhequr propozimin dhe as nuk dëshiron ta çojë përpara.

Kërcënimi akoma më serioz i qeverisë ndaj medias qe nisma e kryeministrit Edi Rama për kriminalizimin e shpifjes ndaj zyrtarëve të lartë dhe dënimin me tre vjet burg. Kërcënimi serioz, i cili u zbulua nga media në mesditën e 11 nëntorit 2015, i mbijetoi zemërimit të publikut dhe të organizmave ndërkombëtare vetëm 12 orë. Mëngjesin e 12 nëntorit, Rama vetë deklaroi në Facebook se do ta tërhiqte projektligjin për “ta përmirësuar”. Dhe megjithëse kanë kaluar sakaq një vit nga koha kur projektligji u “tërhoq për përmirësim”, ai ka mbetur aty, në ndonjë raft të kryeministrisë ku ka zënë pluhur pa mundur të riciklohet.

Kërcënime të tilla me gjoba, bllokime etj. etj. ka gjasa që do të vijojnë të mbeten “kërcënime serioze” si ato të Kinës ndaj Amerikës.

Etiketa: basteBurgDibraEdi RamaEdmond PanaritiFacebookKinaKryeministri Edi RamaLigjLuftaMASMedianismaParapasojaPortaletProjektligjProjektligjiQeveriaQeveria shqiptareRamarrezikSHSHBAshqipShqipëriShqipëriashqiptaretë drejtatregti
Tjetri
Kush e shkaktoi krizën e refugjatëve?

Nga 193 shtete, 10 më të varfrat po presin gjysmën e refugjatëve në botë

veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
flamingo

Revolucionet pa dhunë, ose kur fjalori duhet të ndryshojë

11:37 | 19/06/2026
zig zag

“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

07:56 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.