Foto11 May 2017

Ballkonet e shpërfytyruara të familjeve shqiptare (Fotoreportazh)

"Të lëna në harresë dhe pa asnjë mirëmbajtje, ballkonet në shumë pallate të Tiranës ofrojnë një pamje ekzotike, që nuk lidhet aspak me funksionin arkitekturor të një ballkoni," vëzhgon fotografja Loreta Cuka në një seri fotografish të shkrepura muajt e fundit në kryeqytet.

Autor: Loreta Cuka BIRN Tiranë
Printo

Një grua pastron me shtupë ballkonin e një shtëpie në Tiranë. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Konceptuar nga aspekti arkitekturor si një nga hapësirat e frymëmarrjes së apartamenteve në jetën e ngushtë urbane, ballkonet zakonisht duhet të shërbejnë si një “dalje” çlodhjeje për në jetën e qytetit.

Megjithatë, tradita shqiptare vazhdon t’i shohë ballkonet si një depo të jashtme të shtëpisë, ku familjarët ngjeshin sendet e panevojshme, varin rrobat për t’u tharë (problem që shumë shtete të përparuara e kanë zgjidhur me tharëset elektrike) apo thjesht i lënë ato të palyera dhe të rrënuara.

Kjo të përcjell ndjesinë se ballkonet kanë reshtur së kryeri funksionin e tyre arkitekturor të kalimit të një kohe qetësie dhe soditjeje duke u shndërruar në një hapësirë ku kalohen fare pak minuta për një punë të caktuar.

Përgjatë muajve të fundit, në një gjueti të vazhdueshme të pamjeve të tilla ekzotike në Tiranë, ajo që të bën më shumë përshtypje është kontrasti i këtij neglizhimi me merakun e shumënjohur të shqiptarëve për t’i pritur miqtë në gjendjen më të mirë të shtëpisë.

Parë në kontekstin më të gjerë social, e gjitha kjo reflekton disa faktorë kyçë të jetës së qytete të mëdha dhe shoqërisë shqiptare.

Së pari, planifikimi urban i qyteteve është inekzistent dhe ka çuar në një kaos ndërtimesh jashtë çdo standardi jetese, pa respektuar hapësirat ndarëse, normën e gjelbërimit dhe lejet ndërtimore – duke mos lënë asnjë dëshirë për të dalë në ballkon për ta këqyrur.

Së dyti, duket se shqiptarët po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë jashtë shtëpisë për arsye të ndryshme, që nga angazhimet e punës te kalimi i kohës në kafene. Shqipëria është vendi i dytë në botë për proporcionin e numrit të kafeneve për 100.000 banorët pas Spanjës.

Së treti, gjithnjë në mendimin dhe frymëzimin personal të një fotografeje, mirëmbajtja e kësaj hapësire dhe dalja në ballkon për të soditur kërkon një qetësi mendore dhe mirëqenie sociale që shumëkujt i mungon. Përballë dëshirës së përhapur për të gjetur një të ardhme më të mirë në një shtet tjetër europian, në sytë e mi ballkonet e shëmtuara ose janë shenjë e një shprese të humbur ose neglizhencë që vjen prej përqendrimit te largimi nga Shqipëria.

Fotoreportazhi

Pamje e një ballkoni në Tiranë. Foto: Loreta Cuka/BIRN