AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata Kushtetuese rrëzon pragun 1% për kandidatët e pavarur

Sami CurringaSami Curri
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese gjatë një mbledhjeje. Foto: Gjykata Kushtetuese.

Pas ankimit të ish-kandidatit të pavarur, Elton Debreshi, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se kufizimi cenon të drejtën kushtetuese për t’u zgjedhur si dhe parimin e barazisë në ligj dhe ndalimit të diskriminimit.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi të martën pragun 1% të votave në rang kombëtar për kandidatët e pavarur, duke e konsideruar si antikushtetuese fjalinë e dytë të pikës 1 në nenin 62 të Kodit Zgjedhor – që barazon kandidatët e propozuar nga zgjedhësit me ata të propozuar nga partitë politike.

Çështja e pragut u dërgua para Gjykatës Kushtetuese nga kandidati i pavarur për deputet Elton Debreshi në prill të këtij viti.

Sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, të cilat u miratuan në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste dhe Kuvendi i kontrolluar prej saj tetorin e vitit 2020, subjektet zgjedhore duhej të merrnin 1% të votave në rang kombëtar, para se të fitojnë të drejtën të përfshihen në llogaritjen e mandateve.

Përfaqësuesi ligjor i Debreshit, avokati Gentian Serjani e quajti një fitore për shoqërinë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi i hap rrugë një gare të ndershme zgjedhore.

“Dakordësia ime si avokat dhe e Eltonit mbi këtë padi ishte që rezultati pozitiv, nëse do të pranohej, nuk do të kishte efekt drejtpërdrejtë tek Eltoni, por tek shoqëria shqiptare. Tashmë çdokush që nuk ndan të njëjtin mendim me forcat politike aktuale, mundet të garojë pa u trajtuar në mënyrë të pabarabartë nga Kodi Zgjedhor,” tha Serjani për BIRN.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se kufizimi i njëjtë si për kandidatët e pavarur ashtu edhe për ata që mbështeten nga partitë politike apo koalicionet zgjedhore cenon të drejtën kushtetuese për t’u zgjedhur, në lidhje me parimin e barazisë në ligj dhe ndalimit të diskriminimit.

Në zgjedhjet e 25 prillit, Elton Debreshi ishte kandidati i vetëm i pavarur që garoi në qarkun e Dibrës dhe arriti të grumbullonte vetëm 580 vota. Në rang kombëtar garuan 5 kandidatë të pavarur, por asnjëri prej tyre nuk arriti të zgjidhej deputet.

Etiketa: BIRNDebreshideputetElton DebreshifitoreGentian SerjaniGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesekandidatëtKodi ZgjedhorkushtetueseKuvendiLigjpadiParaPartiaPartia SocialisteshqiptareVotaZgjedhjetZgjedhjet e 25 prillit
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Irena Hoxha – Gjykata e Tiranës

Skeda e pasurisë së deklaruar –Irena Hoxha – Gjykata e Tiranës

a person with a neon sticker on their arm saying no to bullying

KMD dhe Policia dënojnë dhunën e ushtruar ndaj të miturës në Fier

18:09 | 09/07/2026
photo 2026 07 06 20 18 14

Opinionet nga autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

07:28 | 09/07/2026
Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës

Dërgohet në gjyq grupi që trafikoi 7 ton kokainë drejt BE-së

11:32 | 08/07/2026
vijat e kuqe të kontrollit të informacionit në mediat shqiptare

‘Vijat e kuqe’ të pronësisë po rrisin autocensurën në mediat shqiptare

09:15 | 08/07/2026
edi rama dhe blendi gonxhe

Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West

18:40 | 07/07/2026
SPAK

Arrestohet Emiljan Burba, drejtuesi i një grupi të trafikut të drogës

16:26 | 07/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.