AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Lirohet 25-vjeçarja e arrestuar për përhapje paniku

Geri EmiringaGeri Emiri
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqi për marrjen e masës së sigurisë ndaj Xhuljana Aliaj, e arrestuar pë përhapje paniku. Foto: Geri Emiri

Gjykata vendosi me masë sigurie “detyrim paraqitje” për një 25-vjeçare të arrestuar për përhapje paniku, por e cilësoi arrestimin e saj të ligjshëm.

Gjyqi për marrjen e masës së sigurisë ndaj Xhuljana Aliaj, e arrestuar pë përhapje paniku. Foto: Geri Emiri

Në një seancë gjyqësore të tensionuar dhe në një sallë në të cilën dukeshin plasaritjet dhe që u shkund nga lëkundje tërmeti në 2.8 shkallë rihter gjatë gjyqit, Gjykata e Durrësit cilësoi të ligjshëm arrestimin e Xhuljana Aliajt, 25 vjeç dhe vendosjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj saj.

Aliaj akuzohet “për përhapje të panikut”, pasi në profilin e saj në Facebook shpërndau lidhje nga një media italiane dhe bëri një status në të cilin shprehej për evakuim të një zone në Durrës. Mbrojtja mohoi akuzën dhe kërkoi që arrestimi të konsiderohej i paligjshëm.

Prokurori Madrid Kullolli që kërkoi ndaj Aliajt masë sigurie “detyrim paraqitje” e justifikoi atë në seancë. Prokurori tha se “Duhet kuptuar ankthi i Xhulianës dhe se nuk ka patur si qëllim përhapjen e panikut, por e ka bërë (statusin) në nxitim e sipër”. Ai tha se duhej marrë parsysh arsimi dhe fakti që ishte banore e prekur nga lëkundjet, por shotoi se kishte nevojë të vijonte verifikimin dhe për këtë kërkoi masën e sigurisë.

Nga ana tjetër avokati i të resë kërkoi lirimin e saj nga çdo masë sigurie, ndërsa fajësoi policinë për panikun. “Paniku është përhapur pas arrestimit. Kush është lidhja shkak-pasojë? Është kujdesur për komunitetin. Vepër penale do të ishte gjithashtu nëse Xhuljana do ta kishte këtë informacion dhe nuk do të njoftonte”, tha avokati Stefan Topalli.

Në seancë ishin të pranishëm të afërm të 25 vjeçares dhe pjesëtarë të famullisë së Kishës Katolike në të cilën ajo ishte pjesë, anëtarë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të opozitës.

Babai i të arrestuarës Fatmir Aliaj tha pas seancës se e konsideronte të rëndë dhe kriminal arrestimin e të bijës nga policia. Ai tha se ajo ishte arrestuar pa asnjë fakt pa asnjë bazë. “Tërmet ka qenë ky për mua”, ndërsa tha se Xhuliana e ka përjetuar edhe më keq. Ai u ankua se e bija ishte arrestuar me 5 furgona policie.

Ndërsa famulltari i Kishës së Shën Domenikut të Kishës Katolike, Durrës të cilën Xhuliana e frekuenton tha se ajo nuk ka vepruar me dashakeqësi. “Qëllimi që të bëjmë diçka dhe të mos rrimë pasiv”, tha ai.

Gjyqtari Paulin Çera pasi dëgjoi palët, vendosi të konsiderojë të ligjshëm arrestimin dhe nga ana tjetër lërë 25 vejçaren e cila ka mbaruar studimet në ekonomi me masë “detyrim paraqitjeje”.

Arrestimi i të resë u pasua me shumë reagime në rrjetet sociale, ndërsa ai u pa si vijim i përpjekjes  së qeverisë për të kontrolluar me forcë mediat.

Etiketa: arrestimiArsimidetyrimDurrësekonomievakuimFacebookGeri EmiriGjykataGjykata e DurrësitGjyqGjyqiKishëMadrid KullolliMASMbrojtjaMediapanikuPaulin ÇeraPoliciaProkuroriRrjetet socialeSHtërmet
Tjetri
Tentativa e Ramës për cenzurë dështon ndërsa kryeministri akuzon mediat se kanë “nxirë situatën”

Kryeministri kërcënon mediat: Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.