AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Marifetet Tregtare të Trump

Dani RodrikngaDani Rodrik
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti Donald Trump më 24 shtator 2017. (AP Photo/Evan Vucci)

Imbalancat dhe pabarazitë e gjeneruara nga ekonomia botërore nuk mund të luftohen duke mbrojtur pak industri me lidhje të forta politike, duke përdorur arsye qartazi qesharake të sigurisë kombëtare si një justifikim. Një proteksionizëm i tillë është një marifet, jo një axhendë serioze për reformën e tregtisë.

Presidenti Donald Trump më 24 shtator 2017. (AP Photo/Evan Vucci)

Lehja e presidentit të SHBA Donald Trump në politikën tregtare ka qenë deri tani shumë më e fortë se sa kafshimi. Por kjo mund të jetë duke ndryshuar. Në janar, ai rriti tarifat mbi lavatriçet dhe panelet diellore të importuara. Tani, ai ka urdhëruar tarifa të rënda për çelikun dhe aluminin e importuar (25% dhe 10% respektivisht), duke e bazuar këtë lëvizje mbi një përjashtim rrallë të përdorur nga rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë për arsye të sigurisë kombëtare.

Shumë komentatorë kanë reaguar me tepri ndaj mundësisë që imponimi i këtyre tarifave të shkaktojë një “luftë tregtare” dhe akoma më keq. Një ekspert i quajti tarifat mbi çelikun dhe aluminin kufizimet më domethënëse që nga viti 1971, kur presidenti Richard M. Nixon vendosi një tarifë 10% për të gjitha importet në përgjigje të deficitit tregtar të SHBA, dhe parashikoi se, “kjo do të ketë pasoja të stërmëdha për rendin botëror të tregtisë.”Wall Street Journal shkroi se tarifat e Trump ishin “gabimi më i rëndë në politika i presidencës së tij – një pretendim mbresëlënës nëse shohim gabimet e administratës së tij në lidhje me Rusinë, FBI-në, Korenë e Veriut, imigrimin, taksimin, nacionalizmin e bardhë dhe shumë të tjera.

Realiteti është që masat tregtare të Trump përbëjnë vetëm patate të vogla. Në veçanti, ato janë shumë të dobëta në krahasim me shkallën dhe objektivat e politikave proteksioniste të presidentit Ronald Reagan në vitet 1980. Reagan rriti tarifat dhe shtrëngoi kufizimet në një gamë të gjerë industrish, përfshirë tekstilet, makinat, motorët, çelikun, lëndën drusore, sheqerin dhe elektronikën. Ai është i famshëm se i bëri presion Japonisë të pranonte kufizime “vullnetare” në eksportin e makinave. Ai imponoi 100% tarifë në disa produkte japoneze të elektronikës kur Japonia aludohet se dështoi të mbante të larta çmimet e mikroçipeve të eksportuara.

Njësoj si politikat e Trump dhunojnë frymën, por jo germën e marrëveshjeve të sotme të tregtisë, kufizimet tregtare të Reagan shfrytëzuan vrima që gjenden në marrëveshjet ekzistuese. Ata ishin po aq shumë një devijim nga praktikat dominuese të kohës sa frika për një “proteksionizmë të ri” u bë e gjithëpërhapur. “Ka shumë rrezik që i gjithë sistemi do të shkatërrohet,” shkroi në atë kohë një avokat i tregtisë “ose që sistemi global do të bjerë në realitetin e zymtë të viteve 1930.”

Këto paralajmërime rezultuan tepër alarmiste. Ekonomia e botës nuk u prek shumë nga rikthimi i përkohshëm te proteksionizmi në viteve ’80, nga tendenca e përgjithshme drejt liberalizimit të tregtisë. Në fakt, ai proteksionizëm mundet edhe të ketë sjellë përfitime. Proteksionizmi i Reagan funksionoi si një valvul sigurie, e cila çliroi avullin politik, duke shmangur në këtë mënyrë telashe më të mëdha.

Dhe sapo makroekonomia e SHBA u përmirësua, ritmi i globalizimit u përshpejtua. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut, OBT (e cila në mënyrë eksplicite ndaloi vetëpërmbajtjet “vullnetare” në eksport të përdorura nga Reagan), dhe bumi i eksporteve të Kinës pasuan në vitet 1990, siç ndodhi edhe me heqjen e kufizimeve që kishin mbetur mbi financat ndërkufitare.

Proteksionizmi i Trump mund të ketë pasoja shumë të ndryshme; historia nuk ka nevojë të përsërisë veten. Sa për një gjë, edhe nëse ndikimi i tyre i përgjithshëm mbetet i kufizuar, kufizimet tregtare të Trump kanë një cilësi më të njëanshme ballore. Shumica e proteksionizmit të Reagan u negociua me partnerët tregtarë dhe u dizajnua për të lehtësuar barrën ekonomike mbi eksportuesit.

Vetëpërmbajtjet vullnetare në eksporte (VER sipas akronimit në anglisht) të viteve 1980 në makina dhe çelik, u administruan nga vendet eksportuese. Kjo i mundësoi kompanive japoneze dhe europiane të bashkëpunojnë në rritjen e çmimeve të tyre të eksportit për tregjet e SHBA-së. Për më tepër, këto kompani mund të jenë bërë edhe më fitimprurëse falë kufizimeve tregtare amerikane. Por ka pak mundësi që eksportuesit koreano-jugor të makinave lartëse ose eksportuesit kinezë të paneleve diellore do të kenë të njëjtin fat sot. Unilateralizmi i Trump do të shkaktojë më shumë zemërim ndaj partnerëve tregtarë dhe për rrjedhojë ka gjasa do të shkaktojë hakmarrje.

Një kontrast tjetër me masat e epokës së Reagan është se ne po jetojmë sot në një fazë më të përparuar të globalizimit dhe problemet që kanë shoqëruar këtë globalizim janë më të mëdha. Shtyrja drejt hiper-globalizimit e viteve 1990 ka shkaktuar ndasi të thella mes atyre që lulëzojnë në ekonominë botërore dhe mbajnë vlerat e saj dhe atyre që mbeten të varfër. Për rrjedhojë, forcat e nacionalizmit dhe nativizmit ka gjasa janë më të fuqishme sot nga sa kanë qenë në çdo kohë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Ndërsa politikat e Trump supozohet se synojnë të rivendosin drejtësinë në tregtinë botërore, ata përkeqësojnë në vend që t’i zbusin problemet. Siç tregojnë Jared Bernstein dhe Dean Baker, tarifat e Trump ka gjasa do të sjellin përfitime për një minorancë të vogël të punëtorëve në industritë e mbrojtura në kurriz të shumicës dërrmuese të punëtorëve në industritë e tjera. Imbalancat dhe pabarazitë e gjeneruara nga ekonomia botërore nuk mund të luftohen duke mbrojtur pak industri të lidhura politikisht, duke përdorur arsye dukshëm qesharake të sigurisë kombëtare si justifikim. Një proteksionizëm i tillë është një cicmic, jo një axhendë serioze për reformë në tregti.

Një axhendë serioze reforme duhet të jetë kontrolli i proteksionizmit të përdorura nga kompanitë e ilaçeve dhe profesionistëve të aftë, të tillë si mjekët, argumentojnë Bernstein dhe Baker. Axhenda e vërtetë është të trajtohen problemet e dampingut shoqëror dhe autonomisë në politika duke rinegociuar rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë në mënyrë shumëpalëshe. Dhe ajo duhet të shënjestrojë fushat ku përfitimet nga tregtia janë ende shumë të mëdha, të tilla si mobiliteti ndërkombëtar i punëtorëve, dhe jo fushat që japin përfitim për vetëm disa interesa të caktuara.

Por është arena vendëse ajo ku puna më e madhe duhet të bëhet, Riparimi i kontratës sociale në shtëpi kërkon një gamë politikash shoqërorë, në taksim dhe inovim për të krijuar terrenin për një version të shekullit të 21 të Marrëveshjes së Re[i]. Por me uljen e taksave për korporatat dhe derregullimin, Trump po lëviz në drejtim të kundërt. Herët apo vonë, natyra shkatërrimtare e axhendës së brendshme të Trump do t’i bëhet e qartë edhe votuesve të tij. Në atë pikë, lufta tregtare e modës së vjetër mund të jetë e parezistueshme, një masë që do të ofrojë heqje vëmendje dhe maskim politik.

[i] New Deal është marrëveshja sociale e famshme e viteve 1930, me programe sociale të shumta të ndërmarra në Shtetet e Bashkuara pas Depresionit të Madh.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Trump’s Trade Gimmickry

Etiketa: Donald TrumpEkonomiaFBIFinancatglobalizimImportetJaponiaKontrollikufizimeLuftalufta tregtareMakinaMarrëveshjaMASMjekmjekëOBTpasojaProject SyndicatePunaPunëPunëtorPunëtorërrezikSHSHBAshtatorShtetet e BashkuaraTaksimtregtiTrump
Tjetri
Serbia forcon sigurinë përpara ‘vizitës historike’ të presidentit kinez

Të mos kuptosh realitetin për të parë Xi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.