AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mungesa e avokatëve shtyn seancën e gjyqit për gjysmën e “Dosjes 184”

Sami CurringaSami Curri
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-drejtori i Zyrës Arsimore Drini Gjeci, dhe Nuri Meda, ish-Administrator i Tominit, gjatë seancës gjyqësore. Foto:Sami Curri

Avokatët e dy të akuzuarve Drini Gjeci dhe Nuri Meda që po gjykohen në një proces të shkurtuar munguan në seancë, duke sjellë edhe shtyrje të procesit. Dy të akuzuarit e tjerë Robert Aga dhe Hasan Hoti, do gjykohen në një proces të thelluar.

Ish-drejtori i Zyrës Arsimore Drini Gjeci, dhe Nuri Meda, ish-Administrator i Tominit, gjatë seancës gjyqësore. Foto: Sami Curri

Gjykata e Dibrës shtyu të enjten seancën e gjykimit për dy të pandehur, që janë nën akuzë si pjesë e skemës së manipulimit të zgjedhjeve të vitit 2016 në Dibër. Shtyrja e seancës u mor për shkak të mungesës së avokatëve të të pandehurve.

Në seancën e së enjtes ishin të pranishëm dy prej të akuzuarve nga prokuroria, ish-drejtori i Zyrës Arsimore Drini Gjeci, në akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “shantazh të zgjedhësve”, dhe Nuri Meda, ish-Administrator i Tominit, që akuzohet për kanosje të zgjedhësve më shumë se njëherë dhe shpërdorim detyre.

Hasan Hoti, ish-Administrator i Lurës akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe ish-shefi i Komisariatit të Dibrës, Robert Aga, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre” kanë kërkuar gjykim të thelluar dhe po gjykohen në një proces të dytë, seanca për të cilin është në 26 korrik.

Gjyqtari Ardit Kuka, ndryshe nga herët e tjera vendosi që seanca të zhvillohej me dyer të hapura. Kuka në një seancë të mëparshme pati nxjerrë nga salla gazetarët me arsyetimin për respektimin e masave anti-Covid. Në seancën e të enjtes gjyqtari tha se duke parë vëmendjen publike të madhe për çështjen, gazetarët do të lejoheshin.

Avokatët e të pandehurve kishin sjellë në rrugë elektronike në Gjykatën e Dibrës arsyetimin e mungesës në seancë për arsye shëndetësore dhe mbingarkesë të çështjeve që do të duhej të merrnin pjesë në gjykatat e Tiranës. Prokurori i çështjes, Urim Buci ishte dakord që gjyqi të shtyhej në mungesë të avokatëve.

Avokati Indrit Sefa, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në një bisedë telefonike, i tha BIRN se një shtyrje e tillë e seancave si pasojë e mungesës së avokatëve bëhet me qëllimin që kjo çështje të jetë sa më larg vëmendjes së opinionit publik. “Nga vonesa nuk fitojnë nga ana procedurale. Sa më shumë të bjeri jehona aq me kollaj për palët për të përfituar”, tha Sefa. Ai tha se dosja ishte copëtuar qëllimisht për ta bërë më të parëndësishme.

Dosja 184, me përgjime që implikojnë  u dërgua në gjykatë në fund të vitit që shkoi,  ndërsa më 12 shkurt 2021 Gjykata e Dibrës e kaloi për gjykim. Dosja 184 që solli debate të shumta në skenën politike në vend u mbajt për një kohë të gjatë në sirtarët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe më pas ndërroi disa herë duar prokurorësh duke e kthyer në një ping-pong mes Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë së Dibrës për çështje të kompetencës.  Seanca e radhës do të jetë më 8 shtator 2021 në orën 12.

Etiketa: 184AgaArdit KukaBIRNCOVIDdebateDosjaDosja 184Drini GjecigazetarGjykataGjykatëgjykimGjyqGjyqiHasan HotiHotiIndrit SefakanosjeNuri MedaPartisë DemokratikeprokurorProkuroriProkuroriaRobert AgaSeancaSHshantazhShpërdorim detyreshtatorShtyrjeTiranëUrim Buci
Tjetri
Atletët nga Ballkani të etur për lavdi në Lojërat Olimpike në Tokio

Atletët nga Ballkani të etur për lavdi në Lojërat Olimpike në Tokio

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.