AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Protesta kundër HEC në Thirrë, policia ndalon 33 pjesëmarrës

Elvis HilangaElvis Hila
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Banorë e aktivistë përplasen me policinë në Thirrë. Foto:Elvis Hila

Policia e Lezhës shoqëroi 33 persona që protestuan kundër ndërtimit të një hidrocentrali dhe fabrike uji në Thirrë, mes të cilëve edhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. Ata akuzohen për protestë të paligjshme.

Banorë e aktivistë përplasen me policinë në Thirrë. Foto:Elvis Hila

Rreth 33 protestues u shoqëruan nga policia të dielën pasdite, pas një proteste kundër ndërtimit të një hidrocentrali në Thirrë të Mirditës. Protestuesit, mes të cilëve edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nga Kosova, kërkuan ndalimin e ndërtimit të hidrocentralit dhe akuzojnë kompaninë që ka fituar koncesionin për falsifikim të dokumenteve. Ata bllokuan për disa minuta “Rrugën e Kombit” dhe u përplasën me policinë.

Policia e cilësoi protestën të paligjshme. “Këta shtetas kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë, Mirditë duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

I pranishëm në protestë kandidati i pavarur për deputet në qarkun e Lezhës, Iljaz Shehu i mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri,  akuzoi policinë se synonte të arrestonte aktivistët me akuza të rreme. “Ky është presion politik i drejtuar kundër LVV dhe kandidatëve të saj të pavarur”, shkroi Shehu.

Vetëvendosje ka mbështetur protestën e banorëve dhe Marin Nikolla, që drejton fushatën e Shehur në Lezhë, i tha BIRN se ndër 33 të ndaluarit janë rreth 20 aktivistë të saj, ndërsa pjesa tjetër janë banorë të zonës. Në një komunikatë në mbrëmje LVV në Tiranë kërkoi lirimin e të ndaluarve, ndërsa tha se as ata as banorët e Thirrës nuk intimidoheshin. “Aty ku pushteti shfaq frikë, për vendin nis të shfaqet fillimi i lirisë!”, thuhet në komunikatë.

Kjo ishte protesta e dytë e banorëve të fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një HEC-i dhe një fabrike ujit në ketë zonë. Në protestën e së dielës atyre ju bashkuan  një sërë organizatash mjedisore, dy deputetë të LVV nga Kosova, kandidati për deputet i saj në Lezhë dhe aktivistë.

Protestuesit u mblodhën pranë Tunelit të Thirrës dhe me pankarta në duar e thirrjet “Mos na vidhni ujin”, marshuan drejt kantierit të ndërtimit. Pasi qëndruan për disa minuta aty, protestuesit  u rikthyen sërish në “Rrugën e Kombit”. Në hyrje të tunelit ata u përplasën me policinë, duke arritur që të thyejnë kordonin e bluve e të bllokojnë për rreth 20 minuta pjesën e rrugës që të çon drejt Kukësit.

Banorët thanë në protestë se do i ndalojnë ndërtimet, pavarësisht kërcënimeve dhe shantazheve nga koncensionari dhe pushtetar vendor. “I kemi bërë ankesat në të gjitha institucionet shtetërore dhe të gjitha kanë heshtur. Firma po favorizohet nga institucionet shtetërore me qëllim që të kryej 51% të punimeve që të fitojë gjyqin, por ne nuk do ta lejojmë”, thotë Besnik Paci, banor i zonës.

Ndërsa të tjerë banorë paralajmerojnë vetëgjyqësi, nëse shteti nuk do të marrë masa. “Shteti ka falimentuar dhe e vetmja zgjidhje është që të ndërhyjmë privatisht. Na kanë shantazhuar e kërcënuar, por ne nuk do të ndalemi”, thotë një banorë.

“Thirra dhe Sangu nuk dorëzohen përballë kësaj mafie shtetërore që do t’i shkatërrojë bukuritë natyrore” thotë Ruta Bajraktari, një e moshuar.

Enver Dukolli Deputet i Levizjes Vetëvendosje në Kosovë foli në protestë dhe kërkoi që qeveria të reagonte ndaj kërkesave të qytetarëve.  “Çështjet ambjentale janë çështje jetike, prandaj kur dështon zëri i arsyes tek institucionet qytetaria aktive është përgjigja më e mirë”, tha ai.

Menjëherë pas protestës, policia që ishte përplasur edhe më herët me protestuesit shoqëroi 33 persona, mes të cilëve edhe gazetarin e televizionit Fax Neës Preng Gjikola.

Leja për ndërtimin e HEC-it dhe fabrikës së ujit në zonën e Thirrës është dhënë 20 qershor 2018 dhe projekti po zbatohet nga kompania “Sang 1” shpk. Banorët e akuzojnë kompaninë për falsifikim të firmave dhe kanë bërë kallëzim penal ndaj saj. Kompania i ka mohuar akuzat.

Protesta e banorëve të Thirrës është më e fundit në një listë të gjatë protestash në fshatra të ndryshëm të vendit kundër dhënies me koncesion për HEC-e të burimeve lokale të ujit.

Prej vitit 2002  qeveritë në Shqipëri kanë firmosur 183 kontrata koncensionare për ndërtimin e 524 hidrocentraleve. Nga këto leje të dhëna, një pjesë kanë përfunduar së ndërtuari, 100 janë në proces ndërtimi dhe 127 nuk kanë filluar ende të ndërtohen.

Ndërtimi i tyre është shoqëruar me protesta dhe përplasje të dhunshme me banorë të zonave që akuzojnë se nuk janë përfillur në vendimmarrje. Një sërë procesesh gjyqësore vijojnë për HEC-t në Valbonë e zona të tjera të vendit kryesisht mbi të njëjtat arsye.

Etiketa: aktivistAktivistëAkuzaBanorëBIRNdeputetElvis HilaGjyqHECIljazKoncesionKosovaLezhëLokaleMasaMilotMirditëMorinPoliciaProtestaprotesteprotestuesQeveriaSangshqipShqipëriThirrëVetëvendosje
Tjetri
Protesta kundër HEC në Thirrë, policia ndalon 33 pjesëmarrës

Protesta në Thirrë, policia arreston "organizatorin" dhe 3 aktivistë të Vetëvendosjes

376989f9 a3fc 47aa 9050 eab8cee8b38b 1

Krijimi i aleancave ndërmjet aleatëve të SHBA-së

12:43 | 09/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

“Përvojë transformuese”: Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri

08:29 | 09/06/2026
Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me SPAK për dosjen “Partizani”

Genc Ruli deklaron në gjyqin ndaj Berishës se në vitin 2005 e kishin në program kthimin e pronave

19:25 | 08/06/2026
KLP emëron Joni Ketën në krye të BKH-së

Apeli Administrativ rikthen për rishqyrtim në KLP kërkesën për masë ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

19:11 | 08/06/2026
1280px kufr ad deek.protest.4

Njeriu që mund t’i sjellë Trump-it paqe në Lindjen e Mesme

15:39 | 08/06/2026
rama 2 ps

Fundi i palavdishëm i makiavelizmit

14:00 | 08/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.