AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Rumania feston çmimin Nobel të Stefan Hell në kimi

Marian ChiriacngaMarian Chiriac
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Stefan Hell në qendër pas një konference për shtyp të dhënë me rastin e marrjes së çmimit Nobel në Kimi në institutin Max Planck në Gotingen të Gjermanisë. Ai e fitoi çmimin nobel bashkë me shkencëtarët amerikanë Eric Betzig dhe William E. Moerner për zhvillimin e metodave që kanë përmirësuar në mënyrë dramatike rezolucionin e mikroskopeve optike. (AP Photo/Hubert Jelinek)

Një nga fituesit e çmimit Nobel të kimisë, Stefan Hell është një shkencëtar gjerman i lindur në Rumani.

Stefan Hell në qendër pas një konference për shtyp të dhënë me rastin e marrjes së çmimit Nobel në Kimi në institutin Max Planck në Gotingen të Gjermanisë. Ai e fitoi çmimin nobel bashkë me shkencëtarët amerikanë Eric Betzig dhe William E. Moerner për zhvillimin e metodave që kanë përmirësuar në mënyrë dramatike rezolucionin e mikroskopeve optike. (AP Photo/Hubert Jelinek)
Stefan Hell në qendër pas një konference për shtyp të dhënë me rastin e marrjes së çmimit Nobel në Kimi në institutin Max Planck në Gotingen të Gjermanisë. Ai e fitoi çmimin nobel bashkë me shkencëtarët amerikanë Eric Betzig dhe William E. Moerner për zhvillimin e metodave që kanë përmirësuar në mënyrë dramatike rezolucionin e mikroskopeve optike. (AP Photo/Hubert Jelinek)

Stefan Hell, krahas shkencëtarëve amerikanë Eric Betzig dhe William Moerner, fituan të mërkurën Çmimin Nobel për zhvillimin e një mikroskopi me rezolucion super të lartë.

Falë arritjeve të tyre, mikroskopët tashmë mund të shikojnë në “botën nano,” sipas komitetit të Çmimit Nobel.

I lindur më 1962 në Arad, Rumania perëndimore, Hell u largua nga vendi më 1978 dhe u vendos në Gjermani bashkë me familjen e tij. Hell është tashmë drejtor te Instituti Max Planxk për Kiminë Biofizike në Gotingen të Gjermanisë dhe kreu i divizionit në Qendrën Kërkimore të Kancerit në Heidelberg.

Ai ka PhD nga Universiteti i Heidelbergut. Ai është edhe anëtar nderi i Akademisë së Rumanisë.

Mihnea Costoiu, ministri i Rumanisë për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor tha se çmimi qe “një lajm i madh” për Rumaninë.

“Natyrisht, Hell është produkt i shkollës dhe shkencës së Gjermanisë, por ne jemi të lumtur gjithashtu për shkak se një pjesë e kërkimit të tij është kryer në bashkëpunim me shkencëtarët e Rumanisë,” shtoi ministri.

Çmimi Nobel përbën  një obsesion popullor në Rumani. Diskutimet mbi faktin se “sa larg jemi ne nga Çmimi Nobel” në këtë apo atë fushë, shfaqen herë pas here në media çdo tetor, në një kombinim të pasigurisë me krenarinë.

Deri tani, asnjë nënshtetas rumun  nuk e ka fituar kurrë çmimin Nobel. Gjithsesi, ka katër nobelistë të lindur në Rumani, përfshirë Hell.

Shkencëtari amerikan George Palade fitoi çmimin Nobel në Mjekësi më 1974, Ellie Ëiesel, gjithashtu për SHBA-në, fitoi çmim Nobel për paqe më 1986 ndërsa Herta Muller e Gjermanisë mori çmimin e Letërsisë më 2009.

Siuata është e ngjashme në të gjitha vendet e Ballkanit, ku fituesit e çmimeve Nobel shpesh kanë identitete komplekse. Shkencëtari Vladimir Prelog pati lindur në Sarajevë me prindër me origjinë kroate dhe fitoi çmimin Nobel në Kimi më 1975 për punën e kryer më së shumti në Zvicër.

Leopold Ružička, shkencëtar i lindur në Kroaci fitoi çmimin Nobel në Kimi por punoi shumicën dërrmuese të jetës së tij në Zvicër.

Shkrimtari jugosllav Ivo Andric, i cili fitoi çmimin Nobel në Letërsi më 1961, pretendohet njëkohësisht nga Serbia dhe Bosnja.

Elias Canetti, gjithashtu Nobelist në Letërsi më 1981, pati lindur në Bullgari por shkroi më së shumti në gjermanisht dhe qe nënshtetas britanik kur fitoi çmimin.

Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Nënë Tereza e Kalkutës, pati lindur në vitin 1910 në Shkup, në atë kohë pjesë e Perandorisë Osmane, kaloi shumicën e jetës në Indi por qe shqiptare. Nënë Tereza e fitoi çmimin Nobel më 1979.

Ferid Murati, shkencëtari amerikan që fitoi çmimin Nobel në Mjekësi në vitin 1998 me origjinë shqiptare.

Etiketa: BosnjaBullgariGjermaniIndikonferenceKroaciletërsiMediaMjekmjekëpaqePunëRumaniRumaniaSerbiaSHBAShkupshqiptareUniversitetiZvicër
Tjetri
“Nobeli” i letërsisë, edhe një herë jashtë Shqipërisë

“Nobeli” i letërsisë, edhe një herë jashtë Shqipërisë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.