AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Të dalësh i pastër nga tortura

Fred AbrahamsngaFred Abrahams
12 years më parë
në Blog, Faqja e pare, Nyje Debati
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Shqipëria duhet të ndjekë rrugën e Senatit të SHBA-ve duke thënë të vërtetën mbi rolin e saj në programin e hetimeve antiterroriste të CIA-s dhe transferimit të të burgosurve.

fred abrahams, prizrenTë martën Komiteti i Shërbimeve Sekrete të Senatit të Shteteve të Bashkuara publikoi një përmbledhje të shumëpritur të raportit të vet me 6,700 faqe mbi burgjet sekrete të CIA-s dhe torturat pas sulmeve të 11 shtatorit 2011 kundër Shteteve të Bashkuara. Shqipëria duhet të mbajë shënim.

Përmbledhja 525 faqëshe ofron analizën më të detajuar deri më sot të abuzimeve që ndodhën. Duke përdorur vetë dokumentet e CIA-s (por jo videokasetat e 92 seancave të marrjeve në pyetje të cilat CIA i shkatërroi), ai përshkruan se si CIA detyroi disa të burgosur të qëndrojnë në këmbë ndërsa i kishin këmbët e thyera, i përplasi pas mureve pa rroba në qeli të ftohta, dhe i vendosi ato nën “përmbytje,” një formë ekzekutimi të rremë. Disa të burgosur vuajtën praktikën acaruese të quajtur “ushqim me supostë,” një sulm seksual analog me përdhunimin me një objekt.

Në mënyrë domethënëse, raporti doli në konkluzionin se kjo torturë nuk ia doli të prodhojë të dhëna të vlefshme të cilat hetuesit mund t’i nxirrnin edhe përmes mjeteve të ligjshme. Në të vërtetë, disa nga viktimat e tyre po jepnin informacione të vlefshme para se tortura të fillonte.

Vetë dokumentet e CIA-s bëjnë të qartë se zyrtarët më të lartë amerikanë planifikuan dhe autorizuan torturimin dhe pastaj orkestruan një fushatë për ta fshehur atë. Agjencia gënjeu mbi programin te zyrtarët e tjerë, duke trumbetuar në mënyrë të rreme suksesin e programit.

Kur hyri në zyrë, Presidenti Barack Obama e ndaloi menjëherë përdorimin e të ashtuquajturave “teknika hetimore të shtuara” dhe së fundmi deklaroi publikisht se SHBA-të kanë “torturuar disa njerëz”. Por ai ka refuzuar të autorizojë një hetim gjithëpërfshirës mbi përdorimin e torturës nga CIA, aq më pak të përndjekë përgjegjësit. Dy hetime të vogla, asnjëra prej të cilave nuk përfshiu komunikimin me viktimat, rezultuan pa aktakuza.

Për rrjedhojë, asnjë zyrtar i lartë i Shteteve të Bashkuara nuk është mbajtur përgjegjës për akuzat e shumta dhe të mirëdokumentuara për përdorim torture, keqtrajtim dhe transferimet e paligjshme gjatë administratës së George Ë. Bush. Për të gjitha këto krime, pandëshkueshmëria sundon.

Shqipëria pati një rol, megjithëse të vogël, në programin e diskretituar prej kohësh të burgjeve “në zona të zeza”. Në një rast ajo shërbeu si vend hedhjeje për një të burgosur të liruar i cili qe ndaluar në mënyrë false. Në një rast tjetër dukshëm qe një pikë tranzit mes burgjeve sekrete.

Në rastin e parë, më 28 maj 2004, CIA dërgoi aty një nënshtetas të Gjermanisë me prejardhje libaneze me emrin Khaled el-Masri, të cilin e pati rrëmbyer gabimisht në Maqedoni në bazë të një programi anti-terrorizmi, nga Kabuli në bazën ushtarake të Kuçovës. Sipas raportit të Senatit, pasi el-Masri mbërriti në Shqipëri “oficerët e liruan atë dhe e dërguan drejt një pike kufitare të rreme, ku oficerë të tjerë i thanë atij se do të riatdhesohej në Gjermani për shkak se kishte hyrë ilegalisht.” El-Masri udhëtoi për në Gjermani një ditë më pas.

Më 2012, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut vendosi që Maqedonia ka dhunuar ndalimin e torturës në lidhje me rolin e saj në rrëmbimin e el-Masrit dhe në transferimin e tij të paligjshëm.

Në rastin tjetër, Shqipëria dukej se qe një pikë tranzit për të burgosurit që lëviznin mes burgjeve të ndryshme sekrete të CIA-s në Rumani dhe Lituani. Sipas Parlamentit Europian dhe të tjerëve, më 5 tetor 2005 CIA fluturoi një avion çarter Gulfstream IV me numër N308AB nga Bukureshti në Tiranë, dukshëm me së paku një “të ndaluar me vlerë të lartë.” Shpejt pas kësaj, një avion tjetër çarter i CIA-s, një Boeing 737 me numër N787ËH, la Tiranën dhe u nis për në Vilnius. (Në raportin e Senatit, Rumania është identifikuar si “Vendi i Ndalimit i Zi” dhe Lituania si “Vendi i Ndalimit Vjollcë.”) Se sa të burgosur kanë kaluar tranzit në Shqipëri mbetet e paqartë.

Shqipëria duhet të thotë të vërtetën mbi rolin e saj në këto punë të pista. Edhe nëse askush nuk është torturuar në tokën shqiptare si pjesë e programit të transferimit të të burgosurve, vendi ndihmoi në transferimin e paligjshëm të së paku një personi për te ose nga një burg sekret.

Shqipëria e ka ratifikuar Konventën e OKB-së kundër Torturës, si dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Këto kërkojnë që vendi të hetojë në mënyrë tërësore dhe të paanshme të gjitha akuzat për dhunime të rënda të të drejtave të njeriut dhe t’i mbajë dhunuesit përgjegjës.

Sa për fillim, qeveria duhet të ndjekë rrugën e Senatit të SHBA-së dhe të informojë publikun mbi rolin që luajti në programin e paligjshëm të CIA-s. Shqiptarët e dinë nga eksperienca e tyre e hidhur se burgjet sekrete dhe tortura janë ligjërisht dhe moralisht të gabuara.

Etiketa: AnalizëBarack ObamaBurgGjermaniGjykataHetimhetimekeqtrajtimKrimeKuçLigjLituaniMaqedoniMaqedoniaOKBParapërmbytjepike kufitareQeveriaRaportiRumaniRumaniasekretSHSHBAshqipShqipëriShqipëriashqiptareSulmTerrorizmiTiranëtorturatorture
Tjetri
Zhduket dosja për korrupsion në EULEX

Zhduket dosja për korrupsion në EULEX

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.