AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Video-skandali dhe spitali utopik i qeverisë

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
11 years më parë
në Blog, Faqja e pare
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtoresha e QSUT Ogerta Manastriliu | Foto nga Franc Zhurda/LSA

Skandali me sfond seksual në QSUT nxjerr në pah sëmundjet kronike të sistemit shëndetësor dhe menaxhimit të tij.

Drejtoresha e QSUT Ogerta Manastriliu | Foto nga Frannc Zhurda/LSA
Drejtoresha e QSUT Ogerta Manastriliu | Foto nga Frannc Zhurda/LSA

Video-skandali i regjistruar në urgjencën e QSUT-së dhe i postuar në rrjetet sociale me lehtësinë e një shakaje të hidhur adoleshentësh i dha një kthesë të fortë debatit publik në vend. Parada mediatike e reformave të kabinetit “Rama” që mbylli vitin 2014 u harrua shpejt, pas zbulimit se sistemi shëndetësor në vend mbetet në të njëjtën gjendje si më parë, pavarësisht premtimeve të bujshme e propagandës së pakursyer të qeverisjes së majtë.

Videoja kishte si protagoniste një adoleshente në kllapi, në një prej shtretërve të urgjencës së spitalit kryesor të vendit. Rasti do e donte që në ndihmë të saj të vraponin mjekë a infermierë, por sekserët e funeraleve duket se janë rekordmenët e shpejtësisë në spitalet tona.

Një personazh i tillë iu gjend adoleshentes tek shtrati i spitalit, ku kish përfunduar pa ndjenja pas teprimit me alkoolin. I zhgënjyer nga humbja e një rasti për biznes me vdekjen, sekseri duket se u argëtua megjithatë nga skenat e papërgjegjshme të dy të rinjve që preknin dhe ngacmonin seksualisht para kameras vajzën; një lojë makabre doktorësh, ku doktorët nuk u dukën gjëkund.

Videoja e hedhur në rrjetet sociale u thith ende pa u verifikuar prej dhjetra faqe mediash online e për çudinë e të gjithëve, pohimi për vërtetësinë e saj erdhi nga drejtoresha “reformatore” e QSUT-të, Ogerta Manastirliu. Si drejtoresha ashtu edhe qeveria, kuptohet që nuk mund të kenë sy e veshë gjithkund.

Në Shqipëri e botë kanë ndodhur e do ndodhin ngjarje ku e ku më të rënda se sa loja perverse e dy të rinjve të çartur me mikeshën e tyre në një dhomë spitali. Por video-skandali riktheu në vëmendje se çfarë shkon keq në sistemin tonë shëndetësore dhe sa larg është ky realitet nga të ashtuquajturat reforma, që ka prezantuar deri më sot qeveria.

Si një ngjarje e kronikës së zezë, video-skandali në spital i konsumoi etapat e veta; tre protagonistët e videos ndodhen pas hekurave, ndërsa policia zbardhi rrethanat e ngjarjes, që me gjasë ka ndodhur në shkurt të vitit 2014.

Pikëpyetjet ngrihen paskëtaj mbi stafin e ri që menaxhon sistemin shëndetësor në vend, aftësinë e tyre për ta parë të vërtetën në sy dhe projektin e qeverisë “Rama” për këtë gropë septike të kahershme të tranzicionit shqiptar.

Si një menaxhere e përzgjedhur nga Rama, Ogerta Manastirliu e nisi punën e saj në drejtimin e QSUT-së me prishjen e kioskave rreth spitaleve dhe lyerjen e mureve, por dëshmitë tregojnë se ky makiazh nuk ka prekur zemrën e një sistemi që vihet në lëvizje nga korrupsioni e përballë të cilit, jeta e njeriut vlen fare pak.

Edhe pse drejtoresha e QSUT-së nuk mund të bëhet përgjegjëse për videon, mungesa e stafit mjekësor dhe prania e një sekseri funeralesh në një dhomë urgjence flet fort për spitalin që ajo drejton prej shtatorit të vitit 2013.

Përpjekja në ngut e saj për t’ia faturuar ngjarjen paraardhësve, e përgënjeshtruar më pas nga policia rëndoi pozitat e saj, duke e kthyer në një objekt talljeje publike. Deklarata e rreme, sipas stilit të njohur të kësaj qeverie qe edhe nga më e keqja mund të prodhohet një ngjarje pozitive, stonoi rëndshëm dhe vuri në dyshim seriozitetin e drejtuesve të rinj përballë gjendjes reale në spitale.

Pacientët e spitaleve shqiptare vazhdojnë të peshohen nga xhepat, të trajtohen shpesh si kavie e të rendin drejt farmacive për medikamentet më elementare. Të lenguarit lihen në mëshirë të fatit mbi shtretër ku nuk rend askush, nëse nuk kanë paguar më parë mjekët apo ndihmësit e tyre.

Fasadat nuk mund t’i japin shkëlqim një mjekësie të sëmurë, nëse shërimi nuk do të kërkohet tek integriteti i mjekëve. Përkundër kësaj mundësie, ministri i Shëndetësisë e ka parë zgjidhjen tek procedurat e tenderimeve gjithëfarësoj; për ilaçe, aparatura, check-up-e.

Video-skandali shërbeu gjithashtu për t’i thirrur mendjes e kujtuar premtimin më bombastik të Ramës gjatë fushatës së 2013-s për shëndetësinë falas. Mjekët dhe ekspertët rrudhën buzët në mosbesim ndërsa opinioni publik e quajti më populistin ndër premtimet e kryeministrit të ri.

Një vit e gjysmë pas ngjitjes në pushtet të Ramës, projekti i shëndetësisë falas është tretur në harresë. Gjurmë të këtij premtimi kanë mbetur vetëm në deklaratat e ministrit të tij të Shëndetësisë, kur flet për spitale utopike në korridoret e pavioneve ku shëtisin lirisht sekserët e funeraleve.

Etiketa: adoleshentëCheck-upKorrupsioniMjekmjekëOgerta ManastirliuParaPoliciaPunëQeveriaQSUTRamaReformaRrjetet socialeSHshqipShqipërishqiptareSpitalspitaletvideo
Tjetri
Bosnja: Trazira të reja në horizont

Bosnja: Trazira të reja në horizont

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.