AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Protestuesit: “Ultimatum” 48 orë qeverisë së Kosovës

Zijadin GashingaZijadin Gashi
11 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Faqja e pare, Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një protestues me flamurin shqiptar pëpara qeverisë së Kosovës | Foto nga : Visar Kryeziu/AP

Në emër të mijëra protestuesve të tubuar në qendër të Prishtinës të shtunën, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i ka dhënë kryeministrit Isa Mustafa një afat prej 48 orësh për të shkarkuar ministrin për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviç

Një protestues me flamurin shqiptar pëpara qeverisë së Kosovës | Foto nga : Visar Kryeziu/AP
Një protestues me flamurin shqiptar pëpara qeverisë së Kosovës | Foto nga : Visar Kryeziu/AP

Mijëra njerëz kanë protestuar në qendër të Prishtinës me thirrjet “Trepça është e jona”, “Jabllanoviç jashtë”.

Kjo protestë fillimisht ishte thirrur nga shoqata “Thirrjet e Nënave” dhe Lëvizja Vetëvendosje. Por, ajo ishte mbështetur edhe nga partitë tjera opozitare dhe organizata të ndryshme.

Qytetarët, e ardhur nga vise të ndryshme të Kosovës u mblodhën fillimisht tek Biblioteka Kombëtare për të vazhduar më pas marshin para ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Masës së tubuar, fillimisht u është drejtuar Nesrete Kumnova, nga shoqata Thirrjet e Nënave. Ajo tha se kjo protestë po e kundërshton fashizmin e Serbisë, e cila la mijëra të vrarë e të pagjetur, mbi 20 mijë femra të dhunuara dhe tani po i fyen nënat e dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

“Po çfarë ndjenja ka kjo qeveri kur sot në karriget e lara me gjak u ul Lista Serbe”, ka thënë Kumnova, e përcjellë me brohoritjet e masës “Srpska Jashtë”…

Më pas, protestuesve u është drejtuar edhe lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti. Sipas tij, kjo qeveri i ka ditët e numëruara pasi që nuk ka dalë në mbrojtje të interesave të shtetit dhe qytetarëve të saj. Rrjedhimisht edhe i ka dhënë një afat prej 48 orësh për shkarkimin e Jabllanoviçit, ose përballje me protesta të tjera.

“I japim ultimatum 48, pra deri të hënën në orën 16:00, qeveria e Isa Mustafës ka afat që ta shkarkoj Aleksandar Jabllanoviçit”, ka thënë Kurti para masës së tubuar.

Rreth orës 16:00, Kurti e ka shpallur të përfunduar protestën. Por, një grup ishte ndarë nga masa dhe po hidhte për më gjatë se 30 minuta gurë në drejtim të ndërtesës së qeverisë.

Si pasojë, vëreheshin demolime të pjesës më të madhe të xhamave të dritareve të kësaj ndërtese.

Më pas, Policia e Kosovës ka përdorur gazin lotësjellës për të shpërnda këtë grup protestuesish duke u larguar kanë demoluar edhe disa terasa të lokaleve në qendër të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se protesta fillimisht ishte e qetë, por më pas ajo ka eskaluar pasi që një grup nuk ishte shpërndarë. Si pasojë, ai ka thënë se kishte edhe të paktën tre persona të ndaluar, kurse nga ana e policisë, tre policë të lënduar.

“Ne jemi detyruar që të intervenojmë për t’i shpërndarë protestuesit dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes qytetarëve tjerë që nuk kanë qenë pjesë e protestës. Dhuna e tyre ka vazhduar edhe përtej objektit të qeverisë duke dëmtuar edhe xhamat e një biznesi që ka qenë afër”, ka thënë Kelani.

Protesta, sipas organizatorëve kishte për qëllim nxjerrjen e Ligjit për Trepçën dhe shpalljen e këtij kombinati ndërmarrje publike.

Çështja e Trepçës, që llogaritet si një prej gjigantëve të zhvillimit ekonomik të Kosovës, është nxitur pas deklaratave të zyrtarëve të qeverisë së Serbisë për të inicuar bisedime me Prishtinën në dialogun politik në Bruksel.

Thirrjet e vazhdueshme të protestuesve janë që Trepça është pasuri e Kosovës dhe askujt tjetër. Po ashtu, protestuesit kërkojnë edhe shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviç, i cili i ka quajtur “egërsira” nënat protestuese në Gjakovë.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se protestat janë e drejtë e qytetarëve, por ministri Aleksandar Jabllanoviç, sipas tij, nuk është problemi më i madh i Kosovës.

Këto komente Mustafa i ka bërë në Pejë, në kohën kur në Prishtinë po zhvillohej protesta me thirrjet “Jabllanoviq jashtë, Trepça është e jona”.

“Konsideroj që ministri Jabllanoviq nuk është problemi më i madh i Kosovës dhe nuk është çështja që ne duhet fokusojmë të gjitha energjitë tona politike, ato do i përkushtojmë në rritjen e punësimit, në investimet nga jashtë që vijnë në shtetin ligjor”, ka thënë Mustafa.

Në orët e mbrëmjes, policia ka vënë nën kontroll gjendjen dhe në qendër të Prishtinës ishte qetë. Organizatorët, ndërkaq, kanë paralajmëruar një tjetër protestë për të martën më 27 janar.

Copyright (c) 2011. RFE/RL, Inc. E ribotuar me lejen e Radios Evropa e Lirë , 1201 Connecticut Ave., N.W. Uashington DC 20036.

Etiketa: Albin Kurtibiblioteka kombëtarebisedimeBrukseldhunaEvropaIsa MustafaKosovëMASMasambrojtjepaktParaPoliciaPolicia e KosovësProtestaProtestatprotestuesPunëQeveriaSHTrepçaVetëvendosje
Tjetri
Polemika në distancë pas protestës në Kosovë

Polemika në distancë pas protestës në Kosovë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.