AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Zvonko Veselinoviç, dikur i shumëkërkuar, sot i lirë

Bekim BislimingaBekim Bislimi
11 years më parë
në Analiza, Faqja e pare, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zvonko Veselinoviç

Zvonko Veselinoviç, i ashtuquajturi biznesmeni kontrovers nga veriu i Kosovës, i cili nga gjykata serbe ishte akuzuar për krime ekonomike dhe nxitje të dhunës, është liruar, për “mungesë të argumentimit të përgjegjësisë, qoftë për krime ekonomike, qoftë për nxitje të dhunës”.

Zvonko Veselinoviç
Zvonko Veselinoviç

Zvonko Veselinoviç nga Zveçani, i dyshuar nga KFOR-i për organizimin e trazirave në veri të Kosovës dhe sulme mbi pjesëtarët e këtij misioni, është liruar në Beograd nga akuzat për krime ekonomike.

Ndryshe nga koha kur ishte arrestuar Veselinoviç, sot politikanët në Serbi nuk e trajtojnë si temë të rëndësishme. Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, thotë se nuk e ka idenë e qartë se për kë bëhet fjalë.

“Nuk kam ide se për çka bëhet fjalë. Kjo është diçka në lidhje me Kosovën, se a i janë marrë dikujt kamionët. Kjo ka ndodhur dje dhe nuk mund të komentoj rreth kësaj”, u ka thënë Vuçiç gazetarëve.

Ndryshe, me 20 dhjetor të vitit 2011, Veselinoviç ishte arrestuar nga policia serbe në Kopaonik, nën dyshimin se ka prodhuar dhe ka nxjerrë në qarkullim armë dhe materie shpërthyese. Por, ky arrestim kishte ndodhur pasi që KFOR-i e kishte quajtur si organizatorin kryesor të sulmeve mbi pjesëtarët e forcave ndërkombëtare në Jarinë, në kufirin Kosovë – Serbi.

Më pas, Veselinoviç ishte ballafaquar me akuzën se në mënyrë të jashtëligjshme kishte përvetësuar 32 kamionë në pronë të kompanisë “Hipo-Alpe Adrija”.

Veselinoviç, është përmendur edhe në kontekstin e barrikadave në veri të Kosovës, të cilat atë vit ishin vendosur nga serbët lokalë, në afërsi të vendkalimit kufitar.

Gjithashtu, mbahet mend edhe deklarata e atëhershme e liderit opozitar nga Partia Progresiste Serbe, Tomislav Nikoliç, aktualisht kryetar i Serbisë, i cili pati thënë se “duhen mjaft fakte që të arsyetohet arrestimi i njeriut, i cili i ka ndihmuar qëndresën e serbëve në tre muajt më të vështirë”.

Por, Dragan Popoviç, nga Qendra për Politikë Praktike në Beograd, duke folur për Radion Evropa e Lirë, e ka vlerësuar Zvonko Veselinoviçin si një personalitet kolorit.

“Ka arritur në vëmendjen e opinionit në vitin 2011, kur barrikadat ishin aktuale dhe atëherë e kemi kuptuar se ai është një nga njerëzit më të fuqishëm dhe me të pasur në veriun e Kosovës dhe praktikisht një lloj komandanti i të gjitha atyre, ti quajmë, strukturave paralele të sigurisë në veri të Kosovës, të cilët pas vënies së barrikadave vendosnin se kur do t’i hiqnin ato”.

“Përndryshe, për atë se sa ka qenë i fuqishëm, flet fakti se ai fliste mjaft jo këndshëm me Borko Stefanoviçin, atëherë udhëheqësin e bisedimeve. Madje ia pati ndaluar që të hyjë në Kosovë”, tha Popoviç.

Ai shtoi se sipas informatave që ka, Veselinoviç është “njeri i rrezikshëm dhe i fuqishëm” dhe se akuzat që i ishin bërë më tepër ishin “për t’i hedhur pluhur në sy opinionit”, se sa që ishin akuza serioze për krime ekonomike, ku ai dukej se ishte përfshirë.

Veselinoviç , gjithashtu, ishte përfolur në medie si një nga organizatorët e ekonomisë jolegale, kontrabandës së naftës, e cila zhvillohej përmes vendkalimeve kufitare të pakontrolluara në atë kohë, në Jarinë dhe Bërnjak, por edhe shumë vendkalimeve tjera ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Popoviç vlerëson se edhe sot gjërat nuk kanë ndryshuar shumë, për sa i përket kontrabandës.

“Kanë mbetur kanalet e shumëfishta, të paprekura, të ashtuquajturat rrugë alternative, përmes të cilave ju mund të hyni në Kosovë pa asnjë kontroll. Gjithashtu, në veri të Kosovës ka mbetur një lloj i strukturës paralele”, tha Popoviç.

Ndryshe, me 27 shtator të vitit 2011 në Jarinë, një grup i serbëve i udhëhequr nga Zvonko Veselinoviç , sulmoi ushtarët e KFOR-it duke lënë të plagosur 4 nga ta.

Situata e krijuar pasoi operacionin e forcave të rendit në Kosovë më 25 korrik 2011 për të vënë nën kontroll kufijtë e veriut të Kosovës me Serbinë.

Në muajin dhjetor të vitit 2011, KFOR-i e kishte identifikuar Zvonko Veselinoviç in dhe vëllanë e tij, Zharko Veselinoviç , si organizatorë dhe liderë të akteve të dhunës ndaj ushtarëve të KFOR-it, te barrikadat në Jarinë dhe Jagnenicë.

Asokohe, komandanti i KFOR-it, Erhard Drevs, pati thënë se “sulmet e dhunshme në Jarinë janë organizuar dhe udhëhequr nga Zvonko Veselinoviç i, përderisa konflikti në Jagnenicë është udhëhequr nga vëllai i tij”, duke shtuar se kanë video incizime që mbështesin këto pohime, të cilat i janë dërguar edhe EULEX-it.

Me 20 dhjetor 2011, policia serbe pati arrestuar Zvonko Veselinoviçin, në territorin e Kopaonikut nën dyshimet se është marrë me aktivitet kriminale.

Me 22 dhjetor 2011, Policia e EULEX-it kishte bastisur shtëpinë e Veselinoviç it në fshatin Dolani, afër Zveçanit, Sipas zyrtarëve të EULEX-it, bastisja ishte bërë “në kuadër të një hetimi, i cili është i ndërlidhur me krimin e organizuar, kontrabandën me mallra dhe kontrabandën me narkotikë”.

Një vit më pas, në dhjetor 2012, në Serbi kishte filluar gjykimi ndaj Zvonko Veselinoviç it dhe dy të tjerëve, të cilët akuzoheshin se kishin përvetësuar në mënyrë të paligjshme 32 kamionë nga kompania “Hipo-Alpe Adria “. Një pjesë e këtyre kamionëve thuhet se është gjetur në Kosovë.

Copyright (c) 2011. RFE/RL, Inc. E ribotuar me lejen e Radios Evropa e Lirë , 1201 Connecticut Ave., N.W. Uashington DC 20036.

Etiketa: AkuzaArrestimarrestimiBeogradDhunëEULEXEvropagazetarGjykataKFORkontrabandëKosovëKrimekryetarMjaftNarkotikPartiaPoliciaSerbishtatorVeriu i Kosovësvideo
Tjetri
Serbia e ndarë rreth memorialeve të ‘luftës çlirimtare’

Serbia e ndarë rreth memorialeve të ‘luftës çlirimtare’

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.