AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Dyshimet për komplot vrasjeje përfshijnë kryeprokurorin e ri të Kosovës

Nate TabakJeta XharrangaNate TabakdheJeta Xharra
11 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Investigime, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aleksandër Lumezi, kryeprokurori i ri i Kosovës. Foto: BIRN.

Letra dërguar Presidentes që lidh Aleksandër Lumezin me krime të rënda rëndon telashet e gjyqësorit në Kosovë.

Aleksandër Lumezi, kryeprokurori i ri i Kosovës. Foto: BIRN.
Aleksandër Lumezi, kryeprokurori i ri i Kosovës. Foto: BIRN.

Prokurorët e BE-së dhe Kosovës po hetojnë dyshimet se kryeprokurori i ri i Kosovës, i cili sot kreu betimin, mund të jetë i përfshirë në korrupsion dhe në planifikimin e një vrasjeje.

Dyshimet shfaqen në një letër dërguar nga një prokuror finlandez për Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Prokurori i EULEX, Heikki Wendorf, e dërgoi letrën ditën e hënë, një ditë para se Presidentja të dekretonte Aleksandër Lumezin si kryeprokuror të Kosovës.

“Kemi marrë informacion rreth kandidatit Z Lumezi me dyshime për përgatitje vrasjeje/korrupsioni. Verifikimi i dyshimeve është në punë e sipër”, Wendorf shkroi në letrën e parë nga BIRN.

“Pa marrë një qëndrim nëse informacioni është korrekt apo jo, ne dëshirojmë t’jua kalojmë ju këtë informacion Zonja Presidente në dobi të drejtësisë”, shkruhet në letër.

Wendorf drejton një task forcë të pavarur që po heton dyshimet që zyrtarë të EULEX morën ryshfete për të shtrembëruar kursin e drejtësisë.

Kjo task forcë u formua në vitin 2013 nga EULEX dhe autoritetet e Kosovës, dhe operon nën autoritetin e prokurorisë së shtetit.

Mandati i saj përfshin hetimin e akuzave të ngritura nga një ish-prokurore britanike e EULEX, Maria Bamieh, sipas së cilës, një gjykatës dhe një prokuror morën ryshfet.

Letra e Wendorf nuk jep detaje mbi dyshimet ndaj Lumezit, emërimi i të cilit vjen pas një beteje 8-mujore me Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Lumezi i ka hedhur poshtë dyshimet duke thënë se ato përfaqësojnë një përpjekje për ta penguar që të bëhet kryeprokuror i Kosovës.

“Ka pasur një fushatë aktive për të njollosur kandidimin tim si prokuror i Shtetit”, Lumezi i tha BIRN. “Në këtë mënyrë, mendoj se këto grupe mund të kenë mbjellë informacione false në skuadrën e Wendorf – por po pres për informata të tjera”.

Shefi i EULEX Gabriele Meucci veproi me shpejtësi për ta distancuar misionin nga letra e Wendorf.

“Përmbajtja e korrespondencës nuk pasqyron qëndrimin e Misionit”, Meucci shkroi në një letër dërguar Jahjagës ditën e hënë, e cila gjithashtu është siguruar nga BIRN.

Në një sqarim të mëvonshëm për median, ai shtoi se ligjet e Kosovës parashikojnë mekanizma për adresimin e pohimeve kundër personelit gjyqësor të Kosovës. “Këto pohime do të duhej të paraqiteshin para organeve gjyqësore të Kosovës”, vërejti Meucci.

Ai sugjeroi se Lumezi ishte verifikuar sakaq. “Vlen të përmendet se deri më tash, sikundër Misioni është në dijeni, gjithë shqyrtimet dhe verifikimet e nevojshme janë kryer më parë në procedurë, në pajtim me ligjin e Kosovës, dhe nga institucionet relevante të Kosovës”, tha ai.

Letra e dërguar presidentes nga prokurori finlandez.
Letra e dërguar presidentes nga prokurori finlandez.

Deri të mërkurën, pyetjet e BIRN mbi letrën nuk morën përgjigje nga zyra e presidentit dhe Wendorf.

Dyshimet ndaj Lumezit kërcënojnë ta destabilizojnë më tej sistemin e drejtësisë në Kosovë në një kohë që kjo e fundit po merr përsipër një barrë më të madhe ndërsa EULEX po zvogëlon rolin e tij.

Lumezi po merr kontrollin e një sistemi prokurorial që tani ka rolin kryesor mbi çështje shumë sensitive korrupsioni që më parë trajtoheshin nga EULEX.

Kryeprokurori i mëparshëm, Sylë Hoxha, tha se nuk ishte në dijeni të dyshimeve ndaj Lumezit, pavarësisht se task forca e hetimit ishte nën autoritetin e tij deri më sot.

“Jam i habitur që ata më kapërcyen për të komunikuar me Presidenten e Kosovës mbi informacionin që në radhë të parë e medoemos duhet të më ishte dhënë mua”, tha Hoxha.

Hoxha tha se nëse ai dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës do të ishin në dijeni të hetimit mbi Lumezin, ai nuk do të ishte emëruar kurrë. Hoxha ishte ndër anëtarët e këshillit që e kanë kundërshtuar me forcë Lumezin.

Dyshimet gjithashtu nxjerrin në pah tensione të mundshme ndërmjet lidershipit të EULEX-it dhe një prokurori të ngarkuar me detyrën e hetimit të misionit, në vijim të akuzave të Maria Bamieh.

Një raport i pavarur, publikuar këtë muaj nga akademiku francez Zhan Pol Zhak, kritikonte mënyrën sesi EULEX kishte trajtuar akuzat e ngritura nga prokurorja britanike, në veçanti, faktin se ato nuk u hetuan që në fillim nga misioni.

Letra e Wendorf, gjithashtu hedh dyshime të reja mbi korrupsion brenda EULEX.

“Ka dyshime se disa zyrtarë të mëparshëm dhe aktualë të EULEX kanë pasur kontakte të shpeshta me të dyshuar vendas me akses në pothuajse 200 milionë euro”, shkruhet aty.

Zëdhënësi i EULEX, Roland Bless, vërejti se ndërsa Wendorf punon për misionin, ai nuk është në zinxhirin e komandës.

“Wendorf është pjesë e një hetimi, i cili është nën autoritetin e prokurorisë së Kosovës. Letra e tij nuk konstaton pozicionin e Misionit dhe as ishte ajo e autorizuar nga kreu i Misionit”, theksoi Bless.

Marrë nga Kallxo.com.

Etiketa: BEBIRNEULEXEuroGjykatëGjykatësGjyqJahjagaKorrupsionKorrupsioniKosovëKrimeParapresidenteprokurorProkuroreProkuroriraportryshfettensione
Tjetri
Pse po na çudit emigrimi?

Eksodi, fajin e ka ai tjetri

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.