AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Metamorfoza e krimit drejt politikës: a mund të priten fijet?

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
11 years më parë
në Analiza, Faqja e pare, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku, duke vizituar punime publike në Shkodër. Foto: Facebook

Dy vjet pas ngjitjes së një duzine deputetësh me të shkuar të errët në parlament, procesi i dekriminalizimit të politikës përballet me mungesën e vullnetit dhe skepticizmin e gjerë të publikut. 

Komisioni i posaçëm parlamentar për dekriminalizimin.
Komisioni i posaçëm parlamentar për dekriminalizimin.

Arben Ndoka, një ish-i dënuar për trafik prostitucioni dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë hoqi dorë nga mandati javën e kaluar, duke pranuar pas mohimit 2-vjeçar të shkuarën e tij të errët. Pas mënjanimit nga politika, Ndoka u përball edhe me një kallëzim për fshehjen e burimeve të 1.5 milionë eurove pasuri.

Profili i ish-deputetit të Lezhës mund të përmblidhet në trinomin “para-pushtet-muskuj”; kaq shumë i kërkuar nga krerët e politikës shqiptare në kohë përballjesh elektorale apo gjatë  luftës për pushtet.

Zgjerimi i territorit të krimit drejt fushës së politikës ka qenë një fenomen i vjetër i dy dekadave të trazicionit shqiptar. Megjithatë, kufijtë thuajse u shkrinë në zgjedhjet parlamentare të 2013-s, kur një duzinë deputetësh me të shkuar të errët u ngjitën në parlament.

Dy vjet më pas, Partia Socialiste ka humbur katër deputetë prej së ashtuquajturës “listë e zezë”, ndërkohë që laku është ngushtuar rreth kryeministrit Rama, të cilit i kërkohet një pakt për pastrimin e politikës nga krimi.

Partia Demokratike ka dorëzuar së fundmi dy projektligje në Kuvend për të realizuar largimin nga jeta politike e njerëzve me të shkuar kriminale, ndërsa një komision i posaçëm parlamentar është ngritur për të realizuar këtë proces.

Përfaqësues të opozitës kërkojnë që objekt i këtij procesi të bëhen të gjithë personat me rekorde kriminale, përfshirë edhe ata që nuk kanë pasur mbi shpinë një vendim gjykate. Për t’i identifikuar, opozita kërkon të drejtën e marrjes së shenjave të gishtave.

Mazhoranca nuk pranon të vërë në diskutim prezumimin e pafajësisë, duke paralajmëruar se po përgatit një draft të vetin. Megjithatë, procesi ka nisur me largimin e detyruar të katër deputetëve nga radhët e PS-së dhe dorëheqja e Ndokës pritet të mos jetë e vetmja në këtë stinë të re politike.

Ngjitja drejt pushtetit  

Përtej diskutimit ligjor, shpërthimi në sipërfaqe i pakteve dikur të fshehta ka ngritur mjaft pikëpyetje mbi sistemin politik që Shqipëria ndërtoi në dy dekada tranzicion dhe arsyet e bashkëjetesës së ngushtë të krimit me politikën.

Vëzhgues të politikës dhe të krimit të organizuar në Shqipëri argumentojnë se personazhe të tillë kanë mundur të penetrojnë në politikë, falë tranformimit të partive shqiptare nga formacione ideologjike në grupacione interesash politiko-ekonomike.

Kryeministri Edi Rama dhe deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku, duke vizituar punime publike në Shkodër. Foto: Facebook
Kryeministri Edi Rama dhe deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku, duke vizituar punime publike në Shkodër. Foto: Facebook

Fuqizimi i krimit të organizuar dhe dalja e tij nga bota informale përmes investimit të parave në biznese dhe lidhje politike ka sjellë imponimin e tyre edhe në hapësirën ligjore.

Politologu Afrim Krasniqi argumenton për BIRN se Partia Socialiste është më e ekspozuar ndaj këtij fenomeni, pasi në opozitë mbijetoi përmes financimit informal nga këto grupime e në 2013 kërkoi ardhjen me çdo kusht në pushtet. Ai shpjegon megjithatë se e njëjta situatë gjendet edhe tek partitë e tjera që fituan mandate parlamentare në zgjedhjet e 2013.

“Si të tilla, ato kanë krijuar rrjete të fuqishme mbështetjeje informale, kryesisht nga grupe informale biznesi, shumica e të cilave përbëjnë pjesën e errët të shoqërisë,” tha Krasniqi për BIRN.

Studiuesi Fabian Zhilla ia atribuon këtë situatë “legalizimit” të individëve që paratë i bënë përmes krimit dhe përgjatë tranzicionit i investuan në biznese. Kryetarët e bandave sipas tij u kthyen në presidentë kompanish, ndërsa lidhjet e tyre me botën e krimit dhe të biznesit u vunë në funksion të politikës.

“Politikës shqiptare i janë dashur të dy karakteret dhe nëse deri dje kriminelët ndihmonin pas “kuintave”, sot ata bisnesmenët-mafiozë kanë dalë dukshëm duke marrë përgjegjësi dhe role publike,” thotë Zhilla.

“Nga biznesmenë mafiozë kemi kaluar në mafiozët politikanë,” shton ai.

Për vite me radhë, pushteti i tyre ishte shtrirë në nivel lokal; përmes kontrollit financiar ata arrinin të diktonin edhe nga do të anonte balanca e fitoreve në zgjedhje për zonat e tyre. Territori i tyre është zgjeruar gjatë viteve të fundit, duke u zhvendosur drejt kapjes së qyteteve të rëndësishme të vendit.

Procesi i dekriminalizimit

Cilësia e parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 2013-s u bë objekt debatesh publike dhe politike, por u desh kohë që deputetët problematikë të përmendeshin me emër. Vullneti politik u testua megjithatë si i munguar në zgjedhjet lokale të 2015, kur presioni ndërkombëtar nuk ndaloi kandidimin e disa personave me të shkuar të errët.

Gjithsesi, goditja më të fortë për lidhjet e krimit me politikën ka ardhur nga vetë deputetët e përfolur. Disa episode dhune në parlament u shoqëruan me shpërthimin e një komploti vrasjeje nga deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku dhe një përleshje e tipit Far West nga Armando Prenga në Laç. Deputetët u ekspozuan ndërsa mazhoranca u trondit dhe u shënjestrua nga komuniteti ndërkombëtar dhe opinioni publik.

Megjithatë, projektet e ofruara deri tani nuk japin garanci për shkëputjen e plotë të fijeve të errëta mes botës së krimit dhe asaj të politikës.

Afrim Krasniqi argumenton projektligjet e paraqitura nga Partia Demokratike janë një mjet drejt zgjidhjes, por ato nuk garantojnë krijimin e një sistemi të ri vlerash në fushën e konkurrencës politike.

“U desh një vit që problemi të pranohet publikisht dhe megjithëse është fakt i rëndë kompromentues për elitën tonë politike, është edhe shans për reflektim. Projektet e ofruara ligjore janë një mjet drejt zgjidhjes, por jo garancia e zgjidhjes,” thotë ai.

Sipas tij, një sistem i ri vlerash dhe një kod etik në nivelet e e larta të politikës do të ofronin një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme. Bashkë me transparencën e financimit të partive dhe një sistem votimi më liberal në konkurrim. Deri atëherë, Krasniqi parashikon zgjidhje të tipit ad-hoc: presion ndërkombëtar dhe mbështetje ndërkombëtare për shoqërinë civile e median për publikimin e çdo dosje korruptive dhe kriminale.

Fabian Zhilla vlerëson më shumë se sa një ligj specifik, procesin e pastrimit të brendshëm të partive nga “politikanët mafiozë”. Partia Demokratike ka ngritur së fundmi një mekanizëm të tillë, të drejtuar nga ish-kandidati për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova.

Megjithatë, skepticizmi është i lartë se një proces i tillë mund të kthehet edhe në gjueti shtrigash për oponentët e brendshëm.

“Partitë politike duhet të pranojnë që sot skepticizimi shoqëror për çdo lloj iniciative nga ana e tyre për të pastruar politikën nga krimi është shumë i lartë,” thotë Fabian Zhilla, që zgjidhjen e sheh tek një proces sa më transparent, brenda dhe jashtë partive.

“Në të kundërt, edhe dekriminalizmi si proces do të jetë një furtunë politike e radhës në gotën e ujit,” përfundon ai.

Etiketa: Afrim KrasniqiArben NdokaBIRNBiznesmenDekriminalizmideputetdosjeEdi RamaFacebookgjuetiKosovakrimiKryeministri Edi RamakryetarLezhëLigjMark FrrokuMjaftOpozitaParaparlamentPartiaPartia DemokratikePartia SocialistepresidentPSRamaSHShkodërshqipShqipëriShqipëriashqiptareTiranëTom DoshiTrafikVendimVotimizgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Refugjatët i drejtohen Kroacisë teksa Hungaria mbyll kufirin

Refugjatët i drejtohen Kroacisë teksa Hungaria mbyll kufirin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.