AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Investigime

Policia pa staf dhe hard-disqe; hetimet kundër krimit të organizuar në rrezik

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
11 years më parë
në Artikull kryesor Investigime, Faqja e pare, Investigime, Në Fokus
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardian Cipa, gjate një mbledhje të komisionit Parlamentar të Sigurisë, ku Tahiri ka raportuar mbi situatën në Lazarat dhe për masat e marra nga Policia e Shtetit. | Foto : LSA

Një letërkëmbim mes dy zyrtarëve të lartë të policisë shqiptare zbulon degradimin e laboratorit të ekzaminimeve kompjuterike; një sektor që punon në mungesë stafi dhe fondesh, duke vënë në rrezik hetime të komplikuara kundër krimit të organizuar.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardian Cipa, gjate një mbledhje të komisionit Parlamentar të Sigurisë, ku Tahiri ka raportuar mbi situatën në Lazarat dhe për masat e marra nga Policia e Shtetit. | Foto : LSA
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardian Cipa, gjate një mbledhje të komisionit Parlamentar të Sigurisë, ku Tahiri ka raportuar mbi situatën në Lazarat dhe për masat e marra nga Policia e Shtetit. | Foto : LSA

Beteja kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit trumbetohet si prioritet kryesor i policisë dhe politikës shqiptare, por një sektor kyç i këtij fronti është paralizuar nga mungesa e stafit, e fondeve dhe e vëmendjes.

Sektori i ekzaminimeve kompjuterike- një nga shtatë sektorët e drejtorisë së Policisë Shkencore operon në dy vitet e fundit me staf të reduktuar dhe mungesa të shumta të bazës materiale, ndërkohë që në zyrat e tij janë grumbulluar dhjetra vendime të zvarritura për vepra penale të krimit të organizuar, akteve terroriste, pedofilisë, krimeve kibernetike apo vrasjeve dhe grabitjeve me dhunë.

Paralizimi i këtij sektori të rëndësishëm në sigurimin e provave për procese hetimore të krimit të organizuar zbulohet përmes një letre që drejtori i policisë shkencore, Dritan Zoto i dërgon kreut të drejtorisë së krimit të organizuar në policinë e shtetit, Ardian Çipa, letër të cilën BIRN e disponon.

E shkruar më 20 tetor 2015, letra zbulon një zinxhir arsyesh që e bëjnë punën në laborator thuajse të pamundur, për shkak të numrit të paktë të ekspertëve, mungesës së pajisjeve bazike, shtimit të volumit të kërkesave për ekspertime kompjuterike dhe rënies në vesh të shurdhër të ankesave të vazhdueshme.

Letërkëmbimi mes Zotos dhe Çipës-të dy zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit merr shkas nga një kërkesë për përshpejtimin e një ekspertimi kompjuterik mbi një procedim penal të nisur në vitin 2014 për krimet e “mashtrimit kompjuterik” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Zoto i përgjigjet Çipës se jo vetëm nuk ka asnjë mundësi për përshpejtimin e ekspertimit, por as për realizimin e tij në një kohë të gjatë të pacaktuar. Sipas drejtorit të policisë shkencore, Dritan Zoto, sektori i ekzaminimeve kompjuterike operon me 3 ekspertë mbi një volum çështjesh, që sipas tij do të duhej të kryhej nga 13 ekspertë.

Zoto ngre gjithashtu shqetësimin se mungesa e stafit bashkohet me mungesën e bazës materiale, duke sjellë bllokim të punës në sektorin e ekzaminimeve kompjuterike dhe duke i ekspozuar ekspertët e kësaj zyre ndaj përgjegjësive ligjore për moskryerjen në kohë të detyrës.

“Pa përfunduar ekspertimet, çështjet nuk shkojnë në gjykim e për rrjedhojë ne bëhemi shkaktarë të problemeve serioze në mbarëvajtjen e procedimeve penale dhe kjo përbën përgjegjësi penale,” paralajmëron Zoto eprorin e tij në policinë e shtetit.

Letra zbulon se shumica e vendimeve të mbartura i përkasin ngjarjeve shumë të rënda të botës së krimit të organizuar në Shqipëri. Provat dixhitale, sipas tij përmbajnë të dhëna që mund të përdoren si prova ligjore në proceset hetimore e në disa raste, ato janë provat e vetme kundër personave të dyshuar.

I pyetur nga BIRN për shqetësimet e ngritura në këtë letër, zëdhënësi i policisë së shtetit, Gentian Mullai u përgjigj se problemet do të marrin zgjidhje me strukturën e re të policisë së shtetit.

“Po punojmë për të bërë gati strukturën e re të policisë. Përmes saj do të trajtohen edhe sektorët që kanë nevojë për shtesë personeli dhe fondesh,” tha Mullai.

Hetimet drejt dështimit

Faksimile e letrës | Foto nga : BIRN
Faksimile e letrës | Foto nga : BIRN

Në sektorin e vogël me 3 ekspertë të ekzaminimeve kompjuterike kanë mbërritur 1040 vendime ekspertimi me 3238 prova dixhitale gjatë vitit 2014. Thuajse i njëjti volum pune është shënuar edhe në vitin 2015.

Drejtori i policisë shkencore, Dritan Zoto thotë në letrën drejtuar Çipës se deri në tetor 2015, në këtë sektor janë grumbulluar 250 vendime ekspertimi të parealizuara. 1200 prova dixhitale, të tilla si kompjuterë, telefonë celularë apo video-regjistrues presin të trajtohen përgjatë viteve 2014-2015.

Ekzaminimi i një kompjuteri kërkon 1-4 ditë kohë, i një telefoni celular 2-8 orë, ndërsa për një smart-phonë, ekspertëve u nevojitet nga 4 orë deri në tre ditë. I gjithë volumi i akumuluar në laborator, sipas drejtuesit Zoto kërkon të paktën një vit kohë, pa përfshirë kërkesat e reja që mbërrijnë çdo ditë në këtë zyrë.

Organika aktuale e këtij sektori përban 5 punonjës, por njëri prej tyre është larguar me kërkesë të tij në mesin e vitit 2014. Ndërsa dy ekspertet-gra kanë marrë njëra pas tjetrës lejen vjetore të lindjes, duke e lënë sektorin me vetëm 3 ekspertë.

Paralelisht me çështjet e mbartura, ekspertët duhet të trajtojnë edhe ngjarjen e rënda emergjente, të cilat sillen me urgjencë pranë këtij laboratori. Kjo sjell një zinxhir vonesash për provat e grumbulluara, të cilat duhen rifilluar nga e para.

Vonesat me ekzaminimet kompjuterike kanë shkaktuar tension dhe nervozitet tek prokurorët, të cilët për këtë arsye nuk i mbyllin hetimet në kohë, duke mbajtur në qeli tej afateve, njerëz të akuzuar për krime nga më të rëndat.

“Çdo ditë kemi dhjetra kërkesa me shkrim apo verbalisht nga prokurorë të ndryshëm ku kërkohen urgjent aktet e ekspertimit për shkak afatesh apo se janë çështje me të arrestuar, që mbahen në burg, në pritje të ekspertimeve tona”, shkruan Zoto.

Ai sqaron se kjo situatë i ka ekspozuar vartësit e tij përballë përgjegjësive penale dhe e ka vendosur gjithë strukturën nën presionin e prokurorive për shkak të afateve hetimore.

“Jemi nën presion nga prokuroritë. Madje, duke na kërcënuar me përgjegjësi penale, pasi kemi shkelur afatet e ekspertimit,” shpreh shqetësimin Zoto në letrën për Çipën.

Në krizë për hard-disqe

Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference në Pallatin e Kongreseve, ku Policia e Shtetit prezantoi rezultatet e luftës ndaj drogës. | Foto nga : LSA
Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference në Pallatin e Kongreseve, ku Policia e Shtetit prezantoi rezultatet e luftës ndaj drogës. | Foto nga : LSA

Drejtoria e Policisë Shkencore, ku bën pjesë edhe sektori i ekzaminimeve kompjuterike është një hallkë e rëndësishme për suksesin e çështjeve penale kundër krimit të organizuar, terrorizmit apo krimeve të tjera të rënda. Provat e ekzaminuara nga kjo drejtori vendosin për fatin e të arrestuarve për këto krime, por edhe për parandalimin e ngjarjeve të tjera të ngjashme.

Për këto arsye, partnerët ndërkombëtarë të policisë shqiptare e kanë pasur vazhdimisht në vëmendje policinë shkencore dhe kanë dhuruar pajisje moderne, të cilat kushtojnë qindra mijëra dollarë.

Pajisje të tilla të përparuara zotëron edhe sektori i ekzaminimeve kompjuterike, por që për t’i vënë në punë i mungojnë hard-disqe me vlerë jo më shumë se 100 mijë lekë të reja. Njësoj si kërkesat për shtim stafi, edhe ato për furnizimin me bazë materiale kanë rënë në vesh të shurdhër.

Zoto shpjegon në letrën e tij se kërkesat e tij të përsëritura për blerje hard-disqesh kanë marrë të njëjtën përgjigje: S’kemi lekë, nuk ka fonde! Pa dashur të besojë se policia e shtetit nuk mund të gjejë 100 mijë lekë për blerjen e hard-disqeve, shefi i policisë shkencore jep alarmin se për shkak të mungesës së tyre nuk mund të kryhet asnjë ekzaminim kompjuteri.

Aktualisht, stafi mund të realizojë vetëm ekspertime telefonash me memorie të vogël, duke kryer shkelje të rregullores me ndërgjegje.

“Të dhënat e tyre po i ruajmë në USB apo hard disqe portative, të sjella nga shtëpitë tona (përbën shkelje) apo ndonjë ekspertim kompjuterik, kur prokuroritë e interesuara i sjellin vetë hard-disqet. Problemet e mësipërme po çojnë në uljen e standardeve dhe të cilësisë së ekzaminimeve kompjuterike,” shkruan Zoto.

Në letrën e tij drejtuar shefit të drejtorisë së krimit të organizuar, Zoto thotë se sektori në varësi të tij e ka të pamundur të plotësojë tre kërkesat për përshpejtime të ekzaminimeve kompjuterike.

Vonesat në dorëzimin e akteve të ekspertimit, është një tjetër alarm i ngritur prej tij që pret përgjigje. Për shkak të mbingarkesës, këto akte po u vihen në dispozicion prokurorëve në fund të afateve hetimore e në disa raste, kur ka filluar shqyrtimi gjyqësor.

“Vonesat në ekzaminim mund të çojnë gjithashtu në ngjarje të tjera edhe më të rënda, pasi kemi vendime shumë të prapambetura për akte terroriste, pedofili, vrasje, shtrëngim me anë të dhunës për dhënie pasurie, vjedhje me dhunë, ku nga hetimi i shpejtë mund të parandalohen ngjarje të tjera,” thuhet në letër.

Drejtori i Policisë Shkencore kërkon marrjen e masave urgjente për zgjidhjen e kësaj situate si dhe ngritjen e një grupi pune për të verifikuar gjendjen në sektorin e ekzaminimeve kompjuterike dhe se cilat nga 250 vendimet do të merren në shqyrtim.

Në fund të letrës së tij, Zoto sqaron se dy kërkesave të mëparshme të shefit të krimit të organizuar, Ardian Çipa nuk u kishte dhënë përgjigje, pasi ishte në pritje të strukturës së re, që do t’u siguronte shtim personeli dhe fonde për blerjen e hard-disqeve.

“Tani me strukturën e re, shpresat u shuan. Nuk kemi as shtesë personeli, e po kështu as baza materiale nuk po na sigurohet,” përfundon ai.

Etiketa: Ardian ÇipaBIRNblerjebllokimBurgDhunëEdi RamaFondegjykimGjyqgrahetimeHetimetKibernetikekonferenceKrimeKryeministri Edi RamaLazaratMbledhjepaktParapedofiliPoliciaPolicia e ShtetitprocedimprokurorPunëRamarrezikSaimir TahiriSHshqipShqipërishqiptareVendimetvideovjedhjevrasje
Tjetri
Vizita e gjeneralit serb në Kosovë zemëron fshatin ku ndodhën masakrat

Vizita e gjeneralit serb në Kosovë zemëron fshatin ku ndodhën masakrat

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.