AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

“ Zonja Drejtësi ” e Rumanisë godet korrupsionin

Marian ChiriacngaMarian Chiriac
11 years më parë
në Analiza, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-shefja e anti-korrupsionit Laura Codruta Kovesi | Foto: adevarul.ro

A do të shfarosë fushata anti-korrupsion në Rumani, e drejtuar nga Laura Codruta, vesin e përhapur në një vend të Ballkanit?

Laura Codruta Kovesi | Foto: adevarul.ro
Laura Codruta Kovesi | Foto: adevarul.ro

Përveç peizazhit të bukur të Transilvanisë apo valës së re kinematografike, Rumania është më së shumti e përmendur në median perëndimore për luftën kundër korrupsionit.

Shembulli i fundit është një artikull i publikuar nga uebsajti Politico ku shfaqen 28 persona nga shtetet e BE-së, të cilët po “formësojnë, tronditin dhe trazojnë Europën”, në të cilin Rumania u përfaqësua nga Laura Codruta Kovesi, gruaja që po drejton betejën e vendit kundër korrupsionit.

Por përse Kovesi dallon nga të tjerët në Rumaninë bashkëkohore? Përgjigjja është e thjeshtë: jo krejtësisht, por kryesisht për shkak të saj, po ndodh në vend një ndryshim i jashtëzakonshëm.

Mentaliteti i njerëzve po fillon të ndryshojë, ndërkohë që qytetarët e zakonshëm po shohin se askush nuk është mbi ligjin dhe se ata nuk kanë përse të paguajnë ryshfet për të marrë atë që i takon.

Në fund të këtij ndryshimi është Drejtoria Kombëtare Anti-Korrupsion, DNA, një organ i krijuar në fillim të vitit 2000 për të luftuar korrupsionin në nivel të lartë kur Rumania po përgatitej t’i bashkohej BE-së.

Që nga viti 2013, Kovesi ka marrë drejtimin e DNA dhe ka bërë një impakt real. Por si qe kjo e mundur? Së pari, për shkak të presionit nga BE-ja, që po kërkon përputhje rregullatore dhe nga SHBA, që po shtyn përpara përpjekjet anti-korrupsion si pjesë e politikës së saj në kufizimin e influencës ruse në Europën Lindore, Rumanisë i është dashur të reformojë gjyqësorin dhe të hapë mundësitë e karrierës për avokatët e rinj dhe të ndershëm.

Kovesi, tani 42 vjeçe, ishte një prej tyre.

Një lojtare e njohur basketbolli në adoleshencë (“Sporti më mësoi të përqendrohem dhe të luftoj për fitore,” ka thënë Kovesi) ajo u rrit në radhët e avokatëve, duke u bërë kryeprokurore e Rumanisë për gjashtë vite përpara se të merrte pozicionin në DNA.

Shumë patën frikë se ajo nuk do të qe në gjendje ta çonte agjencinë përpara, por grupi i rasteve të nivelit të lartë është rritur ndjeshëm.

Vitin e shkuar, DNA siguroi dënimin e 24 kryebashkiakëve, pesë deputetëve, dy ish-ministrave dhe një kryeministri, Adrian Nastase, pa përmendur më shumë se 1000 individë të tjerë, përfshirë gjykatës dhe prokurorë.

Këtë vit, 15 deputetë të tjerë u hetuan, katër prej të cilëve ish-ministra, përfshirë ish-kryeministrin Viktor Ponta, plus kryebashkiakun e Bukureshtit, Sorin Opresku dhe zyrtarë të tjerë të rankut të ulët.

Vepra të tilla nuk po kalojnë pa u ndëshkuar.

Kovesi shpesh përballet me sulme rreth jetës së saj personale në disa media ose akuzohet se edhe ajo vetë merr ryshfete. Për më tepër, DNA është akuzuar si me qasje politike, megjithëse agjencia ka goditur me sukses shumë politikanë nga të dyja palët e shumicës parlamentare.

Por sfidat më të mëdha të prokurorëve vijnë nga politikanët. Edhe pse ata me zë thonë se mbështesin përpjekjet anti-korrupsion, në praktikë politikanët shpesh përpiqen të ndryshojnë legjislacionin në mënyrë që të kufizojnë gamën e investigimit të DNA.

Në situata të tilla, DNA ose vetë Kovesi ka dalë në publik dhe ka mbajtur një qëndrim. Dhe ka funksionuar, për shkak të mbështetjes së fortë të publikut.

Organi anti-korrupsion tani është mes institucioneve më të besueshme në Rumani, bashkë me kishën dhe ushtrinë.

Një sondazh i fundit sugjeroj se mbi 60 për qind e rumunëve i besojnë agjencisë, ndërsa vetëm 11 për qind i besojnë parlamentit.

Çfarë po bën DNA dhe Kovesi në vitet e fundit është unike, të paktën në Europën Lindore dhe pasojat nuk janë ende plotësisht të dukshme.

Njerëzit i kanë parë se zyrtarët e lartë më herët të perceptuar si të paprekshëm janë arrestuar, por shumë prej tyre nuk kanë ende besim total se fushata aktuale reformiste nuk do të përmbyset.

Njëkohësisht, korrupsioni mbetet një pjesë e jetës në të gjitha nivelet e shoqërisë. Është më së shumti i zakonshëm në pagesat për të marrë mjekim, për të mbaruar punë në zyrat qeveritare, për të kaluar shkollën ose provimet e universitetit.

Demonstratat kundër korrupsionit dhe paaftësisë së fundmi çuan në dorëheqjen e qeverisë së ish-kryeministrit Viktor Ponta.

Por ndryshimi i zakoneve të korrupsionit si dhe një sistem politik disfunksional mbetet një projekt i gjatë dhe i vështirë.

Etiketa: BEbesimdeputetfitorefushataGjykatëGjykatësGjyqKishëKorrupsionKorrupsioniKryebashkiakLaura Codruta KovesiMediapaktprokurorRumaniRumaniaryshfetSHBAsondazh
Tjetri
Përhapja e qendrave të zhvillimit teknologjik

Përhapja e qendrave të zhvillimit teknologjik

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.