AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2015

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Kjo është një përmbledhje e ngjarjeve kryesore të vitit që po lëmë pas, nga kualifikimi në europianin e futbollit te vezët kundër kryeministrit. 

permbledhjaKombëtarja e futbollit në Euro 2016

Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, skuadra kombëtare arriti të kualifikohet në Kampionatin Europian të Futbollit të vitit 2016, i cili do të zhvillohet në Francë. Në fund të fazës kualifikuese, Shqipëria u rendit në vend të dytë me 14 pikë, pas 4 fitoresh, 2 barazimesh dhe 2 humbjesh. Shqipëria do të ndeshjet në Francë në grupin A me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën.

Gjithashtu, këtë vit, himni i Europa League u luajt për herë të parë në Shqipëri pasi skuadra e Skënderbeut të Korçës arriti të kualifikohet, arritja e parë e këtij lloji nga një skuadër shqiptare.

Politikë plot komplote

Viti 2015 nisi dhe përfundoi me një skenë politike shumë të trazuar. Në mars, deputeti Tom Doshi akuzoi kreun e Kuvendit Ilir Meta se kishte organizuar një komplot për vrasjen e tij dhe një deputeti demokrat, Mhill Fufin. Doshi u përjashtua nga partia socialiste dhe më pas, u arrestua shkurtimisht për kallëzim të rremë para se të denoncohej për fshehje pasurie dhe pastrim parash. Dëshmitë dhe hetimet për akuzat e Doshit ekspozuan në sytë e publikut lidhjet e shumëfishta të niveleve më të larta të politikës me elementë të dyshuar apo të dënuar më herët për krime. Publiku njohu emra të tillë si Durim Bami apo Toni i Kombinatit.

Një grup deputetësh socialistë, të cilët njihen si faktor i rëndësishëm në fitoren e kësaj partie në zgjedhjet e vitit 2013 në pjesën veriore të Shqipërisë, veçanërisht në qarqet Lezhë dhe Shkodër, panë se si fati i tyre u përmbys, pasi u arrestuan, u detyruan të japin dorëheqjen apo iu ekspozua e shkuara kriminale. Pas përjashtimit të Doshit nga rradhët e socialistëve në mars, deputeti demokristian Mark Frroku u arrestua i dyshuar për një vrasje të ndodhur në Belgjikë në vitin 1999. Ai dha dorëheqjen si deputet më vonë. Të dy qenë shumë të rëndësishëm në fitoren e koalicionit të majtë në Qarkun Shkodër në vitin 2013 për herë të parë në historinë e pluralizmit. Vëllai i Mark Frrokut, Arben Frroku, arriti të arratiset nga vendi para se të shpallej fajtor për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.

Deputeti Arben Ndoka u detyrua të japë dorëheqjen në shtator të këtij viti pasi i qe ekspozuar e shkuara e tij si person i dënuar për pengmarrje dhe trafik qëniesh njerëzore në Itali. Ndoka thotë se është i pafajshëm dhe viktimë e rrethanave. Ai qe zgjedhur deputet në qarkun e Lezhës më 2013. Deputeti tjetër i PS në Lezhë, Armando Prenga, u arrestua i akuzuar për plagosje të lehtë me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Në këtë mënyrë, katër deputetë nga e majta patën probleme të rënda me drejtësinë këtë vit.

Ndryshon administrimi vendor

Për herë të parë në 23 vjet, Shqipëria ndryshoi këtë vit organizimin e pushtetit vendor duke krijuar 61 njësi të qeverisjes vendore nga 373 të tilla që qenë më parë. Reforma synoi të rrisë eficencën e administrimit vendor duke ulur numrin e këshilltarëve nëpër këshillat bashkiake me gati pesë herë dhe duke shpresuar se në të ardhmen kostot administrative të shërbimeve në nivel vendor do të reduktohen, duke çliruar fonde në dispozicion të investimeve në infrastrukturë publike bazë. Në thelb, me ndryshimet e pësuara, ish-komunat u vendosën nën varësinë administrative të qyteteve. Reforma, e cila kishte mbi një dekadë që diskutohej, u kritikua për centralizimin e lartë të pushtetit në pak duar si dhe për rrezikun e humbjes së mëtejshme të nivelit të demokracisë vendore.

Për të lexuar më shumë mbi reformën administrative dhe territoriale kliko këtu: http://pushtetivendor.reporter.al/

Zgjedhjet i fiton e majta me surpriza

Zgjedhjet vendore të zhvilluara më 23 qershor 2015 u fituan nga kandidatët e koalicionit të majtë në qeveri, të cilët morën pushtetin në 45 nga 61 bashkitë si dhe fitoi 1049 nga afro 1600 poste në këshillet bashkiake. E majta fitoi gjithashtu 63,5 për qind të votave në rang kombëtar, ndërsa pjesëmarrja në nivelin 48 për qind qe nga më të ulëtat në historinë e Shqipërisë.

Zgjedhjet e vitit 2015 sollën disa surpriza, ku koalicioni i majtë arriti të fitojë Bashkinë e Hasit, tradicionalisht e djathtë, ndërsa koalicioni i djathtë arriti të fitojë bashkitë tradicionalisht të majta si Përmeti, Mallakastra apo Pogradeci.

Gratë hynë në gara për këshille bashkiake për herë të parë me kuota diskriminimi pozitiv, të imponuara në kodin zgjedhor këtë vit. Sipas ligjit, 50 për qind e kandidateve për këshilltarë duhet të jenë gra, por partitë politike gjetën sërish mënyrë për të manovruar ligjin duke reduktuar numrin e grave që realisht u zgjodhën si këshilltare.

Zgjedhjet u kritikuan nga OSBE-ODIHR si jo në përputhje me standardet ndërkombëtare ndërsa kritika të shumta u hodhën nga ndërkombëtarët në lidhje me përfshirjen në listat e kandidatëve të personave të dyshuar për krime dhe aktivitete të paligjshme.

Azilkërkues në Europë

Mbi 52 mijë shqiptarë kërkuan azil në Gjermani gjatë këtij viti, shumë herë më tepër se sa në vitin 2014, duke reflektuar kushtet e vështira ekonomike dhe mungesën e shpresës. Gjithashtu, një numër rekord shqiptarësh aplikuan për lotarinë amerikane.

Sorollatje te reforma në drejtësi

Skena politike shqiptare bëri ecejake të shumta gjatë këtij viti në përpjekje për të reformuar sistemin e drejtësisë, një reformë që synon të largojë nga sistemi gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Reforma, e cila nisi formalisht në vitin 2014, u shty vazhdimisht pavarësisht presionit të vazhdueshëm të faktorit ndërkombëtar, dukshëm nga mungesa e vullnetit politik për ta votuar atë.

Skandali CEZ-DIA

Një gjyq arbitrazhi i zhvilluar në Vienë mes kompanisë OSHEE dhe kompanisë DIA zbuloi në shtator të këtij viti afera korruptive që përfshinin nivelet më të larta të politikës në vend dhe që shkaktuan debate të shumta politike për javë të tëra. Një investigim i BIRN zbuloi se kryetari i Kuvendit Ilir Meta akuzohet se ka marrë ryshfet nga biznesmeni Kastriot Ismailaj nga studioja avokatore që mbrojti OSHEE-në në arbitrazh. Meta mohon akuzat.

Koncesionet në shëndetësi, skandali i ilaçeve

Qeveria e majtë e Shqipërisë u përfshi këtë vit nga dy skandalet më të mëdha deri tani të qeverisjes së saj. Dy procese hetimore aktualisht në proces zbuluan skema multimilionë euroshe të mashtrimit në fondin e sigurimit shëndetësor, fondi që kryen rimbursimet e ilaçeve për shqiptarët. Njëkohësisht, Prokuroria nisi hetimet për një seri koncesionesh të dhëna nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj pas investigimeve gazetareske të kryera nga BIRN dhe Investigim.al.

Vizita e Vucic

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç vizitoi për herë të parë në histori Tiranën në maj të këtij viti, një hap i lavdëruar nga diplomacia si shumë i rëndësishëm në procesin e ripajtimit mes shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan.

Vezë ndaj reformës në arsimin e lartë

Shqipëria miratoi një ligj të ri dhe të shumëdebatuar për arsimin e lartë, ligj që shkaktoi protesta të panumërta nga një grup të rinjsh të njohur si Lëvizja për Universitetin, të cilët ankohen se reforma i hap rrugë komercializimit të arsimit të lartë në Shqipëri përmes financimit të universiteteve private nga fondet publike dhe rritjes së tarifave së studimeve për universitetet publike. Në nëntor, disa studente hodhën vezë mbi kryeministrin Edi Rama duke treguar se protesta e tyre vazhdon, pavarësisht se ligji ka hyrë zyrtarisht në fuqi.

Viti i burgut

Një numër shumë më i lartë se sa zakonisht “shijuan” burgun këtë vit, pas fushatave të qeverisë kundër vjedhjes së dritave, kundër shkeljes së rregullave të trafikut rrugor apo kundër evazionit fiskal. Në muajtë e parë 2015, qeveria u kritikua për shkak se kishte mbipopulluar qelitë e paraburgimit me mijëra njerëz të arrestuar për vepra të vogla penale, por që qenë vënë nën gjykim me masë sigurie “arrest me burg” nga gjykatat. Aktivistët e të drejtave të njeriut i bënë thirrje qeverisë dhe në veçanti, kryeministrit Edi Rama, të mos ushtrojë presion verbal ndaj prokurorëve dhe gjykatësve, të cilët gjithsesi u shprehën shumë të gatshëm të dërgonin qytetarët në qeli pa ndonjë respektim të dukshëm të kritereve për dhënien e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Etiketa: AdministrativeArben NdokaArmëazilBIRNBurgDurim BamiEdi RamaEuroEuropaFondeGjermaniGjyqHetimetIlir BeqajIlir MetaInvestigimItaliKoncesionetLezhëMark FrrokuMASOSBEOSHEEParaPastrim parashplagosjeprokurorProkuroriaProtestaQarqetQeveriaReformaShkodërShqipëriShqipëriaTiranëTom DoshiTrafikvrasje
Tjetri
Hoteli i Akullit në Rumani hapet pavarësisht dimrit të ngrohtë

Hoteli i Akullit në Rumani hapet pavarësisht dimrit të ngrohtë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.