AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Rumunët skeptikë presin kuotën e parë të refugjatëve nga BE-ja

Marian ChiriacngaMarian Chiriac
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Migrantët e ndaluar në kufi nga policia e Rumanisë. Foto: Policia Kufitare.

Rumania është i pari vend që muajin e ardhshëm do të pranojë kuotën e detyrueshme të migrantëve nga BE-ja, por shumica e popullatës është ende kundër pranimit të tyre.

Migrantët e ndaluar në kufi nga policia e Rumanisë. Foto: Policia Kufitare.
Migrantët e ndaluar në kufi nga policia e Rumanisë. Foto: Policia Kufitare.

300 refugjatët e parë do të mbërrijnë në Rumani në fillim të shkurtit nën kuotat e imponuara nga BE-ja për lehtësimin e krizës së refugjatëve në Europë – pavarësisht kundërshtimit të vazhdueshëm të publikut rumun.

“Të parët, rreth 300, do të vijnë nga Italia në fillim të muajit tjetër dhe më pas numri i tyre do të rritet me 50 çdo muaj,” tha Mircea Mocanu, shefe e Organizatës Ndërkombëtare për Migrimin në Rumani.

“Qeveria është gati t’i akomodojë ata, ka para për këtë,” shtoi Mocanu.

Rumania do të marrë rreth 4200 refugjatë në total, sipas një vendimi të marrë nga ministrat e brendshëm të BE-së në shtator. Rreth 120,000 refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika veriore do të shpërndahen në 28 vendet e BE-së sipas një skeme.

Bukureshti është ende kundër kuotave të detyrueshme, por zyrtarët thonë se vendi i tyre mund të menaxhojë numrin e refugjatëve që BE po planifikon të zhvendosë në Rumani.

“Unë ende besoj se kuotat e detyrueshme nuk janë zgjidhje për krizën e migrantëve në Europë. Por numri i refugjatëve që Rumania do të marrë nuk është i madh. Është i menaxhueshëm dhe mendoj se Romania duhet të tregojë solidaritet,” tha presidenti Klaus Iohannis në shtator.

Rumania do të hapë tre qendra për refugjatët, përveç gjashtë qendrave ekzistuese që kanë një kapacitet total prej 1500 vendesh, sipas të dhënave zyrtare.

Një sondazh i fundit ka sugjeruar se më shumë se gjysma e rumunëve, 56,2 për qind besojnë se Rumania duhet të mos pranojë asnjë refugjat dhe vetëm 35 për qind bien dakord të pranojnë disa.

Megjithatë, 82 për qind e atyre që mendojnë se Rumania duhet të pranojë refugjatë thonë se vendi duhet t’i vendosë vetë kuotat dhe të mos detyrohet të pranojnë një shifër të vënë nga Bashkimi Europian.

Më pak se 15 për qind besojnë se Rumania duhet të pranojë numrin e refugjatëve të kërkuar nga BE, sipas sondazhit të muajit të fundit.

Rumania nuk është goditur nga vala e refugjatëve dhe migrantëve që kalojnë Ballkanin drejt Europës Perëndimore. Vetëm 913 njerëz kanë aplikuar për azil vitin e shkuar, 12 për qind më shumë se 2014.

Megjithatë, autoritetet në kufi thanë të shtunën se kishin ndaluar 60 persona të cilët po përpiqeshin të hynin nga kufiri jug-perëndimor i Rumanisë në mënyrë ilegale, grupi më i madh në vitet e fundit.

Migrantët, të moshës 20 dhe 40 vinin nga Pakistani, Iraku, Afganistani, Somalia dhe Maroku. Policia kufitare i pikasi ata me pajisjet e sensorit të nxehtësisë.

Etiketa: AfganistaniAfrikaAfrika VerioreazilBashkimi EuropianBEItaliaKufiLindjaLindja e MesmeMarokuPakistaniParaPoliciaQeveriaRumaniRumaniashtatorsondazhVendimi
Tjetri
Kosova ndjen presionin për gjykatën e re speciale

Ish-komandanti Lushtaku hyn në grevë urie në burg

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.