AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

OSHEE: I deklaruam të ardhurat me TVSH

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Banorë të Tiranës duke pritur në rradhë, për të paguar energjinë më 27 shkurt 2015. Shpenzimet e OSHEE për qira zyrash janë pothuajse dyfishuar gjatë katër viteve të fundit.
Foto: LSA / MALTON DIBRA

Në një njoftim për shtyp shpërndarë në media si reagim ndaj investigimit të BIRN, OSHEE thotë se arkëtimet e saj për vitin 2015 i ka deklaruar bashkë me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, duke përbërë një rritje në masën 33 për qind. Gjithsesi, ministri Gjiknuri duket se përdor një tregues tjetër. Në një shkresë që Gjiknuri i ka dërguar ERE, mburret për “rritjen e arkëtimeve me 10 për qind”.

Banorë të Tiranës duke pritur në rradhë, për të paguar energjinë më 27 shkurt 2015. Foto: LSA / MALTON DIBRA
Banorë të Tiranës duke pritur në rradhë, për të paguar energjinë më 27 shkurt 2015. Foto: LSA / MALTON DIBRA

Pas publikimit të investigimit të BIRN mbi të dhënat e gënjeshtërta të raportuara nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), kompania publikoi një “sqarim” ku deklaron se i qëndron deklaratave të saj të mëparshme për rritje me 33.5 për qind të arkëtimeve të saj për vitin 2015 në krahasim me vitin 2014, ndërsa argumentoi se diferencat janë krijuar nga fakti që OSHEE ka deklaruar “arkëtime” bashkë me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, e cila në fakt, është e ardhur e qeverisë. (Kliko këtu për të parë reagimin e plotë). Megjithatë, dokumente të institucioneve të ndryshme nga i njëjti sektor, përdorin tregues të tjerë për të argumentuar mbi eficencën e menaxhimit të OSHEE.

OSHEE i përgjigjet shqetësimeve për bilanc të paaudituar duke i konsideruar këto shqetësime “përbaltje të padrejtë”. Por BIRN mësoi se problemet me llogaritjen e kostove dhe të bilanceve, nuk i kanë vetëm audituesit, por edhe Enti Rregullator i Energjisë, i cili, gjatë vitit të kaluar, në mënyrë të përsëritur, i ka kërkuar OSHEE-së disa raporte financiare specifike, të cilat kompania nuk ia ka dhënë, pavarësisht se e ka për detyrim ligjor.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve të institucioneve të ndryshme për procedurat e tenderimit të energjisë elektrike nga importi, OSHEE deklaroi se Autoriteti i Konkurrencës e ka mbyllur hetimin pa rezultat, ndërkohë që nuk komentoi mbi dyshimet e ngritura mbi të njëjtat tenderë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. KLSH në një raport auditimi ka zbuluar një pafundësi shkeljesh në procedurat e tenderimit të OSHEE-së, përfshirë, pranimin e ofertave të shumëfishta nga kompani të caktuara, shtesë jashtëkontraktuale të penaliteteve që OSHEE ka pranuar në rast pagesash të vonuara etj., gjetje për të cilat OSHEE në reagimin e saj, hesht.

Raportuam me TVSH

BIRN siguroi një dokument nga Enti Rregullator i Energjisë përmes një kërkese për të drejtë informimi ku OSHEE raportonte se të ardhurat e kompanisë qenë 54.2 miliardë lekë për vitin 2015 dhe 47.3 miliardë lekë në vitin 2014, me një rritje prej 15 për qind. Bilanci i kompanisë është treguesi i vërtetë i performancës së një kompanie, por OSHEE thotë se gjatë të gjithë vitit të kaluar, nuk ka raportuar të ardhura dhe shpenzime, por ka raportuar “arkëtime”.

“Arkëtime për vitin 2015 në total rezultuan në vlerën e 65.4 Miliardë Lek nga 49 Miliardë Lekë që ishin në vitin 2014, ose 16 Miliardë lek më shumë”, deklaroi OSHEE në sqarimin e saj, duke sugjeruar se shkresa e dërguar te ERE paraqet të ardhurat e kompanisë për vitin 2015 prej 54.2 miliardë lekë, plus TVSH është e barabartë me 65.4 miliardë lekë. Është e paqartë se pse kompania ka vendosur të deklarojë arkëtimet e saj bashkë me TVSH, në një kohë që Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është një detyrim që qytetarët ia paguajnë qeverisë dhe jo OSHEE-së. Bilancet e kompanive raportohen pa Tatim mbi Vlerën e Shtuar.

Suksesi i deklaruar i OSHEE-së për rritje të shumës së arkëtimeve me 33.5 për qind nuk rezulton treguesi që përdoret nga institucionet për të matur eficencën e menaxhimit të sektorit pasi rritja e arkëtimeve mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, përfshirë, rritja e faturimeve afrofe ndaj konsumatorëve, rritja e çmimit të energjisë apo mbledhja e faturave të prapambetura nga vitet e kaluara. Rritja e shumës së arkëtimeve është e ndryshme nga rritja e nivelit të arkëtimeve të energjisë së faturuar, i cili është treguesi i vërtetë që përdoret për të matur aftësinë e kompanisë për të mbledhur paratë për energjinë e shitur.

Në deklaratat e saj publike, OSHEE i referohet treguesve të ndryshëm nga ato të përdorur nga institucionet e këtij sektori si ERE apo Ministria e Energjisë.

Fragment nga shkresa e Gjiknurit për ERE, ku arkëtimet raportohet se janë rritur me 10 për qind
Fragment nga shkresa e Gjiknurit për ERE, ku arkëtimet raportohet se janë rritur me 10 për qind

Për shembull, një shkresë që ministri i Energjisë Damian Gjiknuri i ka dërguar Entit Rregullator të Energjisë mbi këtë çështje, ky i fundit deklaron se rritja e arkëtimeve në vitin 2015 ka qenë me 10 për qind. Kjo është një kuotë rritjeje shumë më e vogël nga ajo e deklaruar publikisht nga OSHEE për rritjen e arkëtimeve, por për Gjiknurin, ky është një rezultat “inkurajues”. (Kliko këtu për të lexuar shkresën e Gjiknurit)

Në shkresën që Gjiknuri i ka dërguar ERE në datë 22 dhjetor 2015, duke folur për ecurinë e menaxhimit të sistemit, ai thotë: “Pas zgjidhjes së konfliktit me CEZ, qeveria u përball me sfida për stabilizimin e sektorit dhe kthimin e ligjshmërisë së pagesave duke i hapur rrugë kështu investimeve në këtë sektor. Në sajë të kësaj mbështetjeje, gjatë vitit 2015, rezultatet janë në reduktimin e humbjeve me më shumë se 7 për qind dhe me rritjen e arkëtimeve me 10 për qind, janë me të vërtetë inkurajuese”.

Në shkresën e dërguar te ERE, OSHEE i raporton të ardhurat e vitit 2014 në masën 47.3 miliardë lekë dhe ato të vitit 2015 në masën 54.2 miliardë lekë, me një rritje prej 15 për qind ose 7 miliardë lekë. Në të njëjtën kohë, kompania deklaron se “arkëtimet” e saj janë rritur me 16 miliardë lekë, por nuk sqaron se pse nuk i ka deklaruar të dyja shifrat.

Mbetet e paqartë se pse OSHEE përdor parametra matës të ndryshëm nga Ministria e Energjisë dhe ERE për eficencën e menaxhimit të kompanisë.

“I kemi bilancet të sakta”

OSHEE e konsideron problemin e ngritur më herët për faktin që bilancet e saj janë të paaudituara në mënyrë të pavarur si një “një përpjekje e padenjë dhe një mungesë e theksuar respekti për kategorinë e njerëzve që përpiqen të realizojnë objektivat e vendosura”. Sipas saj, problemet me bilancet janë të trashëguara nga periudha e mëparshme e administrimit të kompanisë nga CEZ në vitet 2009-2013.

BIRN raportoi vitin e kaluar se një grup auditorësh të pavarur kanë refuzuar të japin opinion mbi saktësinë e bilancit të kompanisë për vitin 2014 duke cituar “pamundësinë e sigurimit të të dhënave të mjaftueshme” nga ana e kompanisë për të krijuar një opinion. Audituesit zbuluan mospërputhje në raportim mes sistemit të faturimit dhe deklaratave të kontabilitetit mbi të ardhurat, mospërputhje për të cilat nuk morën shpjegime shteruese nga menaxhmenti.

Auditorët nuk janë të vetmit që kanë probleme me të dhënat financiare të OSHEE-së. Enti Rregullator i Energjisë, në relacionin e përgatitur për aplikimet e kompanive për tarifat, relacion që u sigurua nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi, raporton se prej një viti, OSHEE nuk i është bindur kërkesave të saj të përsëritura për të raportuar kostot e saj sipas segmenteve të caktuara të shërbimit, duke e detyruar ERE-n të mos miratojë tarifë të re për vitin 2016 dhe duke e lënë atë thjeshtë të supozojë se tarifat aktuale janë të përshtatshme. (Relacioni i plotë i ERE gjendet këtu).

Tenderët e energjisë

OSHEE komentoi për herë të parë në reagimin e saj ndaj BIRN edhe për akuzat e shpeshta për procedurat e prokurimit të energjisë elektrike.

“Në lidhje me Hetimin e Autoritetit të Konkurrenës, deklarojmë se ky institucion, me shkresën nr 479/1,datë 29.12.2015, vendimi 388, dt.14.12.2015 i Autoritetit të Konkurrencës, konkludon me mbylljen e hetimit ndaj ndërmarrjeve GSA, EFT ndërmarrjeve të grupit GEN-I dhe kompanisë OSHEE duke konkluduar qe “nuk ka shenja të kufizimit të konkurrencës si pasojë e sjelljes së ndërmarrjeve në treg”, thuhet në reagimin e OSHEE.

Autoriteti i Konkurrencës qe vënë në lëvizje nga një kërkesë e GEN-I, një kompani që pretendonte se mes OSHEE dhe dy shitësve më të mëdhenj të energjisë te OSHEE, GSA dhe EFT, kishte komunikim të parregullt dhe koordinim ofertash. Autoriteti i kërkoi OSHEE-së të ndryshojë formatin e prokurimit të energjisë elektrike, gjë për të cilën OSHEE nuk komenton.

Gjithashtu, OSHEE nuk komentoi për gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi këto tenderë. Pas një auditimi te OSHEE, KLSH konkludoi se: Procedurat e blerjes së energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në sistem për periudhën janar-korrik 2014 [..] janë shoqëruar me një sërë shkeljesh dhe mangësish, pasi: Në periudhën janar-shkurt 2014 nuk është vepruar në blerjen e energjisë elektrike sipas rregullave të ERE […] duke i lënë hapësirë subjektivitetit të administratorit Arben Seferaj në përzgjedhjen e kompanive ofertuese. Në periudhën mars-korrik, ndryshe nga përcaktimi në draft-kontratën e furnizimit me energji elektrike për penalitet prej 2 për qind për pagesë të vonuar, në kontratën finale është vendosur penalitet shtesë në masën 7 për qind për GSA dhe 8 për qind për EFT. (Pjesa e raportit të KLSH për shkeljet e rregullave të prokurimeve të energjisë gjendet këtu).

 

Etiketa: BIRNCEZDamian GjiknuridetyrimDibraenergji elektrikeEREKLSHKontrolliMASMatMediaOSHEEQeveriaraportSHshpenzimetenderTiranëTregTVSHVendimi
Tjetri
Inteligjenca gjermane “e pagoi mirë disidentin kroat”

Inteligjenca gjermane “e pagoi mirë disidentin kroat”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.