AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Rumania bën thirrje për flotë të përhershme të NATO-s në Detin e Zi

Marian ChiriacngaMarian Chiriac
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rumania kërkon një flotë të përhershme të NATO-s në Detin e Zi. | Foto: Hotnews.ro

Bukureshti i kërkoi NATO-s të fuqizojë krahun e vet lindor dhe propozon patrullim të rregullt shumëkombësh në Detin e Zi.

Rumania kërkon një flotë të përhershme të NATO-s në Detin e Zi. | Foto: Hotnews.ro
Rumania kërkon një flotë të përhershme të NATO-s në Detin e Zi. | Foto: Hotnews.ro

Rumania kërkoi një angazhim më të fortë të NATO-s në Europën Lindore, këtë herë duke propozuar krijimin e një flote të përhershme të aleancës me bazë në Detin e Zi, një lëvizje që synon të balancojë praninë e fortë të Rusisë në rajon dhe që u mikprit si propozim nga analistët në vend.

“NATO duhet të përgatitet për kërcënimet dhe sfidat kurdo që ato shfaqen, përfshirë në krahun e vet lindor. Një flotë e përhershme e NATO-s në Detin e Zi do të kontribuojë në mënyrë vendimtare në këtë drejtim dhe roli i saj duhet të jetë vetëm mbrojtja dhe parandalimi,” tha analisti ushtarak  Constantin Corneanu.

Ministri i Mbrojtjes Mihnea Motoc të dielën deklaroi se Rumania këtë muaj do të ndërmarrë hapat e parë për të negociuar me NATO-n ndërtimin e një flote patrulluese të përheshme në Detin e Zi.

“Mundësia për ndërtimin e një flote të tille mund të diskutohet në samitin e ardhshëm të NATO-s në korrik,” tha Motoc. Ai shtoi se Rumania duhet të jetë gati në atë kohë me një plan dhe propozim të qartë.

Raportet e medias thonë se flota e rregullt mund të përfshijë anije nga vendet e NATO-s që janë me dalje në Detin e Zi, pra Bullgaria, Rumania dhe Turqia, por edhe nga vende si Gjermania, Italia dhe Shtetet e Bashkuara.

Gjithsesi, sipas Konventës së Montrosë të vitit 1936, anijet e luftës të vendeve që nuk kanë dalje në Detin e Zi janë të ndaluara të qëndrojnë në këtë det për më shumë se 21 ditë.

Rumania përballet me sfida të tjera në sigurimin e angazhimit detar të NATO-s në rajon, thonë analistët.

“Bukureshtit i duhet të bindë aleatët e vet se një angazhim i tillë nuk është tepër i kushtueshëm dhe se flota mund të jetë e vlefshme në kuptimin e kërcënimeve të tjera të sigurisë, të tilla si terrorizmi dhe kiberterrorizmi. Dhe, në fund, kjo lëvizje nuk duhet të shkaktojë telashe ndërkombëtare, veçanërisht me Rusinë,” komentoi analisti politik Andrei Tarnea për radion RFI të hënën. “Kjo nuk do të jetë punë e lehtë,” shtoi ai.

Të shqetësuar nga konflikti në Ukrainën lindore dhe nga aneksimi i Krimesë nga Rusia, rumunët dhe disa vende të tjera ish-komuniste si Polonia dhe shtetet Balltike, kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur vendosjen në mënyrë të përhershme të trupave të NATO-s në territoret e tyre.

Gjithsesi, Gjermania dhe vendet e tjera anëtare të NATO-s janë shqetësuar se lëvizje të tilla mund të sjellin përgjigje të ashpër nga Rusia dhe kanë refuzuar thirrjet duke zgjedhur në vend të tyre të shtojnë numrin e stërvitjeve të përbashkëta dhe të bëjnë rotacion të trupave të aleancës nëpër rajon.

Për rrjedhojë, NATO vitin e kaluar shtoi prezencën e vet në rajonin e Detit të Zi duke dërguar një flotë të vogël për të trajnuar marinat ushtarake të Rumanisë, Bullgarisë dhe Turqisë.

Bukureshti e ka rritur ndjeshëm buxhetin e vet të mbrojtjes këtë vit me para të planifikuara për t’u shpenzuar në modernizimin e anijes së saj, përfshirë fregatat Mbreti Ferdinant dhe Mbretëresha Maria.

Rumania është një nga mbështetëset më të mëdha të Aleancave mes ish-vendeve komuniste në Europën Lindore.

Në dhjetor, Marina e SHBA-së inauguroi formalisht bazën e saj të re të mbrojtjes raketore në Deveselu, në jug të Rumanisë.

Kjo është një nga dy bazat europiane të sistemit sinjalizues të mbrojtjes raketore të NATO-s, skemë e cila shihet me dyshime të thella nga Rusia.

Ajo do të jetë e para që do të mbajë sistemin antibalistik Aegis, një version me bazë në tokë i sistemit të radarëve që është instaluar në anijet amerikane të luftës që nga viti 2004. Baza do të mbajë 200 deri në 500 ushtarakë dhe civilë amerikanë.

Rusia ka paralajmëruar gjithsesi Rumaninë të heqë dotë nga vendosja e sistemit antiraketor amerikan në Deveselu.

Marrëdhëniet mes Bukureshtit dhe Moskës janë aktualisht të vështira. Rumania ka qenë mes mbështetësve të më fortë të rajonit të paketës së sanksioneve perëndimore të vendosura kundër Rusisë në lidhje me krizën në Ukrainën lindore dhe Krime.

Moska kundërshton çdo fuqizim të pranisë ushtarake të NATO-s në lindje duke e parë atë si kërcënim ndaj sigurisë së Rusisë.

Rumania ka gjithashtu edhe një bazë tjetër të madhe amerikane në aeroportin Mihail Kogalniceanu pranë Detit të Zi, e cila u bë operacionale në vitin 2007.

Etiketa: AnijeBullgariaGjermaniaItaliaKrimeMbrojtjaMoskaNATOParaPoloniarajonRumaniaRusiaSHSHBAShtetet e BashkuarasinjalizuesTerrorizmiTurqiaUkrainë
Tjetri
Stacionet televizive të Beogradit dhe Zagrebit ndreqin marrëdhëniet e thyera

Stacionet televizive të Beogradit dhe Zagrebit ndreqin marrëdhëniet e thyera

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.