AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Bashkim më i ngushtë apo vetëm treg i përbashkët?

Joschka FischerngaJoschka Fischer
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Joshka Fisher. Foto: Wikipedia

Dëshira e Mbretërisë së Bashkuar për të dalë nga BE-ja daton që nga viti 1960 kur ajo propozoi një bashkim europian të mbështetur vetëm te doganat dhe tregjet e përbashkëta. Por ekzistenca e BE-së deri më sot ka treguar se Europa ka nevojë për bashkim politik, përtej ekonomisë, argumenton ish-ministri i jashtëm gjerman, Joshka Fisher.

Parlamenti Europian.
Parlamenti Europian.

Në lojë në referendumin e ardhshëm të Mbretërisë së Bashkuar nëse do të qëndrojë apo jo si anëtare e Bashkimit Europian është vetë natyra e BE-së. Mbretëria e Bashkuar dëshiron një lloj të ndryshëm të Europës sesa ajo që prezanton BE-ja tani. Dëshira e saj është një Europë që konsiston në thelb vetëm në një treg të përbashkët. Edhe pse Britania prej kohësh ka qenë në gjendje të shmanget nga euro dhe shumë të tjera (dhe nuk është e detyruar në asnjë mënyrë të marrë pjesë në procesin e thellimit të bashkimit politik të Europës), ky është thelbi ideologjik i kontraversitetit.

Është një pyetje që e tejkalon debatin “Brexit” të Mbretërisë së Bashkuar. Fuqia në rritje e forcave euroskeptike në shumë shtete anëtare të BE-së ka ngritur të njëjtën problem mbi përmbajtjen, ku shumë besojnë se synimi i një bashkimi politik mund të ketë mbingarkuar shtetasit e shteteve anëtare dhe duhet të braktiset.

Ashtu si britanikët, shumë europianë kontinentalë po pyesin nëse rregullimi transkombëtar i institucioneve me bazë në Bruksel dhe një bashkim politik janë në fakt të nevojshëm. A do të mjaftonte një lidhje e lirshme e shtet-kombeve sovrane, që ndajnë bazën ekonomike të një tregut të përbashkët kontinental – model britanik? Përse të shqetësohen me të gjithë integrimin e komplikuar përfshirë Marrëveshjen Shengen, një bashkim monetar dhe rregullimet e BE-së, që në fund nuk funksionon siç duhet dhe vetëm sa dobëson konkurrencën globale të shteteve anëtare?

Duke parë historinë europiane të pasluftës, bëhet më e qartë se ky debat ka qenë me ne thuajse që prej fillimit. Fokusi i Mbretërisë së Bashkuar në vitet 1950 dhe 1960 ishte ende kryesisht në Komonuelth. Procesi i integrimit europian – që synonte të tejkalonte armiqësinë franko-gjermane dhe pajtimin e potencialit industrial të Gjermanisë Perëndimore me stabilitetin europian (dhe për ta marrë nën ombrellën e sigurisë së SHBA dhe NATO-s, duke përjashtuar mundësinë e kthimit të luftës në Europë) – ishte margjinal për shqetësimet e saj.

Pasi u nënshkrua Traktati i Romës në vitin 1957 në Komunitetin Ekonomik Europian (EEC), Lidhja Europiane e Tregtisë së Lirë (EFTA) u krijua nën lidershipin britanik disa vite më vonë. Synimi i EFTA-s ishte bashkimi doganor dhe një treg i përbashkët dhe ishte projektuar nga fillimi për të konkurruar me EEC, veçanërisht në Europën veriore dhe mes shteteve neutrale. Por nuk ia doli kurrë.

Arsyeja përse EFTA dështoi të kryesojë është edukative: bazohej vetëm në interesat ekonomikë dhe nuk ndiqte ide të tjera. EFTA nuk ka shpirt dhe kjo mungesë e bëri atë të pamundur për të konkurruar me BE-në embrionale.

Sigurisht, interesat ekonomikë kanë qenë të larta në ruajtjen e progresit të BE-së; por ideja e bashkimit të Europës e tejkaloi bashkimin e thjeshtë ekonomik. Bëhej fjalë dhe ende bëhet fjalë për tejkalimin e fragmentimit europian përmes procesit të integrimit që fillon me ekonominë dhe mbaron me politikën. Ëinston Churchill e dinte këtë, siç mund të shihet nga fjalimi i tij në Zyrih në vitin 1946 – që ia vlen të lexohet sot – në të cilin ai bëri thirrje për një “Shtetet e Bashkuara të Europës”.

BE-ja është projekti kryesor politik i Europës. Ajo është përpjekur dhe deri tani ia ka dalë të mësojë nga shekujt në dukje luftërash të pafundme, duke ndërtuar një sistem të ri shtetesh pan-europiane që nuk bazohet më vetëm në balancimin e pushtetit, por edhe në tejkalimin e rivaliteteve kombëtare duke institucionalizuar interesat dhe vlerat e përbashkëta. BE-ja ka arritur gjëra madhështore dhe kjo nuk duhet harruar as gjatë krizës aktuale.

Gabimi britanik është supozimi se një synim i vetëm, një treg i përbashkët për Europën, mund të ndodhte pa asnjë integrim më të madh politik në kuptimin afatgjatë. Në mënyrë që të funksionojë, një treg i përbashkët kërkon një delegim substancial të sovranitetit dhe rregullim të gjerë europian. Në fakt, BE-ja nuk mund t’i shpërfillë shtetet-kombe apo institucionet dhe politikat e përbashkëta pa vënë në rrezik veten. Të dyja janë themelet e saj anësore.

BE-ja u karakterizua nga ky dualitet që nga fillimi: një konfederatë me elementë federalë dhe institucione të integruar.  Kushdo që e vë në pikëpyetje këtë dualitet vë në pyetje të gjithë sistemin, e për më tepër duke marrë parasysh se status quo-ja aktuale e  BE-së është e favorshme për stabilitetin rezistent. BE-ja do ta arrijë stabilitetin e qëndrueshëm vetëm kur të ketë ndërmarrë hapat kritikë ndaj federalizmit të pastër.

Kjo është arsyeja përse shumica e shteteve anëtare të BE-së nuk duhet ta braktisin kurrë synimin për një “bashkim më të afërt”. Mbretëria e Bashkuar nuk e ndan këtë synim dhe nuk ka përse. Por e ardhmja e BE-së varet nga ndjekja e tij. Gjithçka tjetër është çështje e kompromiseve pragmatike, për të cilat ekziston shumë liri veprimi.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Ever Closer Union or Common Market?

Etiketa: Bashkimit EuropianBEBrexitBrukselChurchillEuroEuropaMbretëria e BashkuarNATOParlamenti EuropianProject SyndicateromromërrezikSHSHBAShengenShtetet e BashkuaraTreg
Tjetri
Ukraina kërkon ekstradim për luftëtarin bullgar pro-rus

Ukraina kërkon ekstradim për luftëtarin bullgar pro-rus

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.