AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Kultura

Rumania lufton të blejë skulpturën ikonë të Brancusit

Marian ChiriacngaMarian Chiriac
10 years më parë
në Kultura, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vepra e Brancusit e vlerësuar 11 milionë euro. Foto: artmarkt.ro

Rumania tha se do të paguajë 11 milionë euro për të blerë një skulpturë nga artisti i njohur rumun, Constantin Brancusi, skulpturë e cila ka qenë subjekt i një beteje të gjatë ligjore, por që ka rrëmbyer prej dekadash zemrat e popullit.

Vepra e Brancusit e vlerësuar 11 milionë euro. Foto: artmarkt.ro
Vepra e Brancusit e vlerësuar 11 milionë euro. Foto: artmarkt.ro

Saga e gjatë e “Urtësisë së Botës”, një nga veprat më elegante të artit të skulptorit modernist të lindur në Rumani, Costantin Brancusi, mund t’i jetë afruar fundit pasi qeveria rumune lajmëroi se synonte të blinte skulpturën pas vitesh mosmarrëveshje me pronarët e saj.

Qeveria po ofron 11 milionë euro për skulpturën, rreth 5 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe do të lançojë një mbledhje fondesh publike për pjesën tjetër, lajmëroi të mërkurën në Facebook ministri i kulturës Vlad Alexandrescu.

Lajmërimi u përshëndet nga shumë rumunë, përfshirë dashamirësit e artit, që e shohin skulpturën si një imazh ikonë të vendit. Ish-regjimi komunist e përdori statujën në manuale historie dhe libra rreth identitetit kombëtar.

Por pronarët e statujës ende dyshojnë nëse qeveria do ta mbajë premtimin dhe do t’i paguajë. “Kur arritëm marrëveshjen për transaksionin, qeveria tha se e kishte të gjitha paratë. Tani, ministri tha se Bukureshti duhet të mbledhë para për të,” tha Bogdan Grabovski, avokat i pronarëve të skulpturës. “Qeveria ka vetëm 14 ditë kohë të paguajë të gjithë shumën,” shtoi ai.

Historia e statujës reflekton trazirat në kohët e moderne të Rumanisë. “Urtësia e Tokës” u gdhend në vitin 1907 nga Brancusi, që e kaloi shumicën e jetës artistike në Paris. Katër vite më vonë, Gheorghe Romascu, një inxhinier dhe dashamirës arti rumun e bleu atë.

Regjimi komunist e konfiskoi në 1957 dhe kështu u bë subjekt i një beteje të gjatë ligjore pasi regjimi komunist i Çausheskut ra. Në vitin 2008, vepra e artit iu kthye familjes së pronarit origjinal.

Pronarët vendosën ta shesin në 2014 dhe kërkuan 20 milionë euro. Shteti rumun, që ka të drejtën e parë ofroi si fillim 5 milionë euro. Negociatat që pasuan arritën në një marrëveshje këtë javë.

Statuja përfaqëson një grua, të gdhendur nga guri gëlqeror, që sheh në mënyrë enigmatike përpara. Është në ekspozim në Muzeun Kombëtar të Bukureshtit.

I njohur si babai i skulpturës moderne, Brancusi ishte një nga skulptorët më me ndikim të shekullit 20, si dhe një fotograf dhe piktor.

Rumania muajin e shkuar përkujtoi 140-vjetorin e lindjes së tij me shumë evente publike të organizuara në nder të skulptorit brenda dhe jashtë vendit.

Vitin e shkuar, një nga versionet e para të veprës “Muza që fle” e Brancusit doli në ankand për 9.12 milionë dollarë në Nju Jork.

Etiketa: buxhetiBuxheti i ShtetitEuroFacebookmarrëveshjeMbledhjendikimParaQeveriaregjimi komunistRumaniRumania
Tjetri
495,000 emra të dyshimtë në listën zgjedhore të Maqedonisë

495,000 emra të dyshimtë në listën zgjedhore të Maqedonisë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.