AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Paga reale në sektorin publik, për herë të parë me rënie

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kartëmonedha lekë të kohës së komunizmit dhe të viteve të para të post-komunizmit të ekspozuara në Muzeun e Bankës së Shqipërisë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Për herë të parë që nga viti 1999, rritja e pagave në sektorin publik në terma realë rezultoi negative për vitin 2015, bëhet e ditur nga INSTAT, ku të punësuarit në shtet morën pagë efektivisht më të ulët se sa më 2014.

Kartëmonedha lekë të serive të ndryshme të ekspozuara në Muzeun e Bankës së Shqipërisë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Kartëmonedha lekë të serive të ndryshme të ekspozuara në Muzeun e Bankës së Shqipërisë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Pagat e sektorit publik në Shqipëri gjatë vitit 2015 pësuan një rritje reale negative për herë të parë në mbi 15 vjet, si pjesë e programit të qeverisë për të mos pagat e sektorit publik me synimin për të mbajtur të ulëta shpenzimet dhe borxhin publik.

Sipas të dhënave të INSTAT, paga mesatare bruto e sektorit publik qe në masën 54 mijë lekë, me një rritje prej 1.8 për qind në krahasim me vitin 2014, kur paga mesatare bruto qe pak më shumë se 53 mijë lekë. Në të njëjtën kohë, Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 1.9 për qind, gjë që bën që paga reale, e cila llogaritet si pagë minimale minus inflacionin, të zbresë në minus 0.1 për qind.

Kjo është hera e parë në pesëmbëdhjetë vjet që paga në sektorin publik pëson rënie në terma realë. Në fakt, pagat në sektorin publik kanë që nga viti 2012 që janë në stanjacion ose rritje minimale. Rritja reale për vitin 2014 qe 0.1 për qind ndërsa më 2013 qe 2 për qind.

Instituti i Statistikave e raporton pagën mesatare të sektorit publik bazuar në të dhëna administrative. Duke qenë se këto të dhëna raportohen bruto, ato nuk reflektojnë të ardhurat neto të të punësuarve pasi fshehin në vetvete ndryshimet në politikën fiskale të qeverisë.

Nga grafiku i mësipërm, janë dy ndryshime të mëdha që duhet të kihen parasysh: ndryshimi në sistemin e tatimit mbi të ardhurat personale në vitin 2007 dhe në vitin 2014.

Në vitin 2007, qeveria miratoi kalimin nga taksimi progresiv në tatimin e sheshtë. Duke qenë se pagat e ulëta u vendos të tatoheshin në masën 10 për qind nga zero që qe më parë, qeveria vendosi të rrisë pagat e ulëta në masën 10 për qind dhe automatikisht ta taksojë këtë të ardhur shtesë. Shifra e paraqitur nga INSTAT për rritje nominale të pagës mesatare në masën 17 për qind për vitin 2007 për rrjedhojë mbart edhe ndryshimin fiskal.

E kundërta, në vitin 2014, qeveria vendosi sërish tatimin progresiv të të ardhurave nga paga, gjë që u konvertua në ulje të barrës fiskale për pjesën më të madhe të të punësuarve në shtet. Për rrjedhojë, rritja bruto prej 1.7 për qind në vitin 2014, e fsheh rritjen reale në të ardhura të përfituara nga ulja e tatimit mbi të ardhurat personale.

Në vitin 2015, për shkak se nuk ka pasur ndryshime në politikën fiskale, rënia në të ardhurat reale në masën 0.1 për qind është ashtu siç shihet, rënia e parë e pagave reale të sektorit publik në mbi 15 vjet.

File Excel: Ndryshimi në pagën nominale, në inflacion dhe në pagën reale 2000-2015

File Excel: Paga mesatare mujore në sektorin shtetëror dhe paga minimale zyrtare, 2000-2014

Etiketa: AdministrativeBIRNIndeksiIndeksi i Çmimeve të KonsumitINSTATInstituti i StatistikaveIvana DervishiMASpaga minimalePagatPunëQeveriaRritja e pagaveshqipShqipëriTaksimi progresivulje
Tjetri
Shqipëria synon miratimin e një ndalimi të ri, më të gjatë të gjuetisë

Shqipëria synon miratimin e një ndalimi të ri, më të gjatë të gjuetisë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.