AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Reporting Albania 2015, reportazhet nga e gjithë Shqipëria

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

BIRN Albania ka një program të përvitshëm me reportazhe të quajtur, Reporting Albania, një program i nisur në vitin 2014 dhe që synon të sjellë në vëmendjen e lexuesve raportime nga jeta e përditshme e shqiptarëve, veçanërisht në lidhje me zona apo ngjarje që në përgjithësi mbeten të paraportuara.

SazanPesëmbëdhjetë reportazhe u përgatitën për vitin 2015 nga dymbëdhjetë gazetarë, të cilët udhëtuan nga veriu në jug të vendit, nga bregu i detit deri në lartësitë e bjeshkëve verore, për të kapur fragmente nga jeta shqiptare me të gjitha të mirat dhe të këqijat që ajo mbart.

Vladimir Karaj udhëtoi për në Malin e Shebenikut, pranë Librazhdit, ku në lartësinë 1800-2000 metra mbi nivelin e detit raportoi mbi jetën e përditshme të barinjve që kalojnë verën duke u kujdesur për bagëtinë ndërsa na sjell edhe panoramat magjepsëse që ofron Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Rezarta Delisula shkoi në Kallmet të Lezhës për të folur me prodhuesit e verës që po përpiqen të rindërtojnë një traditë që vjen nga koha e Mesjetës dhe që i ka dhënë vetë emrin këtij fshati.

Besar Likmeta i bashkohet një grupi turistësh në një anije që niset nga Radhima për të vizituar ishullin e Sazanit, i cili për herë të parë është hapur për vizita nga shqiptarët e zakonshëm dhe që ofron një botë plot kontraste nga trashëgimia e kontrollit italian të ishullit te fortifikimet ushtarake të kohës së komunizmit dhe te bastisjet e vitit 1997.

Lindita Çela zgjodhi të shohë jetën e përditshme në ish – kampin e internimit të kohës së Komunizmit në Savër të Lushnjës, ku gjeti se për një pjesë të banorëve, jeta nuk ka ndryshuar shumë që nga rënia e Komunizmit për shkak të segregimit shoqëror që rëndon mbi të varfërit dhe romët.

Raimond Kola shfrytëzoi mundësinë që ofroi procesi i mirëmbajtjes së mozaikëve të Parkut Arkeologjik të Butrintit për të parë dhe fotografuar atë që zakonisht mbahet e mbuluar me rërë për ta mbrojtur nga shkatërrimi. Mes të tjerave, ai pa një mozaik i cili pati qëndruar i mbuluar që nga koha kur u zbulua për herë të parë në vitin 1928.

Bashkim Shala vizitoi punishten e Mane Cahanit në qytetin e Krumës për të parë përpjekjet e disa banorëve për të mbajtur gjallë dhe njëkohësisht për të rindërtuar ekonominë e punimeve artizanale në një nga zonat më të varfëra të Shqipërisë.

Anila Dushi na zbulon se si në kishën katolike të Bajzës në Malësinë e Madhe, vizitat në kishë janë kthyer edhe në një mundësi njohjesh shoqërore në një zonë të depopulluar ndjeshëm nga emigrimi i vazhdueshëm dhe ku djemtë emigrantë kthehen në pushimet e verës për të gjetur fatin e tyre të jetës.

Gjergj Erebara mori pjesë në festën fetare të fshatit të Sotirës në cepin jugor të Shqipërisë, festë e cila shërben si pikë takimi për banorët që mund të jenë shpërngulur prej dekadash nga fshati, por që shfrytëzojnë këtë festë për të mbajtur gjallë identitetin e vet në krahinën e Dropullit të Sipërm.

Ivana Dervishi iu bashkua grupeve të të rinjve aventurierë të apasionuar pas natyrës dhe sporteve ekstreme, për të fluturuar me velë të lirë (Tandem paragliding) nga Qafa e Llogarisë,  për të eksploruar shtigjet e pashkelura të Shqipërisë së Mesme duke u kacavjerrë në Gryka e Murdharit, një monument natyror një kilometër i gjatë dhe 100 metra i thellë, i shtrirë në kufirin malor mes Tiranës dhe Elbasanit, si dhe me ngjitësit e shkëmbinjve të cilët testojnë nervat dhe fuqitë e veta në zonën e Brrarit në cepin verior të Malit të Dajtit.

Erjola Azizolli udhëtoi për në Bogovë të Skraparit ku turizmi malor i ka mundësuar jetesë të mirë një fshati të tërë, popullsia e të cilit është rritur.

Reporting Albania u realizua për herë të parë në vitin 2014. Edicioni i ardhshëm pritet të realizohet në gusht-shtator 2016.

Etiketa: 1997AnijeAnila DushiBanorëBIRNBIRN AlbaniaEmigrimigazetarGjergj ErebaraIvana DervishiKishëKrumëLezhëmozaikromromëSHShebenikshqipShqipëriashqiptareshtatorTiranëturistTurizmivizita
Tjetri
Bullgaria synon rol kyç në “rrugën kineze të mëndafshit”

Bullgaria synon rol kyç në “rrugën kineze të mëndafshit”

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.